Sport

Liga e Kampionëve 2021/22 – Të gjitha të rejat që duhet t’i dini

Published

on

Edicioni i 67 i garës më të madhe evropiane, i 30 prej që është emëruar UEFA Liga e Kampionëve, është paraparë që edicionin 2021/22 ta zhvillojë brenda datave 22 qershor 2021 deri më 28 maj 2022.

Edicioni 2021/22 i Ligës së Kampionëve do të përbëhet prej 26 skuadrave që kualifikohen automatikisht dhe prej gjashtë skuadrave të cilave ju nevojitet faza e “Play-Off” për tu kualifikuar.

Më poshtë e gjeni të bashkangjitur sistemin se si do të kualifikohen ekipet në Ligën e Kampionëve, në bazë të ligave përkatëse për edicionin 2021/22.

2020/21 UEFA Fituesi e Ligës së Kampionëve, 2020/21 UEFA Fituesi i Ligës së Evropës, Spanjë – 4 ekipe, Angli – 4 ekipe, Gjermani – 4 ekipe, Itali – 4 ekipe, Francë – 2 ekipe, Portugali – 2 ekipe, Rusi – 1 ekip, Belgjikë – 1 ekip, Ukrainë – 1 ekip dhe Holandë – 1 ekip.

Po ashtu nga UEFA është shpjeguar edhe si do të funksionojë kualifikimi së bashku me data se kur do të zhvillohen ndeshjet.

Gjatë edicionit 2020/21 shkaku i pandemisë Covid-19, është prezantuar që në atë edicion të zhvillohen ndeshjet me formatin e vetëm një ndeshjeje për tu zhvilluar, kurse edicionin e ri 2021/22 UEFA ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me formatin e vjetër, respektivisht me ndeshje si vendas dhe mysafirë.

Faza e grupeve

14/15 shtator 2021: Ndeshjet e javë së 1

28/29 shtator 2021: Ndeshjet e javë së 2

19/20 tetor 2021: Ndeshjet e javë së 3

2/3 nëntor 2021: Ndeshjet e javë së 4

23/24 nëntor 2021: Ndeshjet e javë së 5

7/8 dhjetor 2021: Ndeshjet e javë së 6

Faza e eliminatorëve

15/16/22/23 shkurt dhe 8/9/15/16 March 2022: Raundi i 16

5/6 dhe 12/13 prill 2022: Çerekfinalet

26/27 dhe 3/4 maj 2022: Gjysmëfinalet

28 maj 2022: Finalja

Finalja e Ligës së Kampionëve e edicionit 2021/22 do të zhvillohet në stadiumin “Saint Petersburg” në Rusi. Ky stadium është dizajnuar nga arkitekti japonez Kisho Kurokawa, dhe është stadiumi i skuadrës ruse Zenit St. Petersbourg që nga viti 2017.

Sport

​Atalanta e Gjimshitit zgjat agoninë e Fiorentinës

Published

on

Futbollistët e Atalantës mposhtën Fiorentinën me rezultat 2:0, në xhiron e 13-të të Serie A, ku ndeshja u dominua nga skuadra vendase, e cila tregoi edhe një herë dëshpërimin që Fiorentina ka ofruar këtë sezon.

Skuadra e Berat Gjimshitit kaloi në epërsi në minutën e 41-të me anë të Kossounou, me një asistim nga De Ketelaere.

Në pjesën e dytë pamë një tjetër gol, përsëri në portën e “Viola”, dhe shënuesi i golit të dytë për ekipin vendas ishte Lookman në minutën e 51-të.

Atalanta është e 11-ta në tabelë me 16 pikë, ndërsa Fiorentina e parafundit me vetëm gjashtë pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Volejbollistja Julia Azevedo shpëton mrekullisht pas një sulmi me armë në Rio de Janeiro

Published

on

Volejbollistja braziliane Julia Azevedo, 28 vjeç, ka mbijetuar pas një tentative grabitjeje gjatë së cilës u qëllua në shpinë në Rio de Janeiro.

Ngjarja ndodhi ndërsa ajo po udhëtonte me babanë e saj, Marcos, i cili gjithashtu shpëtoi. Plumbi kaloi pranë shtyllës kurrizore dhe organeve vitale të Azevedos, duke e shpëtuar nga pasoja më serioze.

Julia ndau përvojën në Instagram, duke thënë se ndihet “e lindur përsëri” dhe se do të bëjë një pushim të përkohshëm nga volejbolli për t’u rikuperuar. Ajo falënderoi stafin mjekësor, policinë dhe tifozët për mbështetjen.

Babai i saj, i cili është nënkryetar i klubit Tijuca Tenis Clube, shprehu mirënjohje ndaj Zotit që familja e tij ka mbijetuar.

Azevedo pritet të rikthehet në stërvitje brenda një muaji dhe shpreson të luajë në ndeshjen e fundit të Superligës më 22 dhjetor.

Klubi i saj konfirmoi se volejbollistja është jashtë rrezikut për jetën dhe po shërohet në shtëpi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Pas fitores ndaj Barcelonës, Terry shpërthen në lavde për yllin e Chelseat

Published

on

John Terry ka lavdëruar Marc Cucurellën, duke e cilësuar si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, pas triumfit 3-0 të Chelseat ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ish-kapiteni legjendar i londinezëve u shpreh se e impresionuan agresiviteti, forca në duelet një-kundër-një e kontributi ofensiv i spanjollit:

“Ai është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin botëror për momentin. Ka gjithçka që dua të shoh te një lojtar i Chelseat.”

Cucurella ishte ndër lojtarët më vendimtarë të ndeshjes, duke ndalur plotësisht sensacionin e Barcelonës, Lamine Yamal. Edhe Wayne Rooney e vlerësoi për një nga paraqitjet më të forta të një mbrojtësi të majtë në vitet e fundit.

Portieri Robert Sanchez shtoi se bashkëkombësi i tij e kishte Yamalin “krejtësisht nën kontroll” gjatë gjithë takimit.

Mbrojtësi spanjoll ka kaluar një transformim të madh pas një fillimi të vështirë te Chelsea, duke u shndërruar në një lojtar kyç dhe një nga më të qëndrueshmit në dy sezonet e fundit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e plejofit Sllovaki – Kosovë do të luhet në Bratislavë

Published

on

Federata e Futbollit e Sllovakisë ka vendosur që gjysmëfinalen e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Kosovës ta zhvillojë në Bratislavë. Opsione të tjera ishin stadiumet e qyteteve Trnava dhe Košice.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës, Peter Palençik, shpjegoi arsyet pas këtij vendimi:

“Pas shortit të ndeshjeve të plejofit, morëm në konsideratë opsionet. U analizuan stadiumet e Bratislavës, Trnavës dhe Košicës, duke marrë parasysh kushtet, mundësitë dhe kompleksitetin e përgatitjes së një ndeshjeje të tillë. Logjistika për mbërritjen dhe qëndrimin e të dy ekipeve, kapaciteti i stadiumit dhe mundësia e ndërhyrjes në rast të ndonjë situate të paparashikuar ishin faktorë vendimtarë. Në fund, vendosëm që ndeshja të zhvillohet në Bratislavë dhe ia kemi komunikuar këtë edhe UEFA-s”, tha Palençik për “futbalsfz.sk”.

Kapaciteti i stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja është 22,500 ulëse, dhe tribunat janë tërësisht të mbuluara.

Stadiumi u lëshua për shfrytëzim pas rinovimit në vitin 2013. Ndeshja është caktuar për 26 mars, ora 20:45. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara