Lajmet

Lirohet Pulmologjia, s’ka më pacientë të prekur me Covid -19

Klinika do të trajtojë vetëm pacientët post-Covid.

Published

on

Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, s’ka më pacientë të prekur me COVID -19, njofton ShSKUK.

“Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm.

Kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-Covid”, thuhet në njoftimin e tyre.

Aktualitet

James Rubin vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Published

on

E përditësuar:

08:10

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, edhe sot do të dëshmojë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjatë dy ditëve të kaluara, ai dha dëshminë e tij i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Gjatë dëshmisë së tij, Rubin tha se gjykimi që po i bëhet Thaçit, është i padrejtë.

Ai treguar edhe ngjarje dhe histori të ndryshme bashkë me Hashim Thaçin, Madeline Albright dhe emra të tjerë të rëndësishëm të asaj periudhe kohore.

Ish-zyrtari i lartë i ShBA-së, dëshminë e tij e filloi me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe.

Derisa foli edhe për disa periudha të ndryshme gjatë luftës dhe rolin e Hashim Thaçit, si drejtor politik i UÇK-së, por edhe personalitete tjera me rëndësi si ai i Adem Demaçit./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë sot do të mbaj moti kryesisht me diell mirëpo edhe me vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do jenë në mes 101-3 Celcius, ndërkaq maksimalet do të jenë nga 20 e deri 22 Celcius.

Siç njofton IHMK, do të fryjë erë deri në mesatare nga veriperëndimi./S.K/Moti Javor/

 

Continue Reading

Aktualitet

Rënie e temperaturave, ja parashikimi i motit për të mërkurën

Published

on

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë mes 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 20 dhe 22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, 1-3m/s.

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

Published

on

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Igor Tudor, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.

Juve sonte nga ora 21:00 e pret Dortmundin në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse trajneri Tudor ditë më parë deklaroi se Zhegrova nuk do të luaj ndaj Dortmundit ai ka vendosur që ta ftojë reprezentuesin e Kosovës. Zhegrova mund të debutoj për “Zonjën e Vjetër”.

26-vjeçari nuk luajti xhiron e kaluar në Serie A në derbin që e fitoi Juventusi 4:3 ndaj Interit.

Zhegrova u transferua te Juve nga Lille për afro 16 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk ka luajtur prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara