Lajmet

Lladrovci: Jam i bindur që fitoj edhe kundër 30 kandidatëve

Published

on

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti është shpallur komuna e parë për performancë në mesin e 38 komunave të Kosovës, e kryetari Ramiz Lladrovci thotë se ky vlerësim është si rezultat i punës dhe bashkëpunimit që kanë pasur me qytetarët.

Lladrovci thotë se është i gatshëm të kandidojë edhe për një mandat nëse ia jep besimin Partia Demokratike e Kosovës, derisa shprehet i bindur se do të vazhdojë të jetë në krye të Drenasit edhe për katër vitet e ardhshme.

Në një intervistë për KosovaPress, Lladrovci flet edhe për menaxhimin e pandemisë, ndihmën që u kanë bërë bizneseve e qytetarëve, si dhe për projektet për vitin që sapo kemi hyrë. Lladrovci thotë se e pret vlerësimin e punës së tij nga partia dhe se pret që ta kandidojnë edhe për një mandat 4 vjeçar.

“E pres vlerësimin e punës time nga Partia Demokratike e Kosovës, unë i nënshtrohem plotësisht vendimeve të partisë. Në qoftë se partia e konsideron se unë duhet me vazhdu edhe një mandat, unë do të kandidojë edhe për një mandat, në qoftë se kandidojë dhe fitojë atë mandat do të jetë mandati i fundit si kryetar i komunës sepse nuk do të kandidojë më shumë”, thotë ai.

Ai shprehet i bindur se do ta ketë besimin e qytetarëve për ta udhëhequr edhe për katër vite Drenasin. Madje, shton se partitë e tjera po të nxjerrin 30 kandidatë, ai sërish do të fitojë.

“Qytetarët e Drenasit me aq sa unë kam informacione, janë shumë të kënaqur me punën tonë. Nëse më pyet mua a je ti i kënaqur me punën tënde, unë kisha me thënë që nuk jam sepse kemi mundur dhe mundemi të bëjmë shumë më shumë…As nuk e diskutoj, jam shumë i bindur që qytetarët më besojnë edhe për një mandat edhe nëse ata i nxjerrin edhe 30 kandidatë, unë jam i bindur që kundër të 30-ve fitojë veç vet”, thotë i pari i Drenasit.

Kreu i Drenasit thotë se kanë menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme pandeminë COVID-19, por shton se edhe komuna që e drejton, nuk ka mbetur pa u ndikuar negativisht nga kjo pandemi globale. Ai tregon se si pasojë e pandemisë janë mbyllur 19 biznese dhe 25 punëtorë, kanë humbur vendet e tyre të punës. Lladrovci thotë se si komunë nuk kanë pasur mundësi për t’i ndihmuar financiarisht bizneset, por që i kanë liruar nga të gjitha taksat.

Përgjatë këtyre muajve kur vendi po përballet me pandeminë, Lladrovci thotë se edhe qytetarëve të Drenasit iu kanë dalë në ndihmë me pako ushqimore dhe higjienike.

“Sipas informacioneve që unë kam janë mbyllur rreth 19 biznese, ndërsa rreth 25 punëtorë të atyre bizneseve kanë mbetur pa punë. Ne ju kemi dalë bizneseve në ndihmë, sepse më së pari e kemi hequr taksën e operimit, pastaj i kemi ndihmuar shumë bizneset përmes OJQ-ve të ndryshme ose përmes donatorëve të ndryshëm ndërkombëtarë. Nuk kemi mundësi me i ndihmua financiarisht, po financiarisht i kemi ndihmuar duke ua hequr taksën e operimit, është një taksë që bukur shumë biznese i lehtëson në këtë drejtim”, thotë ai.

Lladrovci thotë se ani pse kanë punuar me staf të reduktuar, kanë arritur që t’i realizojnë pothuajse të gjitha projektet që i kanë pasur të planifikuara.

“Ka pasur projekte që kanë qenë të planifikuara që nuk kanë mundur të realizohen për arsye jo të pandemisë sepse ju e dini që edhe buxheti në Parlamentin e Kosovës është miratuar diku në fund të marsit. Pastaj fillojë edhe pandemia dhe ne nuk na kanë lejuar të zhvillojmë procedura të prokurimit deri diku në fund të muajit qershor dhe ne jemi vonuar në procedura, se nuk kemi mundur t’i zhvillojmë projektet. Megjithatë, po them prapë se ne kemi zhvilluar shumë projekte në të mirë të qytetarëve”, thotë ai.

Ai tregon disa nga projektet që janë realizuar gjatë vitit 2020, derisa thekson se kanë prioritet ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujërave të zeza.

“Ne kemi realizuar projekte shumë në infrastrukturë, pra në zhvillimin e infrastrukturës rrugore, në infrastrukturën e ujërave të zeza, në infrastrukturën e trotuareve. Kemi bashkëpunuar shumë ngushtë me KEDS-in në elektrifikimin e rrjetit të ri të rrymës, kështu që me e kemi kryer shumë projekte. Kemi vazhduar pastrimin e lumenjve të komunës tonë, kemi punuar në sistemin e ujërave të zeza përgjatë lumenjve, që ne po provojmë të jemi Komuna e parë që do t’i largojmë ujërat e zeza prej lumenjve. Pra, po dërgojmë gypat ose kolektorët përgjatë brigjet të lumenjve që mos me mujt me na ra asnjë rrjet i ujërave të zeza po me u lidh. Po mendojmë të ndërtojmë fabrikën e përpunimit të ujërave të zeza në fund të komunës tonë ku përfundon në drejtim të Obiliqit”, thekson Lladrovci.

Në Komunën e Drenasit janë afër 1 mijë e 70 persona të infektuar me COVID-19. Mbi 550 persona aktiv me koronavirus, ndërsa afër 50 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi merr pjesë në hapjen e Samitit Ndërkombëtar Rinor për Paqe 2026 në Mitrovicë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në hapjen e Samitit Ndërkombëtar Rinor për Paqe 2026, i cili po zhvillohet në Mitrovicë, duke mbledhur të rinj nga vende dhe komunitete të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve, akademisë dhe shoqërisë civile.

Në ceremoninë hapëse, Rektori Hajrizi mbajti një fjalë përshëndetëse, në të cilën theksoi rëndësinë e edukimit, bashkëpunimit dhe angazhimit të të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe paqësore.

Duke folur për rëndësinë e këtij samiti, Rektori Hajrizi theksoi se misioni i UBT-së është të kontribuojë në zhvillimin e një gjenerate të përgatitur për të vepruar përtej kufijve, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të krijuar ndikim pozitiv në shoqëri. Ai vuri në pah rolin e arsimit, inovacionit dhe angazhimit ndërkombëtar në fuqizimin e të rinjve si bartës të ndryshimit.

Samiti, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe figurave institucionale, akademike e shoqërore, synon të nxisë dialogun, bashkëjetesën, paqen, lirinë dhe barazinë, duke krijuar mundësi për shkëmbim të ideve dhe përvojave dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

 

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova pas barazimit me Izraelin: Shpresoj të luaj nga minuta e parë ndaj Austrisë

Published

on

By

Edon Zhegrova ka komentuar barazimin pa gola të Kosovës kundër Izraelit, duke shprehur hapur dëshirën për të qenë titullar në sfidën e ardhshme. Sulmuesi kosovar u inkuadrua në fushë vetëm në minutën e 77-të, por në minutat e pakta në dispozicion nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes që përfundoi 0-0.

Në një deklaratë për mediumin italian SportMediaset, Zhegrova theksoi se aktivizimi nga stoli matcheshte vendim i trajnerit, ndërsa vëmendjen e ka kthyer nga përballja e radhës.

“Të nisja nga stoli ishte vendim i trajnerit. Mezi pres ndeshjen tjetër, shpresoj të filloj dhe të luaj,” u shpreh ai.

Kosova do të përballet me Austrinë, e cila aktualisht udhëheq grupin. Pavarësisht sfidës së vështirë, 25-vjeçari ka besim të plotë te forca e “Dardanëve” për të kërkuar tre pikët në shtëpi.

“Unë besoj te kombëtarja ime, kemi lojtarë cilësorë. Do të luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi një shans të mirë për të fituar. Do të bëjmë gjithçka edhe për të përfunduar të parët në grup,” shtoi sulmuesi.

Zhegrova kishte shënuar gol nga pika e bardhë në përballjen e kaluar ndaj austriakëve në Vjenë, ku Kosova u mposht me rezultatin 3-1. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara