Lajmet

​Ligji i ri për pronën publike, kërkohet transparencë dhe efikasitet në administrim

Published

on

Kosova po përgatitet të kalojë një transformim të rëndësishëm në menaxhimin e pronës publike dhe të drejtat pronësore, me miratimin e një ligji të ri që synon të sjellë transparencë dhe efikasitet.

Në kuadër të Komiteti ndërministror për administrimin e tokës dhe infrastrukturës kombëtare për informacionin hapësinor në Kosovë, Ardian Mehmeti nga Ministria e Drejtësisë ka thënë se fakti se vet miratimi i këtij ligji të ri si një ligj substancial është sfidë në vete për arsyeje se kërkon një angazhim të madh institucional në hartimin dhe harmonizimin e ligjeve të veçanta që rregullojnë këtë pjesë me ligjin për pronën publike tani e tutje.

Mehmeti ka shtuar se kjo do të sigurojë një transparencë dhe administrim të përgjithshëm me pronën publike në mënyrë që të promovohet ruajtja e vlerës së pronës publike dhe shfrytëzimi efikas për realizimin e qëllimeve ekonomike, infrastrukturore dhe qëllimet tjera të parapare në interes publik.

“Me përjashtim të pronës private llojet e tjera të pronës nuk janë të përkufizuara në mënyrë të qartë në Republikën e Kosovës në shumë raste shprehjet e përdorura në ligjet aktuale kanë dykuptimshmëri dhe krijojnë konfuzion dhe pasiguri juridike lidhur me autorizimet për administrimin e pronës publike dhe të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ai autorizim. Prandaj, si Ministri e Drejtësisë kemi marrë iniciativën që të hartojmë një ligj të ri, për herë të parë në Republikën e Kosovës me qëllim që të sigurojmë një përkufizim standard të pronës publike, të qartësojmë kategoritë e pronës publike, format si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me dispononim, shfrytëzimin, mbrojtjen, dhe mbikëqyrjen, menaxhimin, vlerësimin e sendeve dhe të tjera që janë në pronësi publike. Kjo do të sigurojë një transparencë dhe administrim të përgjithshëm me pronën publike në mënyrë që të promovohet ruajtja e vlerës së pronës publike dhe shfrytëzimi efikas për realizimin e qëllimeve ekonomike, infrastrukturore dhe qëllimet tjera të parapare në interes publik”, tha Mehmeti.

Në anën tjetër, Korab Ahmetaj ka realizuar një prezantim nga aktiviteti i USAID-it, Qeverisja e Pronës.

Ahmetaj ka thënë se me këtë aktivitet synohet të përmirësohet sistemi i të drejtave pronësore në përgjithësi në vend, kështu duke rritur formalizmin dhe regjistrimin e pronave në sistemin e informacioneve kadastrale të tokës në Kosovë.

“Aktiviteti i USAID, qeverisja e pronës është një aktivitet pesëvjeçar që në thelb synon të përmirësojë sistemin e të drejtave pronësore në përgjithësi në Kosovë, duke rritur formalizimin dhe regjistrimin e pronave në sistemin e informacioneve kadastrale të tokës në Kosovë, duke reduktuar korrupsionin, rritur fuqizimin e grave në të drejtat pronësore dhe mbi të gjitha si qëllim kryesor është që të avancojë zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Republikës së Kosovës. Për ta arritur këtë qëllim, parësor dhe kryesor, aktiviteti i USAID, qeverisja e pronës ka ndarë tre objektiva kryesore që ka të bëjë me rritjen e të drejtave formale apo regjistrimin e të drejtave pronësore në kadastër, duke standardizuar proceset dhe praktikat që janë në Kosovë, rritjen e angazhimit aktiv të shoqërisë civile dhe qytetarëve me institucionet kur kemi të bëjmë me te drejtat pronësore si dhe angazhimin më të madh të sektorit privat për të forcuar regjimin e te drejtave pronësore në Kosovë”, tha ai.

Ndërkaq, Idriz Shala ka folur për rolin e gjeoinformacionit në REKOS 2024: Metodat Inovative dhe Standardet për të. Ai ka thënë se projekti i regjistrimit të popullsisë është një ndër projektet më të mëdha, komplekse dhe kushtueshme për një vend.

“Projekti i regjistrimit të popullsisë është një ndër projektet më të mëdha, komplekse dhe kushtueshme për një vend. Kosova e realizoj këtë projekt, i dyti me radhë pas pavarësisë së vendit…ASK ka siguruar rreth 3 mije e 500 tabletë, të gjithë kanë qenë të lidhur me internet, kartela, të dhënat janë transmetuar direkt në server pas çdo interviste, të dhënat kanë qenë të koduara, masa shtesë ka pas për çështje të sigurisë së sistemit. Cilësia e të dhënave është shumë e lartë krahasim me regjistrimin e kaluar, teknologjitë e aplikuara, sistemi i monitorimit dhe shfrytëzimi i burimeve tjera paraprake ndihmuan në cilësi…Në raport me 2011, piramida ka marrë orientim tjetër, është duke u plakur popullsia e Kosovës”, tha ai.

Komiteti ndërministror për administrimin e tokës dhe infrastrukturës kombëtare për informacionin hapësinor në Kosovë, ka mbajtur takimin e radhë në të cilën u theksua rëndësia e së drejtës së pronësisë.

Aktualitet

Rektori i UBT-së, folës kryesor në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të Institutit Pedagogjik të Kosovës

Published

on

Në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare me temën: “Arsimi gjatë gjithë jetës: qasje gjithëpërfshirëse nga fëmijëria e hershme deri te arsimi profesional”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte folës kryesor, ku ndau vizionin e tij për transformimin e arsimit në Kosovë dhe rajon.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se nuk mjafton vetëm pjesa universitare për të ndërtuar një sistem funksional, por është e domosdoshme lidhja e saj me arsimin parauniversitar.

“Procesi i ndërtimit të një sistemi arsimor gjithëpërfshirës nuk ka qenë i mjaftueshëm vetëm me arsimin universitar. Është dashur të krijojmë edhe sistemin parauniversitar, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të kenë një qasje më të lehtë në tregun e punës”, tha ai.

Ai foli për kalimin nga klasa tradicionale drejt klasave digjitale, duke prezantuar konceptet inovative të zhvilluara edhe në UBT:

Klasa 2.0 – me laboratorë, kompjuterë, hapësira për gaming, hackathon dhe eksperimente praktike.

Klasa 3.0 – që solli dimensionin virtual dhe perceptimin 3D, duke rritur njohuritë dhe kompetencat e studentëve.

Klasa 4.0 – sistemi më i avancuar, që integron të gjitha teknologjitë smart dhe Inteligjencën Artificiale (AI).

“Nga klasa tradicionale kemi kaluar në klasa 2.0 e 3.0, ndërsa sot jemi në gjendje të aplikojmë edhe klasën 4.0, ku studentët përjetojnë kompetencat e së ardhmes në mënyrë reale dhe të menjëhershme”m u shpreh Rektori Hajrizi.

Ai shtoi se për Kosovën ky transformim ka pasur një rëndësi të madhe, pasi teknologjitë e reja e kanë bërë arsimin më të qasshëm dhe më të lirë.

“Nëpërmjet digjitalizimit, ne e kemi ulur koston e arsimit deri në 60%. Arsimi sot është më i shpejtë, më i qasshëm dhe më i lidhur me nevojat e tregut”, theksoi ai.

Një tjetër pikë e rëndësishme që ai ngriti ishte vendosja e Inteligjencës Artificiale (AI) në gjithë strukturën arsimore të UBT-së.

“Ne kemi integruar AI në të gjithë strukturën e UBT-së, duke krijuar një qendër unike në Ballkanin Perëndimor, ku studentët dhe nxënësit detyrimisht përdorin teknologjitë e së ardhmes”, theksoi Rektori Hajrizi.

Konferenca vazhdoi me një panel diskutimi mbi temat e trajtuara nga folësit kryesorë. U theksua se, përkundër zhvillimeve teknologjike, roli i familjes, brezit dhe shoqërisë nuk mund të eliminohet, pasi mbeten elementë themelorë të modelit tradicional të edukimit.

Continue Reading

Lajmet

E konfirmuar: U dha drita jeshile për shitjen e stadiumit San Siro

Published

on

Në Milano është arritur një hap vendimtar për të ardhmen e San Siros, ku kryebashkiaku Xhuzepe Sala konfirmoi se Bashkia ka gjetur akordin me Milanin dhe Interin për shitjen e stadiumit historik.

Dokumenti pritet të kalojë në bordin ekzekutiv duke mbyllur një çështje që ka zgjatur prej vitesh.

Sipas Salas, objektivi është që impianti i ri të jetë gati brenda vitit 2031, pasi UEFA ka paralajmëruar se Euro 2032 nuk do të ndalet në Milano nëse San Siro mbetet në gjendjen aktuale.

Detajet financiare të shitjes ende nuk janë bërë publike, por marrëveshja shihet si zgjidhja përfundimtare pas shumë polemikash dhe alternativash të hedhura në tavolinë.

Tani klubeve u hapet rruga për të ndërtuar një stadium modern, në nivel me standardet evropiane, duke ruajtur gjithashtu lidhjen e fortë me zemrën e qytetit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Paul Williams përfundon dëshminë në Hagë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka përfunduar dëshminë Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Dëshmia e Williams zgjati një ditë e gjysmë, ku tha se në cilësinë e këshilltarit juridik kishte punuar pa pagesë për delegacionin kosovar gjatë punimeve për marrëveshjen e Rambujesë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjatë fundit të dëshmisë së tij, ai u mor në pyetje edhe nga mbrojtja e Jakup Krasniqit pasi pati pyetje shtesë.

Ndryshe, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq tha se nuk do të kenë dëhsmitarë tjetër për sot. Ndërsa, për javën e ardhshme do të jetë vetëm një, e që dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën në mëngjes.

Me kaq përfundoi seanca e sotme për të vazhduar të hënën me dëshmitarin e tretë të mbrojtjes./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi takon ambasadoren greke, flasin për zhvillimet politike në vend

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, PDK-ja bën të ditur se në fokus të diskutimit mes tyre, ishin zhvillimet e përgjithshme në vend.

Me theks të veçantë ato politike dhe mbarëvajtja e fushatës zgjedhore”, thuhet tutje në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara