Sport

Lista me superyjet që Berlusconi i solli te Milani gjatë udhëheqjes së tij

Lista e lojtarëve të mëdhenj që solli Berlusconi gjatë udhëheqjes së tij është e pafund.

Published

on

Gjatë periudhës së tij 31-vjeçare në krye të Milanit, Silvio Berlusconi ka sjellë numër të madh lojtarësh të klasit botëror, shumë prej të cilëve kanë qenë më meritorët për një prej periudhave më të suksesshme në historinë e Milanit.

Nga Ruud Gullit te Kaka, ish-presidenti i klubit solli tetë fitues të Topit të Artë në Milano gjatë mbretërimit të tij, pesë prej të cilëve e fituan këtë çmim sa bartnin fanellën ku e zi.

Lista e fituesve të Topit të Artë erdhën nën mandatin e Berlusconit përfshin gjithashtu tri herë fituesin Marco van Basten, Jean Pierre Papin një vit pasi fitoi çmimin në Marsejë, Roberto Baggio, George Weah, Rivaldo dhe Andriy Shevchenko. .

Lista e lojtarëve të mëdhenj që solli Berlusconi gjatë udhëheqjes së tij është e pafund. Edhe brenda tre viteve të mbetura të viteve 1980, kur ish-kryeministri mori detyrën, kishte pasur një fluks të superyjeve.

Brenda tre viteve të para të pronësisë së tij, Berlusconi solli gjithashtu Roberto Donadonin, Daniele Massaro, Gullit, van Basten, Frank Rijkaard dhe Carlo Ancelottin. Ky i fundit do të kthehej më vonë në klub për të fituar një titull të Serie A dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve në mesin e viteve 2000.

Vitet 1990 panë prurjet e Papin, Weah, Baggio dhe Shevchenko, si dhe fituesit e ardhshëm të Ligës së Kampionëve Marcel Desailly, Zvonimir Boban, Dejan Savicevic, Gennaro Gattuso dhe Massimo Ambrosini.

Vitet 2000 panë gjithashtu ardhjen e një liste fenomenale të lojtarëve dhe brenda dy viteve të para të mijëvjeçarit të ri, Berlusconi kishte sjellë Didan, Alessandro Nestan, Andrea Pirlon, Clarence Seedorf, Rivaldo, Filippo Inzaghi dhe Rui Costan, mbi të cilët ai shpenzoi mbi 40 milionë euro.

Më pas në vitin 2003 erdhën Cafu dhe Kaka, Jaap Stam në 2004, si dhe Ronaldo, Ronaldinho, David Beckham, Thiago Silva, Alexandre Pato dhe Zlatan Ibrahimovic deri në vitin 2010.

Pati gjithashtu disa nënshkrime të profilit të lartë pasi Berlusconi mori drejtimin e Monza gjithashtu, duke sjellë lojtarë si Mario Balotelli dhe Kevin-Prince Boateng.

Blerja më e fundit ishte nënshkrimi i Matteo Pessina, i cili u kthye në klubin e tij të fëmijërisë pas një periudhe gjashtëvjeçare larg me Milanin dhe Atalantën , një mënyrë e përshtatshme për të mbyllur biznesin e transferimeve të Berlusconit.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara