Op-Ed

Linçimet publike nuk i bëjnë nder askujt, vetëdijesimi është rruga më e mirë për ta arritur suksesin dhe fitoren ndaj së keqes

Publikuar

Nga Musa Sabedini

Sulmi i infermiereve ndaj një nëne të moshuar e me probleme shëndetësore është gjykuar pothuajse masovikisht nga publiku i ndjeshëm. Kuptohet jo të gjitha komentet, opinionet dhe sidomos ky vërshimi në rrjetet sociale e kishte kuptimin e mbrojtjes së viktimës apo solidarizimin me të.

Fyerje, kërcënime, linçime publike, thirrje për vrasje e plumb në ballë, janë vetëm dëshmi se jemi katandisur keq për të arritur te suksesi dhe fitorja e dëshiruar. Linçimet publike duhet të zëvendësohen me një ofensivë vetëdijesimi për të gjitha kategoritë. Mediet nuk janë treguar të kujdesshme as në këtë rast, duke u dhënë përparësi paragjykimeve kriminale, që vijnë kryesisht nga rrjetet sociale.

“Shtrigë”, “Kriminele”, “Kurvë”, “T`i meriton veç plumb në lul të ballit”, “Monstër”, “Krijesë e poshtër”, janë disa nga termet që kam hasur në reagimet publike, që ndodhën pas sulmit fizik të infermiereve, ndaj një nëne të pambrojtur.

E respektoj revoltën e arsyeshme të familjarëve të afërt, rrethit të saj, por është e palogjikshme që në tërë këtë Odisejadë fyerjesh e kërcënimesh të marrin yrysh njerëzit me ndikim në publik duke mos zgjedhur as fjalor, as fjalitë e ndyta e të rënda drejtuar infermiereve.

Ajo që më brengos edhe më shumë është inkuadrimi me dashje ose pa të në këtë valle nga ana e portaleve dhe në përgjithësi të medies online. Çfarë rëndësie ka pse paska reaguar një artist a këngëtar dhe në shkrimin e tyre ose të saj sheh veç helm, vrer e akuza me paragjykime kriminale.

Mediet nuk duhet të jenë pjese e kësaj kampanje ekstreme të dëmshme për Etikën dhe Gazetarinë Profesionale. Mediet në përgjithësi duhet të angazhohen në rastet kur hesht policia, prokuroria apo Gjykata. Në këtë rast institucionet e kryen punën e vet, tani është koha të presim me durim e maturi, të shohim të gjitha rrethanat.

E kemi gjykuar masovikisht këtë rast dhe shpresoj se është një ngjarje që do u shërbej të gjitha grupeve e kategorive që merren me këtë problem. Por nuk guxojmë ta orientojnë këtë shfrenim masiv në linçim publik për hakmarrje e vrasje. Me ligjet në fuqi thirrja për vrasje është e sanksionueshme dhe po befasohem pse Prokuroria nuk ndërhynë në këto raste.

Lëre që nuk po respektohet Etika nga portalet dhe lëre që kodi gazetaresk dhe etik po anashkalohet, e keqja që gjërat dhe detajet ekstreme po përkrahen.

Kam lexuar edhe nëpër portale të ndryshme terme me natyrë kriminale. Në secilën fazë të procedurës të dyshuarat janë vetëm të dyshuara, dhe në vend të fjalës kriminele thoni shqip “Keqbërëse”, “E pa edukatë”, “Jo e kulturuar”, “E pa shpirt”, “E pa njerëzishme”. Thjeshtë jo pse po tentojë ta zbusni fjalorin, por të përshtatet në rrethana të tilla është e lejueshme.

Pajtohem plotësisht për botimin e videos sepse po të mos ishte bërë publike videoja kurrë asnjë polici apo prokurori nuk kishte nisur hetime. Insistoj gjithmonë që reagimet e masës të jenë të “kontrolluara” për botime publike. Mos i jepni hapësirë gjithkujt, e aq më pak atyre që në familjet e tyre e kanë gjendjen katastrofë.

Publikoni ose jepni mesazhe me natyrë profesionale, edukative, jepni raste e shembuj që ndikojnë pozitivisht në gjeneratat e reja dhe mos harroni se ato infermiere janë të dikujt, ato kanë familje dhe çdo spekulim apo gjuhë denigruese nuk i ndihmon asnjë procesi hetimor.

Emocionet në gazetari nuk kanë vend, në vend të tyre parapëlqej edukimin e masës me fakte dhe argumente.

(Autori është ligjërues në degën e Medias dhe Komunikimit në UBT)

Op-Ed

Kompleksiteti i veriut

Veriu i Kosovës, si një problem i trashëguar, qëllimshëm i lënë që nga paslufta problem i pazgjidhur.

Publikuar

nga

Urgjente të kihen parasyshë këto veprime!

– Pezullimi dhe përjashtimi i Kosovës – FSK -së ndaj DEFENDER EUROPE – 2023, tregon seriozitetin dhe nevojën për koordinim

Shqetësim TEPËR SERIOZ…!

Problemi i Veriut parë në prespektivën e rrugëzgjidhjes)

(Elementet që e karakterizojnë kompleksitetin e veriut, mjetet dhe veprimet që duhet ndjekur me maturi dhe vetëdije shtetërore)

Veriu i Kosovës, si një problem i trashëguar, qëllimshëm i lënë që nga paslufta problem i pazgjidhur. Në një pamundësi të aftësisë dhe kapaciteteve shtetërore për të shtrirë juridiksionin e plotë të autoriteteve institucionale në veriun e Kosovës, përbën domosdoshmërinë e ushtrimit të bashkëpunimit me faktorët mbështetës të shtetit të Kosovës.

Ky problem nuk është thjesht një situatë vetëm e brendshme që mund të zgjidhet pa mbështjetje nga aleatët. Kosova edhe në të kaluarën ka provuar të shtrijë autoritetin e vet në Veri, por gjendja asnjëherë nuk ka qenë stabile dhe çdo përpjekje ka qenë mision i pamundur, përkundër përpjekjeve intensive.

Problemin e Veriut të Kosovës duhet parë në disa këndvështrime për të ofruar një zgjidhje të duhur dhe të domosdoshme të situatës:

1. Këndvështrimi Historik – Kritik i Problemit

2. Këndvështrimi Kriminal

3. Këndvështrimi serioz politik

4. Këndvështrimi i Aleatëve

5. Këndvështrimi i Sigurisë

E para; Urgjentisht të ndalet VANDALIZMI!

Le të mos harrojmë se në Veri të Kosovës, përthyhen interesat gjeopolitike midis ShBA –ve dhe Rusisë, përmes rolit agresiv të Serbisë.

1. Cenimi i sigurisë me përmasa të një eskalimi që rrisin tensione të pariparueshme të një parakonflikti është dhe duhet të jetë i (PAPRANUESHËM)

2. Minimi i përpjekejve për Paqen mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërhyrjet ruse për destabilizim, duhet kuptuar drejt si shqetësim real dhe përpjekeje për (DESTABILIZIM)…!

3. E drejta për qasje në institucione publike nuk duhet të gjykohet (SUNDIMI I LIGJIT DHE KOMPLEKSITETI NË VERI)

4. Përshkallzimi i situatës, shpërfaqi si zakonisht, hapur sjelljen brutale banditeske e huliganiste, që cenuan rëndë (SIGURINË DHE FUNKSIONIN E DEMOKRACISË)

5. Zbatimi i detyrave nga ana e PK -së dhe Njësie Speciale (mbështetëse), parë në nivelin taktik, reagimin operacional, mbetët si gjithnjë: (PROFESIONAL)

6. Ndërhyrja e forcave paqëruajtëse të NATO-së pëmes KFOR-it, garantonë (SIGURINË) Lëndimet e ushtarëve të KFOR-it (TË DËNUESHME) dhe masa ligjore kundër protestuesve vandalist.

7. Reagimi i NATO-së (RIDIMENSIONIMI dhe rritja e numërit të FORCAVE ALEATE NË GARANTIMIN E SIGURISË DHE PAQES)

8. Faktorët politik të institucioneve qendrore, të ofrojnë zgjidhje kooperuese, që prodhojnë siguri e jo destabilitet midis (KOMPLKSITETIT DHE ZGJIDHJES)

9. Roli i ShBA -ve dhe përfaqësuesve të KUINT-it, thirrje për de-përshkallzim…!  (ULJA E TENSIONEVE – DIALOGU), por edhe RIPOZICIONIMI MË MIQËSOR KARSHI SFIDAVE TË KOSOVËS)

10. Këndvështrimi në dimensionin shumëlateral përtej kontekstit  specifik të Ballkanit ndaj implikimit të faktorëve gjeopolitik, që përfshinë interesat strategjike ShBA – Rusi (INTERESAT GJEOPOLITIKE për dominim në rajon)

11. MBROJTJA ndaj rrezikimit të jetëve të gazetarëve, cenimi dhe djegja e mjeteve të punës së raportimit është i papranueshëm.

12. Kompleksiteti dhe pikëpamja e rrugëzgjidhjes…?!

– TRYSNI e plotë dhe fortë diplomatike ndaj frenuesit të Paqes në Ballkan z. Vuqiç;

–  PJEKURI institucionale në trajtimin e kësaj situate me sa më pak pasoja në dëm të ruajtjes së sovranitetin (PLAN TË DETAJUAR) që ofron zgjidhje përfundimtare;

– BASHKËRENDIM për SITUATA KRITIKE dhe të SIGURISË me ALEATËT;

– KONTROLLI I SIGURISË duhet të vihet nën MENAXHIM OPERACIONAL të plotë të KFOR-it dhe autoriteteve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës.

Shënim:

(Autori është doktor shkence, profesor në programin për Studime të Sigurisë në UBT, i profilizuar dhe njohës i politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës)

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rënia e Bakhmutit do të sinjalizonte “një fitore pirrike për Wagnerin”

Ky qytet është kthyer në gërmadha pas një rrethimi dhjetëmujor.

Publikuar

nga

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Bakhmuti i ngjan Hiroshimës pas bombardimeve bërthamore të vitit 1945.

Qyteti i shkatërruar juglindor, në të cilin jetonin rreth 70 mijë njerëz para se të shpërthente lufta, është kthyer në gërmadha pas një rrethimi dhjetëmujor.

“S’ka mbetur gjë e gjallë. Të gjitha ndërtesat janë shkatërruar”, deklaroi Zelensky në një takim të shteteve të G7-ës në Hiroshima të dielën.

Disa orë më herët, Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, njoftoi për kapjen e Bakhmutit. Nëse një gjë e tillë konfirmohet, kjo do të jetë fitorja e parë ushtarake e Rusisë që nga rënia e Soledarit, një qytet shumë më i vogël në verilindje të Bakhmutit, gjatë muajit janar.

Bakhmut u kap kryesisht nga forcat e Wagner-it, një grup që përbëhet kryesisht nga të burgosur të patrajnuar të rekrutuar nga burgjet ruse pasi ushtarakët e rregullt rusë u treguan shumë të çorganizuar, të dekurajuar dhe të trajnuar dobët.

Wagner filloi sulmet me valë njerëzore, të quajtura “marshime mishi”, gjatë muajit dhjetor. Ato u mbështetën nga zjarri masiv i artilerisë dhe mortajave pothuajse gjatë gjithë orarit, si dhe nga sulmet ajrore.

Një ekspert i lartë ushtarak ukrainas tha se Wagner po përballet me humbje kolosale të fuqisë punëtore dhe pajisjeve.

“Kjo është një fitore pirike për Wagnerin”, tha për Al Jazeera, gjenerallejtënant Ihor Romanenko, ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

“Prigozhin e kupton gjithashtu”, tha ai. Ai thjesht duhej t’i raportonte një rezultat ushtarako-politik [Putinit], diçka ndryshe nga Soledar.

Prigozhin thuhet se i bëri një zotim personal Putinit për të kapur Bakhmutin, edhe pse qyteti kishte humbur rëndësinë e tij transportuese dhe logjistike për forcat e Ukrainës, të cilat ridrejtuan linjat e tyre të furnizimit vitin e kaluar.

Romanenko tha se trupat e Kievit ende kontrollojnë kodrat pranë Bakhmutit, duke parandaluar avancimin e Rusisë drejt qyteteve dhe qytezave shumë të fortifikuara të Chasiv Yar, Konstantinivka, Kramatorsk dhe Sloviansk.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i tha G7-ës se rusët kanë humbur 100 mijë ushtarë atje që nga fillimi i rrethimit në korrik – më shumë se e gjithë popullsia civile e Bakhmutit të paraluftës.

Rusia humbi pesë ushtarakë ndaj secilit të Ukrainës, tha një burim i NATO-s për CNN të dielën.

Prigozhin tha se mercenarët e tij do të tërhiqen nga Bakhmuti pas disa ditësh.

Ata do t’ua dorëzojnë qytetin ushtarakëve të rregullt rusë, tha ai, diçka që mund të rezultojë problematike sepse ata kryesisht përbëhen nga njerëz të mobilizuar së fundmi me stërvitje të dobët dhe moral të ulët.

Ukraina nuk i ka zbuluar kurrë humbjet e saj ushtarake, por ato ishin aq të rënda saqë Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kievit të largohej nga Bakhmut në shkurt, sipas dokumenteve të zbuluara nga ShBA./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

A mund të krijojmë një sistem që do të parashikojë luftërat e ardhshme?

“Ne jemi duke jetuar në një shoqëri në krizë… Dhe ekzistojnë lloje të ndryshme të ardhme jo të dëshirueshme”, tha për AFP Sirka Hainonen.

Publikuar

nga

Studiuesit nga e gjithë bota po përpiqen të ndërtojnë një sistem, i cili do t’i japë mundësi njerëzimit të parashikojë konfliktet e dhunshme përpara se ato të shpërthejnë, dhe në këtë mënyrë t’i parandalojë ato. Ata do të shqyrtojnë përparimet dramatike në Inteligjencën Artificiale vitet e fundit, dhe se si mund të ndikohen vendimet e marra nga udhëheqësit e botës, në një kohë kur lufta në Ukrainë e ka ndryshuar situatën për dhjetëra miliona njerëz.

“Ne jemi duke jetuar në një shoqëri në krizë… Dhe ekzistojnë lloje të ndryshme të ardhme jo të dëshirueshme”, tha për AFP Sirka Hainonen, profesore e studimeve të së ardhmes në Universitetin Turku në Finlandë. 

Heinonen ishte në mesin e rreth 30 studiuesve nga e gjithë bota që u mblodhën në Gjenevë në fillim të këtij muaji për një raund të parë diskutimesh të fokusuara te “Parashikimi i së ardhmes së Paqes dhe Luftës”.

“Kur i shqyrtojmë krizat e mundshme të së ardhshmes, duhet të gjejmë zgjidhje për t’i parandaluar ato që të ndodhin. Dhe për të ardhmen e preferuar, ne duhet të vendosim se cilat janë hapat dhe masat për t’i bërë ato të ndodhin”, thekson ajo.

Projekti mbështetet nga Fondacioni Parashikues i Shkencës dhe Diplomacisë me seli në Gjenevë (GESDA), Qendra e Gjenevës për Politikat e Sigurisë (GCSP) dhe Shkolla e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit të Kolumbias (SIPA).

Seminari i parë i mbajtur me dyer të mbyllura, u përqendrua në thelb në identifikimin e mënyrave se si mund të ndodhte ky lloj parashikimi. Takimet e tjera që do të mbahen në Nju Jork dhe Gjenevë gjatë këtij viti, mund të shpjegojnë më shumë zhvillime specifike me potencialin për të ndryshuar në mënyrë dramatike rrjedhën e historisë njerëzore.

Ndërsa tema mund të duket se po trajtohet në kohën e duhur, teksa po zhvillohet lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit në seminar theksuan se pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte domosdoshmërisht fokusi i tyre kryesor.

Në vend të kësaj është ambicia për të ndërtuar një sistem për parashikimin e ngjarjeve vite dhe madje dekada përpara, dhe më pas të këshillohen vendimmarrësit se si të lëviznin drejt rezultateve më të mira afatgjata. Në një kohë ndryshimesh të shpejta dhe rrënjësore, të cilat janë shpesh komplekse dhe të ndërlidhura, parashikimi i zhvillimeve me muaj e lëre më pastaj me vite përpara është një sfidë shumë e madhe.

Ekspertët e vënë theksin edhe tek përqendrimi i pushtetit tek kompanitë që menaxhojnë të dhënat tona, dhe vendimet që mund të merren për t’i rregulluar ato. Nga ana tjetër përmendin një mori mundësish por edhe rreziqesh të lidhura me zhvillimin e shpejtë të Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë shfaqjen e robotëve vrasës. Aleksandër Fasel, ambasadori i Zvicrës për diplomacinë shkencore, e vuri theksin mbi shpejtësinë me të cilën ka evoluar AI në vetëm pak muaj që nga dalja në skenë e ChatGPT, duke nxitur apele për një moratorium derisa të analizohen mirë pasojat e tij.

“Thirrje të tilla janë një provë e gjallë se ne kemi nevojë për një instrument të parashikimit të ngjarjeve. ChatGPT është një çikërrimë në krahasim me atë që po vjen”- thekson ai. Për të kuptuar vështirësinë e parashikimit të zhvillimeve pas 25 viteve, Fasel na fton të kthehemi 25 vite më parë. “Në prillin e 1998-ës Putini nuk ishte ende në pushtet. Ne nuk ia dinim as emrin. Nuk kishte asnjë smartfon. Dhe kjo na jep një shembull të vogël të sfidës së madhe që kemi përpara”, thekson ai./Science Alert – Bota.al

Vazhdo të lexosh

Op-Ed

Siguria Kolektive “Defender Europe 2023”

Stërvitja “Defender Europe 2023” tanimë në një cikël kalendarik, mbahet në verën e çdo viti në disa lokacione në të gjithë Evropën.

Publikuar

nga

Shkruan: Prof.Dr.Bahri Gashi

Stërvitja “Defender Europe” është stërvitja më e madhe ushtarake vjetore, shumëkombëshe, e përbashkët në shkallë të gjerë, në komandim e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe vendeve partnere. Stërvitja “Defender Europe 2023” tanimë në një cikël kalendarik, mbahet në verën e çdo viti në disa lokacione në të gjithë Evropën, duke filluar me hapjen solemne që u bë në Prishtinë, si një fillim që do të zgjasë deri në javën e parë të muajit qershor 2023.

Kosova si partnere strategjike e aleatëve dhe nikoqire, vazhdon të qëndroj me krenari e rreshtuar në krah me ShBA-në dhe aleatët e tjerë në Defender Europe 2023. Kjo stërvitje ushtarake tregon seriozitetin e shtetit të Kosovës se forca jonë FSK nuk qëndron e koncentruar vetëm në kapacitetet mbrojtëse, por edhe në prodhim dhe garantim të sigurisë me aleatët që ndërtojnë vlerat e përbashkëta të sigurisë kolektive.

Forca e Sigurisë së Kosovës si nikoqire do të dëshmojë për herë të dytë të kësaj stërvitje ushtarake shumëkombëshme me të gjitha kapacitetet operacionale. Me një pjesëmarrje ushtarake të 25 vendeve, ushtrive me një personel ushtarak prej 22 mijë pjestarë, FSK pritet t’i vë në dispozicion mbi 1 mijë e 300 ushtarë, duke qënë për herë të parë me këtë seriozitet dhe kapacitet operacional të madh ndonjëherë në numër të personelit, hapësira – poligonë dhe pajisje.

Rrugëtimi strategjik i Kosovës, është e arrituara më e madhe pas pavarësisë me formimin e ushtrisë, e cila po profesionalizohet çdo ditë e më shumë, që së shpejti të bëhet edhe pjesë e struktorore të NATO-së. Prezanca e ushtrive aleate në hapësirat e Ballkanit Perëndimor, përmes stërvitjeve ushtarake,  është garanci dhe përkushtim strategjik i yni dhe i partnerëve ndaj këtij rrugëtimi të Kosovës ndrejt NATO-së.

Stërvitja ushtarake Defender Europe 2023 do të vërtetojë kapacite të ndërveprueshmërisë së ushtrive aleate dhe të FSK, për të treguar gatishmërinë e lartë luftarake kurdo që kërkohet nevoja për të demonstruar forcën në proporcion me sulmin në kohë reale.

Sot siguria e Evropës dhe posaçërisht e Ballkanit Perëndimor, është rrezikuar nga diskursi nxitës i Serbisë, ku kurrë nuk ka qenë më në rrezik dhe hapur armiqësor përshkak të ngjarjeve dhe invazionit ushtarak të rus mbi Ukrainën.

Defender Europe 2023, natyrshëm vie si domosdoshmëri dhe përgjigjie e detyruar pas këtij realiteti dhe konstalacioni të ri gjeostrategjik, të definuar midis aleatëve perëndimor dhe botës armiqësore. Nevoja e reagimit gjeopolitik dhe ngritjes  së alarmit të gjendjes së gatishmërisë së lartë, testimit, dinamizimit të demonstrimit të forcave ushtarake të NATO-së karrshi kërcnimeve serioze, tregon për nevojën kësaj gatishmërie dhe këtyre stërvitjeve me qëllim që të ruajmë paqen dhe stabilitetin euroatlantik. 

Siguria e Ballkanit dhe hapsirës evropiane është interes gjeostrategjik i qytetarëve tonë, në rrugën e pakthim drejt NATO-së dhe BE-së, në kohën kur “Defender Europe 23” po zhvillohet në një situatë të tensionuar të luftimeve mbi 15 muajshe pas invazionit rus në Ukrainë, ku mundësia e të papriturave mund të ndalohen vetëm nga ShBA-ja dhe NATO për të garantuar sigurinë dhe ardhmen e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor si pjesë të saj.

Shënim:

(Autori është doktor shkence, profesor në programin për Studime të Sigurisë në UBT, i profilizuar dhe njohës i politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës)

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara