Sport

Liga e Kampionëve zgjedh formacionin më të mirë të javës

Published

on

Tifozët kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës në faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve, ku dominohet nga lojtarët e Chelseat.

Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të martën u zhvilluan dy lojë, ku Real Madridi triumfoi në shtëpi ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1, ndërsa Manchester City mposhti 2-1 Borussia Dortmundin.

Të mërkurën u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera, ku Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munichun në udhëtim 3-2, ndërsa Chelsea triumfoi te Porto 0-2.

Pas këtyre katër ndeshjeve, faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve kërkon votimin e tifozëve për formacionin më të mirë të javës.

Nga votat e tifozëve, Chelsea është ekipi me më së shumti përfaqësues, pasi ka katër sosh, ndërsa pasohet nga City me tre dhe PSG e Bayerni nga dy.

Formacioni i javës: Mendy; Azpilicueta, Marquinhos, Chilwell; Mount, Foden; Asensio, De Bruyne, Vinicius Jr; Neymar, Mbappe;

Sport

Ermal Hadribeaj do të boksojë për titullin e botës në versionin WBC

Published

on

By

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj do të ketë mundësinë më të madhe të karrierës së tij, pasi më 17 tetor do të duelojë me kampionin amerikan Sebastian Fundora për titullin e botës në kategorinë WBC Super Welterweight.

Lajmi është konfirmuar të enjten, ndërsa Hadribeaj do të hyjë në ring si sfiduesi i detyrueshëm i kampionit. WBC është një nga katër organizatat më prestigjioze të boksit profesionist në botë dhe duelet për titujt e saj konsiderohen kampionate botërore.

Hadribeaj, 32 vjeç, është me origjinë nga Tirana, por jeton dhe zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mbetet i pamposhtur në boksin profesionist, me bilanc prej 23 fitoresh dhe asnjë humbjeje.

Të drejtën për të sfiduar Fundorën e siguroi më 23 maj, kur në Oberhausen të Gjermanisë mposhti francezin Bakary Samake dhe fitoi titullin WBC Silver Super Welterweight, duke u bërë sfiduesi zyrtar për titullin botëror.

Në anën tjetër, Sebastian Fundora, 28 vjeç, nga Shtetet e Bashkuara, është kampioni aktual i kategorisë. Ai ka zhvilluar 25 duele në boksin profesionist, duke regjistruar 24 fitore dhe vetëm një humbje.

Organizatorët pritet të konfirmojnë në ditët në vijim vendin ku do të zhvillohet meçi i shumëpritur më 17 tetor.

D.L

Continue Reading

Sport

UEFA ashpërson tonet ndaj FIFA-s: “Nuk mund ta përdorë futbollin për të pasuruar veten dhe miqtë e saj”

Published

on

By

Konfederata Evropiane e Futbollit ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj planeve të FIFA-s për të lejuar investime private në garat kryesore të futbollit botëror, përfshirë Kupën e Botës, duke akuzuar organin qeverisës të futbollit se po e përdor sportin për interesa financiare.

Në një komunikatë të re, UEFA pretendon se FIFA u ka vendosur federatave anëtare një afat për të mbështetur propozimin e saj, duke paralajmëruar se, në të kundërtën, mund të humbasin një pagesë të njëhershme financiare.

“Sot mësuam për afatin që FIFA u ka vendosur federatave për të mbështetur propozimin e saj ose për t’u përballur me tërheqjen e pagesës së njëhershme. Kjo tregon gjithçka që duhet të dini për këtë plan”, thuhet në reagimin e UEFA-s.

Sipas konfederatës evropiane, pas konsultimeve me federata, liga, klube dhe aktorë të tjerë të futbollit, është konstatuar se kundërshtimi ndaj projektit të FIFA-s po rritet.

“Pas diskutimeve me shumë palë të interesuara në futboll, UEFA e di se ekziston një kundërshtim i konsiderueshëm dhe në rritje ndaj kësaj skeme. FIFA nuk mund të vazhdojë ta përdorë sportin tonë për të pasuruar veten dhe miqtë e saj”, thuhet më tej në deklaratë.

UEFA thekson se zhvillimi i futbollit duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe në interes të të gjithë komunitetit të këtij sporti.

“Ne mund ta zhvillojmë lojën në mënyrën e duhur. Ka ardhur koha që përparësi t’u jepet federatave, klubeve, ligave, lojtarëve dhe tifozëve, e jo interesave të ngushta financiare”, përfundon komunikata e UEFA-s.

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s është intensifikuar ditët e fundit, pasi organi qeverisës i futbollit botëror synon të krijojë një njësi të re tregtare, ku investitorët privatë do të kenë mundësi të blejnë aksione në kompeticionet më të rëndësishme të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës.

D.L

Continue Reading

Sport

Neymar i jep fund aventurës me Brazilin: “Koha ime me kombëtaren ka përfunduar”

Published

on

By

Neymar ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga Kombëtarja e Brazilit, duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë dhe të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare.

Ylli i Santosit njoftoi vendimin pas një fushate zhgënjyese të Brazilit në Kupën e Botës 2026, ku “Seleçao” u eliminua në fazën e 1/8 së finales nga Norvegjia, nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Sulmuesi brazilian shfrytëzoi rastin për t’iu përgjigjur edhe raportimeve të fundit në media, sipas të cilave ai kishte pasur sjellje të papërshtatshme ndaj futbollistëve më të rinj në dhomën e zhveshjes së Santosit. Neymar i hodhi poshtë këto pretendime dhe u përqendrua te trashëgimia e tij me fanellën e Brazilit.

Duke reflektuar mbi karrierën e tij me kombëtaren, 34-vjeçari theksoi se nuk ka asnjë pendesë për kontributin e dhënë dhe se gjithmonë ka luajtur me përkushtim maksimal për fanellën e verdhë.

“Koha ime me kombëtaren ka përfunduar. Kam bërë histori, kam qenë shumë i lumtur, kam dhënë gjakun dhe jetën time. Gjithmonë kam luftuar për këtë fanellë, por tani nuk dua më”, deklaroi Neymar.

Vendimi i tij shënon fundin e një epoke për futbollin brazilian. Neymar largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Brazilit dhe një prej figurave më të rëndësishme të saj gjatë më shumë se një dekade.

Pas mbylljes së aventurës ndërkombëtare, sulmuesi pritet të përqendrohet te karriera në nivel klubesh me Santosin, skuadrën ku nisi rrugëtimin e tij profesional.

Momenti i lamtumirës ishte veçanërisht emocional në “MetLife Stadium” në New Jersey, ku Neymar u pa duke qarë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës. Pavarësisht se realizoi një penallti në sekondat e fundit të takimit, ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain nuk arriti ta fshihte zhgënjimin, pasi rrugëtimi i tij 16-vjeçar me kombëtaren përfundoi në mënyrën më të dhimbshme.

D.L

Continue Reading

Sport

Hasan Hyseni transferohet në Kirgistan

Published

on

By

Futbollisti kosovar Hasan Hyseni ka bërë një lëvizje të veçantë në karrierën e tij, duke u transferuar në futbollin e Kirgistanit.

Sulmuesi anësor, i cili në vitet e fundit është renditur ndër lojtarët më të spikatur në pozitën e tij në futbollin kosovar, ka nënshkruar kontratë me skuadrën FC Asia.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kirgiz, i cili ka mirëpritur afrimin e futbollistit nga Mitrovica.

“Jemi të kënaqur të mirëpresim një sulmues të ri nga Kosova në ekipin tonë. I urojmë Hysenit ndeshje emocionuese, paraqitje të sigurta, gola të bukur dhe shumë fitore me ekipin tonë. Urojmë që kjo fazë të jetë e suksesshme si për lojtarin ashtu edhe për klubin”, ka shkruar FC Asia në njoftimin zyrtar.

FC Asia konsiderohet një nga klubet më të mira të kampionatit të Kirgistanit. Aktualisht, skuadra ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 33 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve, ndërsa lideri i kampionatit ka 38 pikë.

Hyseni pritet të jetë në dispozicion të ekipit të ri dhe mund të bëjë debutimin e tij që në fundjavë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara