Shëndet

Llojet e mjaltit që forcojnë imunitetin dhe përmirësojnë shëndetin

Published

on

Mjalti klasifikohet sipas llojeve të luleve nga të cilat është mbledhur nektari. Cilësia, ëmbëlsia dhe vetitë medicinale varen nga burimi natyral i luleve, duke bërë që çdo lloj mjalti të ketë karakteristika dhe përfitime të veçanta.

Disa varietete kanë aromë të butë dhe delikate, ndërsa të tjerë ofrojnë shije më të forta dhe intensive.

Po ashtu, disa lloje njihen për fuqinë e tyre shëruese ndaj plagëve apo infeksioneve, ndërsa të tjerë ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut apo lehtësimin e dhimbjeve të fytit.

Mjalti i tërfilit: Vetitë e tij ndryshojnë sipas zonës ku prodhohet. Mund të ketë ngjyrë qelibari ose të bardhë. Ky lloj është i pasur me antioksidantë, përmban flavonoide që mbështesin funksionin e zemrës dhe mushkërive, si dhe acide fenolike që ndihmojnë sistemin nervor.

Mjalti i sherebelës: Ka ngjyrë të lehtë dhe kristalizohet ngadalë. Përveç vetive të tij antioksiduese, njihet edhe për ndihmën që jep në tretje dhe qetësimin e stomakut.

Mjalti i boronicës: Një zgjedhje ideale për përdorim të përditshëm. Ka veprim antibiotik natyral dhe studimet tregojnë se mund të ndihmojë në trajtime kundër sëmundjeve kronike.

Mjalti i luleradhiqes: Ka ngjyrë qelibari të errët dhe aromë karakteristike të luleve pranverore. Forcon sistemin imunitar, ndihmon shëndetin e zorrëve dhe traktit tretës.

Mjalti i hikërrorit: Me ngjyrë kafe të errët dhe shije të fortë, është i pasur me antioksidantë dhe substanca antibakteriale.
Ndihmon në trajtimin e kollës, uljen e kolesterolit, si dhe në shërimin e plagëve dhe kujdesin ndaj lëkurës.

Mjalti i luleve të egra: Përftohet nga nektari i shumë llojeve të luleve të egra, ndaj ngjyra dhe shija ndryshojnë sipas stinës. Ka efekte antioksiduese, ndihmon në qetësimin e kollës dhe besohet se lehtëson alergjitë sezonale.

Mjalti i shqopës: Ndër varietetet më të pasura me acide fenolike, ky mjaltë ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore që shkaktohen nga radikalet e lira. Përdorimi i tij lidhet me mbrojtjen e zemrës dhe forcimin e organizmit.

Përndryshe, mjalti mbetet një dhuratë natyrore me vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm si ëmbëlsues, por edhe si aleat për shëndetin e trupit dhe forcimin e sistemit imunitar. /A.Z/UBT News/

Shëndet

Si të flini mjaftueshëm gjatë shtatzënisë?

Published

on

Nevoja për gjumë në shtatzëni fillon të bëhet e dukshme pas rezultatit pozitiv të testit. Nëse ndiheni e lodhur gjatë ditës duhet të dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe të shkoni të pushoni.

Gjatë shtatzënisë ka edhe shumë gra që vuajnë nga pagjumësia si një faktor natyral, ndërsa të tjera nuk munden të flenë si pasojë e angazhimeve të tyre në familje apo punë.

Për sa orë gjumë ka nevojë një grua shtatzënë?

Në shtatzëni trupi nuk ka nevojë për 2-fish kalori apo 2-fish gjumë. Në realitet kush mund të flinte 16 orë pa ndërprerje?

Gjëja më korrekte është t’i jepni mundësinë trupit të rikuperojë energjitë e humbura, për një mirëqënie të përgjithshme. Që ta bëni këtë do të ishin të mjaftueshme rreth 10 orë gjumë.

Po nëse gruaja ka disa shqetësime?

Zakonisht gruaja nuk mund të flejë si pasojë e krampeve, që luftohen duke konsumuar ushqime të pasura me magnez dhe kalium si: kikirikët, bananet, kajsitë e thata dhe peshku.

Mund të vuani edhe nga mpirja e duarve (ndjesia sikur janë bërë duart e “miza”). Në këtë rast duhet të hapni dhe mbyllni grushtat ose vendosni duart në ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, pra duke i alternuar. Këto veprime bëhen para gjumit.

Gërhitja dhe mpirja e këmbëve

Këto janë dy shqetësime tjera që shfaqen tek gruaja dhe që largohen disa ditë pas lindjes, mund të lehtësoni simptomat duke ndryshuar pozicionin e gjumit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ushqimet që duhen shmangur pas të 30-ave!

Published

on

Ushqimi i tepërt shkakton sëmundje në çdo moshë, por pasi të kalojmë të 30-tat trupat tanë bëhen në mënyrë progresive më pak të aftë për të toleruar ushqimin jo të shëndetshëm.

Do të ishte mirë të kujdeseshim që tani për këtë. Këto janë ushqimet që duhet të ndaloni së ngrëni pas të 30-tave.

– Kosi me fruta: Ne blejmë kos me fruta në supermarket si zgjidhje të lehtë dhe të shëndetshme por kanë sasi sheqeri të tepruar.

Më shumë sheqer se sa duhet të hamë në një ditë të tërë

Soja: Këtu është një tjetër përbërës që është menduar të jetë i shëndetshëm, por nuk është më mirë se mishi që po përpiqeni të zëvendësoni.

Ne thjesht nuk e dimë efektet afatgjata të kësaj. Në afat të shkurtër, soja mund të ndërhyjë në funksionin e tiroides. Një tjetër problem i sojës është që imiton estrogjenin në trup. Për këtë arsye soja sidomos nuk duhet t’u jepet fëmijëve që janë ende në rritje.

Peshqit e kultivuar: Për fat të keq, deri në 70% të peshkut që do të gjeni në treg është peshk i kultivuar. Ata ushqehen me një dietë plot me antibiotikë, si dhe me ushqime të ngjyrosur që i bën të duken më të shëndetshme.

– Bukë e bardhë: Kur ishit fëmijë, buka e bardhë ishte i vetmi lloj që ju pëlqente. Por, jeni një i rritur, e buka është në thelb pa veti ushqyese. Substancat që i japin asaj bardhësinë nuk mban asnjë nga vitaminat dhe mineralet e pranishme që janë në grurë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse keni mungesë të vitaminës D?

Published

on

Trupi ka nevojë për vitaminën D për të mbajtur kockat të forta dhe të shëndetshme.

Vitamina ndihmon në përthithjen e kalciumit, luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, redukton rreziqet e inflamacionit.

Kur vitamina D mungon, trupi jep disa sinjale të dukshme:

Djersit më shumë seç duhet

Edhe gjatë dimrit, djersitja e tepërt lidhet me mungesën e vitaminës D. Kjo ndodh sepse trupi përpiqet të rregullojë temperaturën, edhe pse ambienti nuk është i nxehtë.

Ndihesh i/e lodhur pa arsye

Mungesa e vitaminës shkakton lodhje, edhe kur ke fjetur mjaftueshëm. Studimet tregojnë se kjo mungesë shkakton edhe marrje mendsh.

Ndihesh i/e trishtuar

Vitamina D luan rol në disa funksione të trurit dhe ndikon në hormonet e lumturisë, si dopamina dhe serotonina. Mungesa e saj lidhet shpesh me depresionin dhe ndjenjat e trishtimit.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Personat me artrit ose dhimbje të kyçeve kanë nivel të ulët të vitaminës D. Nëse ke përjetuar dhimbje të vazhdueshme në muskuj ose kocka, mund të jetë momenti të kontrollosh nivelin e kësaj vitamine.

Si të furnizosh trupin me vitaminë D?

Ekspozimi në diell: Kërkohet për prodhimin natyral të vitaminës, por përdor kremin me SPF për mbrojtje nga rrezet e dëmshme.

Ushqimet e pasura me vitaminë D: Salmon, sardele, ton, vezë, djathë, kërpudha, qumësht, kos, drithëra dhe lëng portokalli.

Suplemente: Vitamina D mund të merret edhe përmes medikamenteve specifike, gjithmonë pas konsultimit me mjekun.

Furnizimi i rregullt me vitaminë D ndihmon trupin të funksionojë në mënyrë optimale, duke mbështetur shëndetin e kockave, energjinë, humorin dhe imunitetin. /A.Z.UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Marramendja e papritur mund të jetë shenjë e goditjes në tru!

Published

on

Truri reagon ndaj mungesës së oksigjenit me shenja të imta, shpesh të ngatërruara me lodhje ose stres. Njohja e tyre në kohë mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të qelizave nervore.

Marramendja, e shoqëruar me ndjenja si humbje ekuilibri, përzierje ose ndjesi se gjithçka rrotullohet, mund të jetë pasojë e dëmtimit të trungut të trurit ose të trurit të vogël, pjesë përgjegjëse për koordinimin e lëvizjeve dhe stabilitetin trupor.

Kur marramendja është shenjë alarmi

Marramendja qendrore që shoqëron goditjen në tru zgjat më shumë se 20 minuta deri 24 orë e shoqërohet me simptoma tjera, si:

Shikim të dyfishtë ose humbje të shikimit

Dobësi ose mpirje në njërën anë të trupit

Vështirësi në të folur

Paqëndrueshmëri gjatë ecjes

Dhimbje koke e fortë dhe konfuzion

Ky lloj marramendjeje ndryshon nga ai i shkaktuar nga çrregullime të veshit ose nga sulmet ishemike kalimtare (TIA), që zgjatin më pak dhe nuk lënë dëmtime të përhershme.

Faktorët e rrezikut

Presioni i lartë i gjakut, diabeti, nivelet e larta të yndyrave e duhanpirja rrisin rrezikun. Marramendja e papritur që pengon ecjen kërkon vlerësim urgjent mjekësor, pasi diagnostikimi i shpejtë mund të shpëtojë jetën dhe të parandalojë dëmtimet e përhershme.

Në çdo rast, çdo minut është e çmuar. Njohja e shenjave të goditjes në tru dhe reagimi i shpejtë rrit shanset për shërim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara