Botë

Ligjvënësit amerikanë, në përpjekje për kompromis për buxhetin

Published

on

Presidenti Donald Trump iu përgjigj të mërkurën pyetjeve lidhur me shqetësimet nëse legjislacioni që do të sigurojë financimin e qeverisë federale pas afatit të 14 marsit, do të përfshijë shkurtime të programeve të sigurimeve shoqërore si Medicaid dhe ndihmave sociale.

“Nuk do t’i prekim ato (programe),” u tha zoti Trump gazetarëve. “Do të kontrollojmë për shpërdorime, natyrisht. Jam i sigurt që jeni dakord për masat për ata që nuk duhet të përfitojnë, për ata që janë këtu në mënyrë të paligjshme dhe të tjerë që kanë shkelur ligjin”.

Këto shkurtime të mundshme janë një nga çështjet që ligjvënësit po përpiqen të zgjidhin përpara se një projekt-ligj për buxhetin e përkohshëm të skadojë pas më pak se dy javëve.

Të martën, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson siguroi votat e mjaftueshme për të miratuar një projektligj për buxhetin, duke hedhur hapin e parë drejt shkurtimit të taksave dhe paralelisht, shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Buxheti i miratuar me 217 vota pro dhe 215 kundër u kritikua nga ligjvënësit demokratë, të cilët e quajtën “të papërgjegjshëm”.

“Ne premtuam të respektojmë agjendën e plotë të Presidentit [Donald] Trump, jo vetëm një pjesë të saj, ” u tha zoti Johnson gazetarëve më herët të martën.

Përpara votimit, disa ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve shprehën shqetësim për nivelin e lartë të shpenzimeve dhe shtimin e deficitit që do të shkaktohej nga vazhdimi i shkurtimit të taksave. Shqetësimi i tyre lidhet me faktin se fondet e munguara në buxhet për shkak të shkurtimit të taksave, është pothuajse e pamundur të kompensohen pa shkurtuar programet kryesore sociale që ndihmojnë votuesit amerikanë. Senati, në variantin e tij të buxhetit, propozon që shkurtimi i taksave të bëhet në një moment të dytë, me një tjetër projektligj, më vonë gjatë këtij viti.

“Jo vetëm që po punojmë për të gjetur kursime për taksapaguesit amerikanë, një përdorim më të mirë dhe më efikas të parave të tyre, por ne gjithashtu kemi një detyrim moral për të ulur borxhin”, tha ligjvënësi Johnson.

Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje ligjvënësve që të miratojnë “një projektligj të madh dhe të bukur” që do të përfshinte pjesët kyçe të axhendës së tij politike.

Pavarësisht se Presidenti Trump kishte shprehur preferencën e tij për versionin e Dhomës së Përfaqësuesve të projektligjit për buxhetin, Senati të premten e kaluar miratoi një projektligj për financimin e qeverisë, i cili parashikon 150 miliardë dollarë për mbrojtjen dhe 175 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit. Ky projektligj gjithashtu shmang shkurtimet e debatueshme të programit ‘Medicaid’, programi i sigurimeve shëndetësore për të varfrit, që parashikon projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësi republikan Tony Gonzales udhëhoqi një grup prej shtatë republikanësh të Dhomës së Përfaqësuesve që janë shprehur kundër shkurtimit të programit të kujdesit shëndetësor “Medicaid”, si dhe ndihmave ushqimore dhe programeve të tjera sociale.

“Shkurtimi i programit “Medicaid” do të kishte pasoja serioze, veçanërisht në komunitetet rurale dhe kryesisht hispanike, ku spitalet dhe shtëpitë e azilit për të moshuarit tashmë po ndeshen me vështirësi në përpjekjet për të shmangur mbylljen”, thanë ligjvënësit në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson javën e kaluar.

Presidenti Trump postoi në rrjetin social Truth Social javën e kaluar se “Dhoma e Përfaqësuesuve dhe Senati po bëjnë një punë SPEKTAKOLARE, duke punuar së bashku si një EKIP i unifikuar dhe i pamposhtur, megjithatë, ndryshe nga versioni i senatorit Lindsey Graham, projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve zbaton në mënyrë të PLOTË axhendën time Amerika e Para, GJITHÇKA, jo vetëm pjesë të tij!”

Projektligjet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit tani do të duhet të unifikohen parapara se të dërgohen për nënshkrim tek presidenti.

Nëse ligjvënësit nuk arrijnë një kompromis deri më 14 mars, do të ketë një mbyllje të pjesshme të qeverisë, duke lënë përkohësisht miliona punonjës federalë pa paga dhe duke pezulluar disa shërbime jo thelbësore të qeverisë.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, nuk përjashtoi mundësinë e një projektigji tjetër të financimit afatshkurtër të qeverisë për t’u dhënë ligjvënësve më shumë kohë për të punuar në projektligjin për buxhetin.

“Ne po i mbajmë të gjitha opsionet të hapura, por nuk ka mbetur shumë kohë “, tha senatori Thune për gazetarët të martën.

Senati votoi për versionin e tij të buxhetit, sepse nuk ishte i sigurt se Dhoma e Përfaqësuesve do të mund të miratonte një version të saj të projektligjit për buxhetin.

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer e quajti votimin si hapin e parë drejt dëmtimit të votuesve.

“Nuk ka asnjë dyshim se ky projektligji do të prekë të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara për të rritur pasurinë e njerëzve më të pasur. Kjo është e gabuar. Ne do të përdorim çdo mundësi për të ngritur shqetësimet që po dëgjojmë nga votuesit tanë, do të bashkohemi dhe do të organizohemi me ata për të luftuar këtë ulje taksash për miliarderët”, tha senatori Schumer të martën.

Aktualitet

Trump bën thirrje për mbështetje nga kjo betejë vendimtare për ekonominë dhe Kongresin

Published

on

By

Teksa amerikanët po u drejtohen masivisht kutive të votimit në këto zgjedhje përcaktuese, Presidenti Donald Trump ka shfrytëzuar fjalën e tij për t’u bërë thirrje votuesve që të mbështesin kandidatët e partisë së tij.

Përmes një sërë mesazhesh në platformën Truth Social dhe një interviste telefonike për Fox News, Trump veçoi atë që e cilësoi si përparim ekonomik nën administratën e tij, ndërsa pretendoi gjithashtu se ka “kontroll të plotë” mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Sondazhet e fundit tregojnë se ekonomia dhe çmimet e larta mbeten faktori kryesor që po përcakton votën e qytetarëve, ku një pjesë e mirë e elektoratit po shprehet e shqetësuar për menaxhimin e sfidave ekonomike dhe efekteve të konflikteve ndërkombëtare.

Rezultati i këtij votimi do të jetë përcaktues për të ardhmen e legjislativit amerikan, pasi do të vendosë nëse Republikanët do të ruajnë shumicën në Kongres apo nëse Demokratët do të marrin kontrollin e dhomave përfaqësuese.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Hapen qendrat e votimit në SHBA: Nis beteja zgjedhore me pjesëmarrje masive

Published

on

By

Procesi i votimit për zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fazën më intensive, me hapjen e qendrave të votimit nga Bregu Lindor e deri në pjesën qendrore të vendit. Ndërsa miliona qytetarë po u drejtohen kutive të votimit në shtete kyçe si Pennsylvania, Florida, Georgia, Michigan dhe Ohaio, të dhënat zyrtare tregojnë se procesi ka nisur me një pjesëmarrje masive falë votimit të hershëm.

Mbi 58 milionë amerikanë e kanë ushtruar tashmë të drejtën e tyre të votës përmes postës ose personalisht ditët e fundit, duke reflektuar një interesim të lartë në këto zgjedhje përcaktuese.

Këto zgjedhje mbartin një peshë të jashtëzakonshme politike, pasi rezultati i tyre do të përcaktojë kontrollin e Kongresit Amerikan. Republikanët synojnë të mbrojnë shumicën e tyre të ngushtë në të dyja dhomat për të çuar përpara prioritetet legjislative të administratës, ndërsa Demokratët kërkojnë të përmbysin balances e forcave për të marrë në dorë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Vëmendja kryesore mbetet te shtetet e ashtuquajtura “fushëbetejë”, ku gara pritet të jetë jashtëzakonisht e ngushtë dhe numërimi i votave mund të zgjasë me orë të tëra pas mbylljes së qendrave.

Prirja e garës është shoqëruar edhe me zhvillime të papritura brenda taborëve politikë, veçanërisht në shtetin e Michigan-it. Kongresmenja me përvojë nga radhët e Demokratëve, Haley Stevens, ka shkaktuar reagime të shumta brenda partisë së saj pasi doli publikisht në mbështetje të kandidatit republikan për Senat, Mike Rogers. Stevens e arsyetoi vendimin e saj duke kritikuar fushatën e rivalit demokrat El-Sayed për gjuhë përçarëse dhe qasje përjashtuese. Me qendrat e votimit që vazhdojnë të presin votuesit gjatë gjithë ditës, rezultatet e para zyrtare pritet të fillojnë të rrjedhin vetëm në orët e vona të mbrëmjes. /BBC/ – /REUTERS/ foto

 

Continue Reading

Lajmet

SHBA sulmon ishullin strategjik të Iranit në Ngushticën e Hormuzit

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ushtarake në ishullin Qeshm të Iranit, i cili gjendet në Ngushticën e Hormuzit, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë për rrjetin CBS. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se të hënën janë dëgjuar disa shpërthime radhazi në ishull.

Zyrtarët amerikanë i përshkruan sulmet si mbrojtëse dhe të kufizuara, duke sqaruar se ato erdhën si përgjigje ndaj veprimeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, i cili kishte shënjestruar një avion ushtarak amerikan.

Ky veprim ushtarak vjen në prag të zgjedhjeve të sotme të mesmandatit në SHBA, që do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit. Presidenti Donald Trump është përballur me presion edhe nga brenda partisë së tij për t’i dhënë fund konfliktit të hapur që filloi në shkurt pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Pavarësisht goditjes, Trump deklaroi se nuk ka nxitim për të shkallëzuar më tej sulmet.

“Në një mënyrë ose në një tjetër, ne do të bëjmë diçka, por nuk ka nxitim. Ne i gjymtuam financiarisht. Ata nuk kanë para, nuk kanë benzinë dhe populli i tyre po lodhet shumë nga kjo”, tha Trump për agjencinë Axios.

Paralelisht me veprimet ushtarake, diplomacia vazhdon pas skenës. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, konfirmoi për IRNA-n se po zhvillohen bisedime “shumë intensive” me SHBA-në nëpërmjet ndërmjetësve. Ai theksoi se Teherani është i përgatitur si për skenarë diplomatikë ashtu edhe ushtarakë, duke i lënë në dorë Uashingtonit të zgjedhë mes rrugës së negociatave ose gabimit të agresionit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara