Aktualitet

Ligjërohen “arkivolët e vetëvrasjes”

Këto pajisje që kanë rolin e arkivolit quhen “Sarco Suicede Pods”.

Published

on

Zvicra ka ligjëruar “kapsulat e vetëvrasjes” portative, të cilat mund të transportohen në vendet e preferuara dhe të përdoren nga personat që duan të vrasin veten.

Këto pajisje që kanë rolin e arkivolit quhen “Sarco Suicede Pods” dhe janë krijuar për personat që duan të kryejnë eutanazi. Kjo procedurë është e ligjëruar në Zvicër që nga viti 1942, me rreth 1300 persona që e kanë bërë këtë gjë vetëm në vitin 2020.

Shpikësi i këtyre arkivolëve, Dr. Philip Nitschke, i njohur në opinionin publik të Zvicrës si Dr. Vdekja për shkak të aktivizmit të tij pro eutanazisë, tha se makineria mund të vihet në punë kudo, madje edhe nga vetë personi që ndodhet brenda saj.

“Pajisjen mund ta çosh në një vend të bukur dhe aty të nisësh procedurën. Mund ta bësh vetë, por mund të bëhet edhe një eutanazi e asistuar. Arkivoli funksionon duke ulur nivelin e oksigjenit në organizëm. Për ta përdorur pajisjen, duhet t’i përgjigjesh fillimisht një pyetësori “online” dhe të japësh prova që vendimi për t’i dhënë fund jetës tënde është 100% personal”, shpjegon Dr. Vdekja.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan: Mashtroi një familje me bileta aeroplani

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrimi i konsumatorëve”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari i kishte marrë një shumë parash një familjeje, duke u premtuar rrejshëm se do t’u siguronte bileta udhëtimi me aeroplan.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedua të mëtejshme ligjore./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara