

Lajmet
Lirohet për qarkullim rruga në drejtim të Maqedonisë së Veriut
Published
3 months agoon
By
UBTnewsRruga në drejtim të Maqedonisë së Veriut është liruar për qarkullimin e të gjitha automjeteve, përfshirë kamionët, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
“Ju njoftojmë se është liruar rruga për qarkullim të gjithë kamionëve në drejtim të RMV-së”, u njoftua përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi i fundit vjen të enjten në mëngjes, pasi të mërkurën vonë Qendra njoftoi se është hapur kufiri në PKK Hani i Elezit për qarkullim në hyrje – dalje për të gjitha automjetet por kishte mbetur i mbyllur qarkullimi për automjete dhe bartjen e mallrave në Terminalin Doganor.
Rruga Shkup-Han i Elezit ishte bllokuar për të gjitha automjetet, për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Maqedoni të Veriut, njoftoi të mërkurën Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.
Ndërkaq në Kosovë, rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.
Në konferencën e thirrur për media të mërkurën, Metaj tha se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.
Lajmet
Zyra e BE-së bën thirrje për një proces i dretjë në zgjedhjen e një anëtari të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës
Published
3 minutes agoon
September 30, 2025By
UBTnews
Zyra e BE-së në Kosovë përmes një komunikate për media, kanë kërkuar që anëtari i ri i Këshillit Prokurorial të zgjidhet përmes një procesi të drejtë që tërheq kandidat të mirë për të njejtën pozitë.
“Pas njoftimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për një anëtar të ri, BE-ja në Kosovë bën thirrje për një proces të drejtë që tërheq kandidatë të fortë dhe siguron zgjedhjen e një anëtari, integriteti dhe profesionalizmi i të cilit do të forcojë sistemin prokurorial të Kosovës në dobi të publikut”, thuhet në njoftimin e Zyrës.
Nga Zyra e BE-së kanë thënë se do ta monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarit të ri të KPK-së.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e reformës së vazhdueshme të Këshillit, siç përcaktohet në ndryshimet e fundit në Ligjin për KPK-në, BE-ja do të monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes.Procedurat transparente dhe të bazuara në meritë janë thelbësore për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE.”, përfundon reagimi./D.B/EO
Lajmet
Dugolli intervistohet nga Prokuroria Speciale
Published
24 minutes agoon
September 30, 2025By
UBTnews
Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës si i pandehur për akuza të “nxitjes së urrejtjes”.
Padi kundër tij është ngritur nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, i biri i Ajet Istogut.
Dugolli thotë se gjatë viteve ’80 ka qenë viktimë e dhunës fizike, psikike dhe emocionale nga Ajet Istogu dhe se kjo dhunë ka lënë pasoja edhe në shëndetin e tij.
“Padia është ngritur nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, djali i ish-oficerit famëkeq të UDB-së, Ajet Istogu, i njohur për torturat e rënda ndaj të rinjve, intelektualëve dhe punëtorëve shqiptarë gjatë viteve ’80”, ka shkruar Dugolli.
Ai ka shtuar se për familjarët që ngrenë padi, nuk ka kërkuar të mbrojnë krimet e të afërmit të tyre, por të tregojnë pak dinjitet, qoftë edhe në formën e heshtjes.
“Unë nuk kam çfarë të tërheq nga ajo që kam deklaruar. Përkundrazi, kam bërë denoncime publike dhe do të vazhdoj t’i bëj. Unë prisja të intervistohesha si viktimë dhe dëshmitar i krimeve të rënda të kryera ndaj të burgosurve politikë. Nuk e kam pritur kurrë të intervistohem për këso lloj pretendime”, ka shkruar Dugolli.
Në të kaluarën, Dugolli ka përmendur emrat e disa shqiptarëve që sipas tij kanë punuar për UDB-në dhe kanë kryer tortura. Ndër emrat që ka përmendur janë: Ajet Istogu, Isa Bunjaku, Lutfi Ajazi, Hamëz Hajra dhe Tahir Shala./D.B/EO
Botë
Sulmi me dronë rus vret një familje të tërë ukrainase
Published
26 minutes agoon
September 30, 2025By
UBTnews
Një familje e tërë, një çift i martuar dhe dy djemtë e tyre të vegjël janë vrarë në një sulm me dron rus gjatë natës në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë.
Kreu rajonal Oleh Hryhorov tha se një ndërtesë banimi u godit në fshatin Chernechchyna. Trupat e dy fëmijëve, të moshës katër dhe gjashtë vjeç, dhe të prindërve të tyre u nxorën më vonë nga rrënojat, shkruan BBC.
Forca ajrore e Ukrainës tha se njësitë e saj qëlluan 46 nga 65 dronë rusë në të gjithë vendin – por pati 19 goditje të drejtpërdrejta në gjashtë vende.
Ushtria ruse nuk ka komentuar. Në një deklaratë, tha se 81 dronë ukrainas u shkatërruan gjatë natës në pesë rajone ruse./D.B/KP
Lajmet
“Drejtësi për Arbnorin”, protestohet në Prishtinë për ish-policin që po mbahet në Serbi
Published
28 minutes agoon
September 30, 2025By
UBTnews
Familjarët e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili tash e katër muaj po mbahet në paraburgim në Serbi, kërkuan drejtësi dhe lirimin e tij të menjëhershëm.
Në protestën e organizuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku morën pjesë familjarë, miq dhe qytetarë, u bë thirrje që institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare të ngrisin zërin kundër asaj që u quajt padrejtësi dhe të mbështesin familjen Spahiu.
Organizatorja e protestës, Erza Zeqiri tha se Arbnori është një ish-polic i ndershëm që po mbahet padrejtësisht në burg në Serbi dhe se prania e qytetarëve në protestë është dëshmi kundër padrejtësisë. Ajo i bëri thirrje institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare që të angazhohen për lirimin e tij.
“Arbnori, një ish-polic i ndershëm dhe i përkushtuar ndaj shërbimit të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve, sot ndodhet padrejtësisht në burg në Serbi, i privuar nga liria dhe i ndarë nga familja e tij. Prania jonë këtu është më shumë se një mbështetje simbolike. Ajo është dëshmi se padrejtësia nuk mund të mbulohet me heshtje. Ne jemi këtu për të ngritur zërin e Arbnorit, për të thënë me vendosmëri se liria e tij është e drejtë themelore dhe se askush nuk duhet të mbahet peng i padrejtësisë. I bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të angazhohen pa ndërprerje për lirimin e tij. Po ashtu, i bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të të drejtave të njeriut, që të marrin përgjegjësinë për të garantuar të drejtat themelore të një qytetari që padrejtësisht po mbahet i burgosur”, tha Zeqiri.
Babai i Arbnorit, Fatmir Spahiu u shpreh se djali i tij është mirë me shëndet fizik, por emocionalisht është i lodhur e i mërzitur nga padrejtësia. Ai shtoi se dokumentacioni është dorëzuar në prokurori dhe se kërkon angazhim më të madh nga institucionet.
“Arbnori sa i përket gjendjes fizike është mirë për shkak gjendjes emocionale dihet se është i lodhur e i mërzitur nga padrejtësia që po i bëhet, ndërsa me u malltretu nuk është malltretuar (keqtrajtuar), sjellja ka qenë korrekte, mirëpo ai po e vuan atë pasi që është duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë. Policinë e Kosovës e ka lënë me 1 nëntor në 2022, ndërsa ky akuzohet për rastin që ka ndodhur më 24 shtator 2023… ka udhëtuar më herët nuk është ndalë, dokumentacionet i kemi dorëzua avokatit dhe avokati i ka dorëzua në prokurori, institucionet janë angazhuar, mirëpo ne kërkojmë qe të angazhohen më tepër”, Tha Spahiu.
E një familjare tjetër e tij, Donjeta Spahiu shtoi se këta katër muaj paraburgim kanë qenë një periudhë e rëndë për familjen dhe për Arbnorin, duke e cilësuar si “një plagë shpirtërore”. Ajo kritikoi heshtjen e institucioneve, duke thënë se kjo është një padrejtësi e dyfishtë dhe se shteti ka detyrim të mbrojë qytetarët e vet.
“Sot jemi në muajin e katërt të kësaj padrejtësie. Katër muaj janë shumë, janë të përjetuar si një përjetësi për familjen që zgjohet çdo ditë me ankth, me lot dhe me shpresën se kjo padrejtësi do të marrë fund. Janë katër muaj të rëndë edhe për Arbnorin, i cili dikur, me dinjitet dhe përkushtim, i shërbente këtij vendi, dhe sot është i mbajtur larg lirisë së tij. Ky nuk është vetëm një burg fizik, por edhe një plagë e thellë shpirtërore për familjen dhe për gjithë shoqërinë tonë. Ne i bëjmë thirrje institucioneve tona shtetërore që të mos heshtin, të mos vonojnë dhe të mos e neglizhojnë këtë rast. Heshtja e shtetit nuk është thjesht dështim, është një padrejtësi e dyfishtë. Është detyrë e shtetit të mbrojë çdo qytetar të tij, pavarësisht se ku gjendet ai”, u shpreh ajo.
Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu u arrestua nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025 në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, ndërsa po udhëtonte nga Austria drejt Kosovës së bashku me familjen e tij.
Më 9 qershor 2025, Gjykata e Suboticës i caktoi Spahiut masën e paraburgimit për 30 ditë nga akuzat që Serbia i mbështet si “vrasje e rëndë” në lidhje me Banjskën./D.B/KP

Zyra e BE-së bën thirrje për një proces i dretjë në zgjedhjen e një anëtari të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Dugolli intervistohet nga Prokuroria Speciale

Sulmi me dronë rus vret një familje të tërë ukrainase

“Drejtësi për Arbnorin”, protestohet në Prishtinë për ish-policin që po mbahet në Serbi

Netanyahu: Tërheqja e Izraelit nga Gaza nuk do të ndodhë

Brukseli synon asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës në vitet në vijim

Mungesa e kuorumit, Kuvendi i Prishtinës mbyll mandatin me dështim të seancës

FIFA me vendim të rëndësishëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi

30 shtatori – Dita Kombëtare e dashurisë për njerëzit
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega