Sport

Liverpool nxjerrë në shitje Shaqirin

Published

on

Xherdan Shaqiri duhet të kërkojë një klub të ri.

Liverpool është i gatshëm ta shesë Xherdan Shaqirin.

Liverpool Echo raporton se Reds kanë vendosur ta shesin Shaqirin, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë ende asnjë ofertë për shërbimet e tij, transmeton lajmi.net.

Shaqiri mbylli një sezon me angazhim të kufizuar nga menaxheri Jurgen Klopp.

Ai pati vetëm 11 paraqitje dhe nuk arriti të lë gjurmë në rrugëtimin e suksesshëm të Liverpoolit drejt titullit të kampionit në Premierligë.

Liverpool e ka nxjerrë në shitje por ende mbetet në pritje të ofertave për Shaqirin. /Lajmi.net/

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës tashmë janë të përcaktuar

Published

on

By

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupa e Kosovës në Futboll, të cilat do të vazhdojnë garën për trofeun e këtij edicioni.

Në mesin e skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale janë KF Blood Shop, KF Balkans, KF Ferizaj dhe KF Llapi.

Këto katër ekipe do të përballen në fazën gjysmëfinale të garës, ku synojnë të sigurojnë një vend në finalen e madhe dhe të luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës.

Pritet që përballjet gjysmëfinale të sjellin ndeshje të forta dhe emocione të mëdha për tifozët e futbollit në vend, pasi të gjitha skuadrat synojnë triumfin në këtë kompeticion.

Continue Reading

Sport

Turneu “Adem Jashari” hyn në fazën vendimtare

Published

on

By

Sot do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës mbarëkombëtare në volejboll “Adem Jashari”, ku katër skuadra do të garojnë për një vend në finalen e madhe të këtij turneu tradicional.

Programi parasheh dy përballje interesante mes ekipeve pretendente për trofeun. Në gjysmëfinalen e parë do të përballen KV Skënderaj dhe KV Ferizaj nga ora 12:30.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen e dytë do të takohen KV Drita dhe KV Fushë Kosova nga ora 14:00.

Pritet një garë e fortë mes skuadrave, të cilat synojnë të sigurojnë kualifikimin në finalen e Kupës “Adem Jashari”. Fituesit e dy gjysmëfinaleve do të përballen më pas në finalen e madhe, e cila zhvillohet po ashtu gjatë ditës së sotme, për të përcaktuar ekipin triumfues të këtij edicioni të turneut.

Continue Reading

Sport

CEV ia beson Kosovës dhe Shqipërisë organizimin e Evropianit U16 në volejboll

Published

on

By

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) ka miratuar unanimisht kandidaturën e përbashkët të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit për organizimin e Kampionatit Evropian U16 për djem në volejboll për vitin 2027.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të Administratës së CEV-it dhe është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikirić, drejtuar presidentëve të dy federatave, Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

Ky kampionat do të zhvillohet gjatë verës së vitit 2027 në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Prishtinë.

Turneu do të mbledhë 16 kombëtare nga e gjithë Evropa, duke u dhënë mundësi volejbollistëve të rinj të tregojnë potencialin e tyre dhe të hedhin hapat e parë drejt një karriere ndërkombëtare.

Ky vendim i CEV-it vjen edhe si rezultat i organizimit shumë të suksesshëm nga Kosova dhe Shqipëria të Kampionatit Evropian U16 për vajza, i cili u mbajt gjatë verës së vitit 2025 dhe u vlerësua lartë nga institucionet evropiane të volejbollit.

Duke parë këtë bashkëpunim të suksesshëm dhe standardin e lartë organizativ, CEV ka vendosur t’u besojë sërish dy federatave organizimin e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme të volejbollit evropian për grupmoshat e reja.

Ky kampionat pritet të sjellë në Kosovë dhe Shqipëri talentët më premtues të volejbollit evropian, duke ofruar një skenë të rëndësishme ku yjet e së ardhmes do të kenë mundësinë të shkëlqejnë.

Continue Reading

Sport

Kosova pëson humbje nga Portugalia në kuadër të Kampionatit Evropian për Femra U17

Published

on

By

Përfaqësuesja e vajzave të Kosovës është mposhtur me rezultat 3-0 nga Përfaqësuesja e Portugalisë  në kuadër të ndeshjeve të UEFA për Kampionatin Evropian për Femra U17.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Cidade do Futebol, ku Përfaqësuesja e Kosovës u përball me një nga skuadrat më të forta të grupit.

Portugalia dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe arriti të shënojë tre gola, duke siguruar fitoren 3-0. Pavarësisht rezultatit, vajzat kosovare treguan përkushtim dhe luftuan deri në fund, duke fituar përvojë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Ky takim ishte një test i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Kosovës U17, e cila vazhdon të ndërtojë ekipin dhe të zhvillojë talentet e reja në futbollin e vajzave.

Continue Reading

Të kërkuara