Lajmet

Limon dhe kanellë, një sërë përfitimesh shëndetësore

Nga ana tjetër, kanella ka shumë admirues për vetitë e saj antimikrobiale, anti-kancerogjene, kontrollon sheqerin në gjak, sindromën e zonës së irrituar, etj.

Published

on

Limoni njihet për cilësitë që ka në forcimin e sistemit imunitar, për të detoksifikuar trupin, për të trajtuar tretjen, për të përshpejtuar përtharjen e puçrrave, për të minizmuar shenjat në lëkurë dhe për humbje peshe.

Nga ana tjetër, kanella ka shumë admirues për vetitë e saj antimikrobiale, anti-kancerogjene, kontrollon sheqerin në gjak, sindromën e zonës së irrituar, etj.

Duke kombinuar këta dy përbërës, do të përftoni një nga përzierjet më të shëndetshme në planet. Lexoni më poshtë për çfarë e kemi fjalën.

Shërimi i puçrrave ose akneve

Disa pika lëng limoni dhe një lugë çaji kanellë pluhur krijojnë një pastë shumë të efektshme për përtharjen e puçrrave dhe akneve.

Vetitë antimikrobiale të kanellës ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve ndërsa aciditeti i butë i lëngut të limonit jo vetëm që përshpejton përtharjen e puçrrave, por eliminon edhe kruajtjet. Thjesht aplikoni pastën dhe lajeni fytyrën me ujë pas 15 minutash.

Lehtëson dhimbjet dhe ënjtjet e kyçeve

Miliona njerëz në gjithë botën vuajnë nga problemet me artritin. Nëse kyçet tuaja janë të prekura nga inflamacioni, janë të ngurtë dhe ju dhembin, atëherë ju limitojnë në lëvizjen dhe aktivitetin fizik të përditshëm.

Në lidhje me këtë problem, mund të përfitoni shumë nga kombinimi i lëngut të limonit me kanellën. Çdo mëngjes, pini një gotë ujë me dy lugë çaji kanellë pluhur, 1 lugë çaji mjaltë dhe një limon të shtrydhur. Kjo përbërje kundra artritit duhet pirë para se të hani mëngjes.

Ndihmon në humbjen e peshës

Në vend që të përdorni suplemente për humbje peshe të cilat shoqërohen nga shumë efekte anësore, kërkoni për produkte natyrale që ndihmojnë në rënien në peshë pa pasoja.

Lëngu i limonit ka veti të shkëlqyera kundra djegies së yndyrave ndërsa kanella rrit shkallën metabolike duke bërë që të humbisni më shumë kalori dhe yndyra. Nëse shtoni lëng limoni dhe kanellë pluhur tek çaji jeshil, do të shihni çudira.

Kollë dhe ilaç kundra të ftohtit

Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe për të luftuar infeksionet. Kanella pluhur, nga ana tjetër, është e aftë të vrasë bakteret dhe viruset, shkruan EO. Kjo është arsyeja pse kombinimi i të dyjave ju lejon të merrni veten shumë shpejt nga kolla ose të ftohtit.

Nëse ju dhemb fyti dhe keni bajame të ënjtura, shtimi i mjaltit në këtë përzierje është shumë i rekomanduar.

Eliminimi i vijave të holla dhe rrudhave

Disa nga zgjidhjet më efektive kundra plakjes janë edhe metodat natyrale. Lëngu i limonit dhe kanella pluhur janë në gjendje të kthejnë rininë në fytyrën tuaj.

Krijoni një pastë me disa pika limoni dhe kanellë pluhur. Lëreni në fytyrë disa minuta derisa antioksidantët e limonit të riparojnë dëmtimet në lëkurë dhe vetitë e kanellës në përmirësimin e kolagjenit i cili zhduk rrudhat.

Pastrim i thellë i skalpit dhe i flokëve

Për shkak se lëngu i limonit është shumë i pasur me vitaminë C, është një ilaç i shkëlqyer për të qetësuar skalpin e irrituar. Aciditeti i butë i limonit ndihmon për të eliminuar formacionet e yndyrës dhe për t’i dhënë shkëlqim flokëve. Kanella nga ana tjetër, ndihmon në eksfolimin dhe ushqyerjen e skalpit.

Masazhimi i lëngut të limonit dhe kanellës tek skalpi para shampoos është një mënyrë e mirë për t’i bërë një pastrim të thellë skalpit duke siguruar flokë më të bukur e të shëndetshëm.

Detoksifikim i trupit

Herë pas here trupi ka nevojë për të nxjerrë jashtë toksinat që ka akumuluar në brendësi të tij. Lëngu i limonit është shumë i dobishëm për mëlçinë, organ primar i pastrimit dhe detoksifikimit. Kanella pluhur përmban antioksidantë që neutralizojnë radikalet e lira dhe parandalojnë dëmtimin qelizor. Me kombinimin e të dyjave, nxjerrja e toksinave nga trupi është shumë.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara