Lajmet

Lista Guxo në Ferizaj kundër deklaratës së Gërvalles: Në zgjedhje garojmë vetëm

Published

on

Zyrtarët e Listës Guxo nuk janë duke u pajtuar sa i përket garës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Së fundmi ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj iniciative, Donika Gërvalla pohoi  se do të garojnë me një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje më zgjedhjet e 17 tetorit.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Lista Guxo në Ferizaj, ku thotë se do të garojnë të vetëm dhe jo me LVV-në.

Në reagimin e bërë për media, thuhet se vendimi i tyre është që të garojnë si subjekt i veçantë në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale.

“Lista Guxo në Ferizaj me qëllim të informimit të drejtë , të saktë dhe sqarimit të opinionit publik, e rikonfirmojmë se me datën: 3 Korrik 2021 është marrë vendim që të garojmë si subjekt i veçantë në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale. Procedurat e regjistrimit si iniciativë janë tashmë në proces sikurse edhe përgatitjet teknike”, thuhet në reagim.

Më tej, në reagim thuhet se “ne do të garojmë me 45 kandidatë për Asamblenë Komunale dhe kandidatin për Kryetar të Komunës e kemi lënë të hapur si mundësi”.

“Ky vendim ka ardhur pas kërkesave të parreshtura të votueseve dhe aktivistëve tonë, të cilët na kanë mbështetur në zgjedhjet nacionale. Të dashur votues, ne e dërguam në vend premtimin ndaj juve dhe si rezultat i pakënaqësive që kishim me lidershipin e vjetër të LDK-së, u përcaktuam që ta përkrahim znj. Vjosa Osmani dhe kandidatët tjerë për deputetë si alternativë, kemi konsideruar se kemi vepruar mirë e drejtë dhe nuk jemi penduar, sepse kemi dashur ta bëjmë ndryshimin dhe ta ndjekim rrugën rugoviane për shtetndërtim. Por, në asnjë moment ne nuk jemi zotuar para elekroratit se do të shkrihemi brenda Lëvizjes Vetëvendosje apo cilit do subjekt politik, përkundrazi i kemi premtuar elektoratit se do të formojmë subjektin tonë politik dhe do ta vazhdojmë aktivitetin tonë politik si subjekt në vete”, bëhet e ditur në deklaratën për media.

Tutje, Lista Guxo në Ferizaj, thekson se “vendimi ynë është përmbushje e premtimit tonë ndaj elektoratit për ta vazhduar frymën rugoviane dhe angazhimi ynë do të jetë gjithmonë në përkrahje të personaliteve politike, të cilët ja duan dhe punojnë për të mirën e shtetit”.

“Ne shumë shpejtë do ta publikojmë listën me 45 kandidatë. Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe çdo subjekt tjetër e personalitet politik, që punon për të mirën e shtetit të Kosovës dhe për qytetarët e komunën sonë, por asnjëherë nuk do të punojmë për interesa të ngushta personale dhe nuk do të devijojmë nga rruga e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

lajme

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara