Kulturë

Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar

Published

on

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) njoftoi sot lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate zyrtare nga ministria, e cila theksoi se ky vendim u mor pas një propozimi nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave.

Në përputhje me vendimin, MEKI njoftoi se një proces përzgjedhjeje për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar do të hapet së shpejti. Ky ndryshim ka për qëllim përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së menaxhimit të këtij institucioni, me fokus në aspekte të rëndësishme si menaxhimi ekonomik dhe financiar, administrata e mirë, si dhe rritja e transparencës institucionale.

Përveç kësaj, MEKI ka theksuar se kjo lëvizje synon të sjellë një frymë të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi, si dhe të krijojë mundësi për rritjen e angazhimit me komunitetin artistik dhe profesional, duke siguruar një menaxhim më efikas dhe të hapur.

Në përfundim të këtij procesi, MEKI njoftoi se Indrit Çobani do të komandohet si drejtues i përkohshëm i Teatrit Kombëtar, deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes për drejtorin e ri.

Ky ndryshim vjen pas një periudhe diskutimesh dhe reflektimesh për transformimin e menaxhimit të institucioneve kulturore në vend, dhe thekson angazhimin e MEKI për përmirësimin e qeverisjes dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit kulturor në Shqipëri./UBTNews/

Lifestyle

Kujdes me planet këtë fundjavë, ja parashikimi i motit

Published

on

Sot Kosova pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në disa zona.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me një shpejtësi mesatare prej 7 metra në sekondë, duke mbajtur ajrin të freskët dhe të pastër.

Temperaturat do të lëvizin nga 19°C deri në 24°C.

Edhe nesër do të jetë një mot i ngjashëm me temperatura që do të sillen mes 15°C dhe 26°C. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa, nga skenat më të mëdha të botës, drejt zemrës së Prishtinës!

Published

on

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, po shkëlqen në skenat më të mëdha të globit. Këtë javë, ajo do të performojë në stadiumin legjendar Wembley në Londër, dhe jo një herë, por dy net me radhë, më 20 dhe 21 qershor.

Të dy koncertet janë “sold out”, me mbi 160 mijë bileta të shitura brenda minutave, një tjetër rekord në rrugëtimin e saj triumfues.

E gjitha kjo është pjesë e turneut të ri “Radical Optimism”, që po përshkruhet si një shpërthim energjie, muzike dhe bashkëpunimesh me emra të mëdhenj të industrisë, përfshirë edhe fitues të çmimeve Grammy që pritet të jenë mysafirë surprizë në skenë.

Në Londër është hapur edhe një pop-up shop ekskluziv i Dua Lipës, ku fansat mund të blejnë produkte të personalizuara, të bëjnë foto e madje të provojnë pijet e saj të preferuara. Pas Wembley-t, Dua do të ndalet në Anfield në Liverpool më 25 dhe 27 qershor, dhe më pas në Dublin në stadiumin Aviva.

Por ajo që na bën zemrën të rrahë më fort është se disa javë më vonë. ndalesa e saj e radhës do të jetë Prishtina.

Më 1 gusht, Dua kthehet në vendlindje për të performuar në Sunny Hill Festival, që tashmë është zyrtarisht pjesë e turneut të saj global “Radical Optimism”.

Për publikun në Prishtinë dhe më gjerë, ky është një rast i rrallë për të parë një nga koncertet e këtij turneu global pikërisht në Prishtinë.

Interesimi për festivalin ka qenë gjithmonë i madh, por këtë vit sipas zyrtarëve të Festivalit interesimi është më i madhi ndonjëherë, dhe biletat janë drejt përfundimit, duke reflektuar entuziazmin që ka ngjallur ky rikthim i Dua Lipës në Kosovë.

Nga skenat më të mëdha të botës, drejt zemrës së Prishtinës!

Continue Reading

Lifestyle

Rritja e flokëve pa kimikate: Katër vajrat natyralë më efektivë për forcim dhe rigjenerim

Published

on

Nëse doni të stimuloni rritjen e flokëve, të forconi rrënjët dhe të rigjallëroni skalpin e kokës, këto vajra duhet të bëhen aleatët tuaj.

Në një epokë kur po largohemi nga kimikatet agresive dhe po kërkojmë zgjidhje më të buta, vajrat natyralë po fitojnë vend të merituar në rutinat e bukurisë.

Flokët e shëndetshëm, të trashë dhe me shkëlqim nuk janë një ideal i paarritshëm. Vajrat kanë qenë pjesë e ritualeve tradicionale të bukurisë për shekuj me radhë, ato po konfirmohen edhe si një alternativë moderne ndaj përgatitjeve laboratorike.

Vaji i ricinit, një aleat i provuar për forcimin e rrënjëve

Një klasik me arsye. I pasur me acid ricinoleik, ka veti antiinflamatore, antibakteriale dhe stimulon mikroqarkullimin në skalpin e kokës, çka forcon rrënjët dhe nxit rritjen. Ngrohni pak disa pika, masazhon skalpin e lëreni të veprojë për 30 minuta, ideale është gjatë gjithë natës. Shpëlajeni mirë me shampo.

Vaji i kokosit, mbrojtje dhe hidratim i thellë

Për ata që kanë probleme me flokë të thatë vaji i kokosit është zgjedhja ideale. Ai depërton në boshtin e flokëve dhe e mbron atë nga humbja e proteinave, duke ruajtur elasticitetin dhe shkëlqimin e tij. Më i miri për flokë të thatë e skalp të dehidratuar, kombinoni me disa pika vaj rozmarine për efekt më të fortë.

Vaji i rozmarinës, një alternativë natyrale ndaj minoksidilit

Vaji esencial i rozmarinës është bërë viral me të drejtë, efektiviteti në stimulimin e rritjes së flokëve është i krahasueshëm me minoksidilin, por pa përbërës agresivë. Përzieni 3-5 pika vaj rozmarine me vaj bazë (jojoba, bajame ose kokos), masazhoni skalpin e kokës dy deri në tre herë në javë.

Vaji i rrodheve, një zgjidhje qetësuese për rënien e flokëve

Ideal për ata që vuajnë nga rënia e flokëve. Ai stimulon qarkullimin e gjakut, ushqen folikulat, ka efekt qetësues, ndihmon gjithashtu në luftimin e zbokthit.

Vaji i jojobës, hidratim i lehtë për çdo lloj flokësh

Vaji i jojobës është ndër vajrat më të butë e më të ekuilibruar. Përbërja e tij i ngjan sebumit natyral të lëkurës, nuk bllokon poret dhe nuk e rëndon flokun, ndërsa njëkohësisht e hidraton dhe e mbron nga tharja. Rekomandohet veçanërisht për skalpin me yndyrë, sepse siguron hidratim pa yndyrë të tepërt.

Si t’i përfshini vajrat në rutinën tuaj – pa dështuar?

Para shamponit: Aplikoni vajin e zgjedhur në skalpin e kokës dhe në gjatësinë e flokëve. Lëreni 30 minuta deri në disa orë, shpëlajeni mirë.

Në një masazh të skalpit: Masazhi i rregullt me vaj të ngrohtë stimulon mikroqarkullimin dhe rritjen.

Si mbrojtës për majat: Pas larjes, aplikoni një ose dy pika në maja për t’i mbrojtur nga tharja dhe këputja.

Continue Reading

Magazinë

Bëhet ‘lëmsh’ rrjeti, Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale

Published

on

Selena Gomez dhe Hailey Bieber duket se kanë rinisur konfliktin e tyre të përfolur prej kohësh duke u hequr njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Fansat e tyre vunë re këtë veprim në rrjetet sociale, i cili i befasoi shumë njerëz, shkruan DailyMail.

Ndërkohë që Selena, 32 vjeç, dhe Hailey, 28 vjeç, kanë mohuar vazhdimisht se kanë ndonjë konflikt mes tyre, kjo nuk i ka ndaluar fansat të spekulojnë se ato janë zënë për shkak të Justin Bieber.

Selena ishte në një marrëdhënie të herë pas hershme deri më 2018, kur ata u ndanë përfundimisht dhe ai pothuajse menjëherë nisi lidhjen me Hailey-n.

Ato përfundimisht u përpoqën të shuajnë thashethemet për një konflikt duke pozuar së bashku në një fotografi në vitin 2022.

Rreth së njëjtës kohë, Selena bëri thirrje në rrjetet sociale që fansat e saj të ndalonin urrejtjen ndaj Hailey-t në internet.

Në vitin 2023, ato shkuan edhe një hap më tej në përpjekjen për pajtim duke ndjekur njëra-tjetrën në Instagram.

Continue Reading

Të kërkuara