Lajmet

Lirimi i infermiereve, avokati i së të moshuarës: Besimi në drejtësi u shua

Sipas tij, kjo tregon tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të rastit.

Published

on

Avokati i familjes së të moshuarës që është sulmuar fizikisht nga infermieret, sot reagoi pas vendimit të Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi të të dyshuarave.

Meshari Selimaj deklaroi se lirimi nga paraburgimi i infermiereve tregon tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të rastit.

Ai u shpreh se sot besimi në drejtësi për këtë rast u shua.

“Vendimi i Gjykates Supreme për lirimin nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë të procedurës, ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të këtij rasti, relativizimi i tij, dhe në fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonjë dënimi me gjobë. Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua”, deklaroi Selimaj.

Gjykata Supreme i liroi nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Pejë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu. “Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Kolegji gjyqësor i Gjykates Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj”, bëri të ditur ajo.

Ndryshe, sulmi fizik ndaj të moshuarës në Pejë ka ndodhur më 2 nëntor. Tri infermiereve të dyshuara për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë iu ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Të pandehurat A.P, A.R dhe R.K, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

Lidhur me këtë rast, ka pasur reagime të shumta, si dhe protesta, derisa shtëpisë së të moshuarve, ku ka ndodhur sulmi i ishte hequr licenca.

Lajmet

Aksion i policisë në Kamenicë, tre persona të arrestuar, i kapen armë e municion

Published

on

By

Policia në Gjilan ka realizuar sot një operacion të gjerë policor në disa lokacione të ndryshme.

Policia njofton se aksioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit ku janë kryer bastisje në disa lokacione në komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale si; ‘’Detyrimi’’, ‘’Posedim i substancave narkotike’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovar A.K. (viti i lindjes 1988), A.K. (viti i lindjes 1986), dhe B.Th. (viti i lindjes 200), , të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar;

Para në vlerë 8700 Euro1 (një) Granatë dore1 (një) Revole TT me një karikator me shtatë fishek cal.7.62 mm145 (njëqindedyzetepesë) fishek cal.7.62 mm1 (një) karikator201 (dyqindenjë) fishek të cal.7.62×39 mm1 (një) sprej piper1 (një) gëzhoj 7.62×39 mm1 (një) cigare e mbushur me substancë të dyshuar Marihuanë me peshë 1.1 gr./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Aksident në rrugën Dragash-Prizren, tre të lënduar

Published

on

By

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin” deklaroi Bytyqi./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Nuk ndalet Tare, nis kontaktet me agjentin e top sulmuesit

Published

on

Milani po mendon për një tjetër goditje të madhe në merkato, pas Luka Modric. Drejtori sportiv Igli Tare ka kontaktuar agjentin e Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, për të kuptuar situatën e sulmuesit polak, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon më 30 qershor 2026, sipas mediave spanjolle.

Tare ëndërron ta sjellë 37-vjeçarin në Milano me parametër zero, një operacion i ngjashëm me atë të Modric.

Edhe pse Lewandowski fiton rreth 33 milionë euro në vit dhe interesimi nga klubet arabe është i madh, Milani po përgatitet të jetë gati nëse sulmuesi vendos të largohet nga “Camp Nou” dhe të vazhdojë karrierën në Evropë.

Në “San Siro”, fanella me numrin 9 po pret ende një pronar të ri, ndërsa Massimiliano Allegri shihet i gatshëm ta mirëpresë një lojtar me përvojën dhe cilësitë e Lewandowskit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhjet e 12 tetorit, Orav dhe shefat e misioneve të vendeve të BE e presin Radoniqin

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se ai së bashku me shefat e misioneve të BE-së, sot e kanë pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar roli thelbësor i KQZ-së në sigurimin e integritetit dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme.

‘Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, priti sot Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Radoniqi, në takimin e të Shefave të Misioneve të BE-së.

Ata diskutuan rolin thelbësor të KQZ-së në sigurimin e integritetit, përfshirjes, transparencës dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme dhe vendimmarrjes së paanshme dhe të bazuar në ligj, duke ndërtuar besimin e publikut’’, thuhet në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara