Magazinë

Liev Schreiber në urgjencë për shqetësime shëndetësore

Published

on

Ajo që filloi me një dhimbje të fortë koke për Liev Schreiber përfundoi me një shtrim urgjent në spital.

Të dielën, më 16 nëntor, aktori kontaktoi mjekun e tij, i cili, shqetësuar nga simptomat, i rekomandoi menjëherë të shkonte në spital.

Sipas TMZ, Schreiber kaloi natën në një spital të Nju Jorkut nën vëzhgim, duke pritur rezultatet e analizave për të sqaruar gjendjen e tij shëndetësore. Burime pranë aktorit konfirmuan se, megjithëse vuante nga dhimbja e kokës, aftësitë e tij njohëse nuk u prekën.

Ai mund të fliste dhe të ecte normalisht  por gjendja konsiderohet shqetësuese për shkak të historisë së tij mjekësore.

Më parë, Schreiber ka përjetuar një gjendje të rrallë të quajtur amnezi globale kalimtare, gjatë një paraqitjeje në “Late Night with Seth Meyers” dhe gjatë shfaqjes “Doubt: a Parable” në Broadway. Ai rrëfeu:

“Isha në dhomën e zhveshjes e pata dhimbje koke të tmerrshme. Mendova se ishte një dhimbje e zakonshme, por ishte më e fortë se kaq.”

Paniku arriti kur aktori nuk mundi të kujtonte emrin e bashkë-aktores së tij, Amy Ryan: “Shfaqja u fshi nga mendja ime… E di që jam në një shfaqje, por nuk e di se në cilën.”

Pas këtij episodi, Schreiber u diagnostikua me amnezi globale kalimtare, edhe pse vetë ai dyshoi për një goditje të pazbuluar në tru, duke shtuar me humor: “Si një hebre i mirë hipokondriak, jam i bindur se kam pësuar një goditje në tru dhe ata thjesht nuk e kanë zbuluar.”

Amnezia globale kalimtare kalon vetë brenda 24 orëve e mund të shkaktohet nga stresi, migrena e fortë ose ndryshimet e papritura të temperaturës. Dhimbja e kokës që përjetoi aktori ka ngritur shqetësime tek mjeku i tij, duke e bërë situatën emergjente. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Shakira mahnit në finalen e Kupës së Botës me një fustan të mbuluar nga mbi 200 mijë kristale Swarovski

Published

on

By

Shakira tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë performancës në finalen e Kupës së Botës, duke u shfaqur me një fustan spektakolar të personalizuar nga Roberto Cavalli, i cili ishte zbukuruar me më shumë se 200 mijë kristale Swarovski, të vendosura me dorë përgjatë rreth 120 orëve punë.

Krijimi u dizajnua nga drejtori kreativ i shtëpisë së modës, Fausto Puglisi, i cili zbuloi se frymëzimi për paletën e ngjyrave erdhi nga vetë këngëtarja. Ajo dëshironte një kombinim të nuancave të portokallisë së perëndimit të diellit dhe rozës së ndezur, një ide që stilisti e lidhi me atmosferën dhe arkitekturën shumëngjyrëshe të lagjes La Condesa në Mexico City.

“Ajo ishte në humorin e bukur të ngjyrës portokalli të perëndimit të diellit. Kjo ishte sugjerimi i saj. Për Shakirën mendova për një nga qytetet e mia të preferuara, Mexico City. Atje ka një përzierje të mrekullueshme ngjyrash në ndërtesat historike”, tha Puglisi në një intervistë për Vogue.

Nuancat rozë, portokalli dhe të verdha u aplikuan mbi një model të koleksionit Resort 2025 të Roberto Cavalli, ndërsa shkëlqimi i jashtëzakonshëm u krijua falë qindra mijëra kristaleve Swarovski.

Edhe vetë Shakira foli për procesin krijues, duke theksuar se fokusi nuk ishte vetëm te veshja, por edhe te emocioni që ajo duhej të përcillte në skenë.

“Folëm shumë për ndjesinë që donim të krijonim, më shumë sesa vetëm për vetë rrobat. Ai e kupton mënyrën se si lëviz, si performoj dhe sa e rëndësishme është për mua të ndihem rehat dhe e sigurt në skenë. Doja që pamja të ishte e fuqishme, plot gëzim dhe festive – diçka që pasqyronte energjinë e performancës, por njëkohësisht nderonte rëndësinë e këtij rasti. Ky është një event global, ndaj doja të vishja diçka që të dukej e përjetshme, por edhe moderne, me lëvizje dhe personalitet”, u shpreh artistja.

Për Shakirën, kjo paraqitje kishte edhe një domethënie të veçantë simbolike. Ajo e cilësoi si një “moment që mbyll një rreth”, duke rikujtuar veshjen neon që kishte mbajtur në ceremoninë përmbyllëse të Kupës së Botës 2010, kur interpretoi hitin “Waka Waka”.

“Ishte krejtësisht e natyrshme dhe organike ta mbyllnim Kupën e Botës në këtë mënyrë. Është një moment që mbyll një cikël të plotë. Edhe ngjyrat janë të ngjashme. Po i bëjmë homazh së kaluarës, ndërsa shohim drejt së ardhmes”, tha Puglisi, ndërsa Shakira shtoi se veshja përfaqësonte një urë mes kujtimeve të së kaluarës dhe një kapitulli të ri.

Spektakli historik i pjesës së parë të finales mblodhi në një skenë emra të mëdhenj të muzikës dhe argëtimit. Përveç Shakirës, performuan edhe Madonna, BTS dhe Justin Bieber, i cili u prezantua nga Jason Sudeikis në rolin e Ted Lasso. Në program morën pjesë edhe personazhet e dashur të The Muppets.

Shfaqja 11-minutëshe u kurua nga vokalisti i Coldplay, Chris Martin, ndërsa në tribunat e stadiumit u panë figura të njohura si Matt Damon, Will Ferrell dhe Pharrell Williams.

Atmosfera festive nisi që përpara fillimit të ndeshjes me paraqitjet e Post Malone dhe iShowSpeed, ndërsa Robbie Williams interpretoi himnin zyrtar të FIFA-s, “Desire”, së bashku me Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte edhe dalja në fushë e Tom Cruise, i cili iu drejtua publikut me një mesazh për unitetin që sjell futbolli.

“Futbolli nuk ka gjuhë. Këto histori u përkasin secilit prej nesh – çdo kombi, çdo lojtari, çdo tifozi, çdo vullnetari dhe çdo ëndrre të mbajtur gjallë në fushë. Ndërsa mblidhemi për kapitullin e fundit, le të festojmë një turne që e bashkoi botën. Le të festojmë njëri-tjetrin. Ky është futbolli. Ky është uniteti. Dhe kjo është madhështia”, tha aktori.

D.L

Continue Reading

Magazinë

Korrieri i ushqimit fiton një nga çmimet më prestigjioze letrare në Kinë

Published

on

Wang Jibing, një korrier ushqimi 56-vjeçar nga Kina, ka fituar Çmimin Letrar “Lu Xun”, një nga vlerësimet më prestigjioze në letërsinë kineze, me përmbledhjen poetike “Low Flight”.

Libri është frymëzuar nga përvojat dhe sfidat e përditshme të korrierëve të ushqimit, ndërsa shumë prej poezive janë shkruar mes porosive, në copa letre gjatë orarit të punës.

Wang, i cili punon si korrier që nga viti 2019, u bë i njohur në rrjetet sociale falë poezive dhe eseve të tij. Në vitin 2023 ai botoi librin e parë me poezi, ndërsa “Low Flight”, i publikuar në vitin 2024, bazohet edhe në intervista me rreth 200 korrierë.

Pavarësisht çmimit, Wang ka thënë se nuk planifikon të heqë dorë nga puna si korrier.

“Nuk kam nevojë për këtë punë për të jetuar, por më pëlqen atmosfera e saj dhe më mban në formë. Dua një jetë të thjeshtë dhe ky çmim nuk do të më ndryshojë”, është shprehur ai.

Fitorja e tij konsiderohet një tjetër shembull i vlerësimit në rritje të autorëve nga shtresa punëtore në Kinë, të cilët përmes letërsisë sjellin historitë dhe sfidat e jetës së përditshme./BBC//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shakira mahnit në finalen e Botërorit 2026, fansat befasohen me moshën e saj

Published

on

Shakira ishte një nga yjet që elektrizoi skenën gjatë spektaklit të pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Këngëtarja kolumbiane tërhoqi vëmendjen me performancën e saj energjike dhe paraqitjen skenike, duke interpretuar hitin “Dai Dai” e shoqëruar nga një grup valltarësh.

Artistja 49-vjeçare u shfaq me një kostum në ngjyrë të verdhë dhe rozë, ndërsa energjia dhe forma e saj fizike nxiten reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në platformën X, shumë fansa u shprehën të habitur nga mosha e këngëtares. “Refuzoj ta besoj që Shakira është 49 vjeçe”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Duket sikur është 30 vjeçe. Është e pabesueshme, nuk plaket”.

Përveç Shakirës, në spektaklin e finales performuan edhe emra të njohur si Justin Bieber, Madonna dhe BTS, ndërsa ceremonia e mbylljes solli në skenë Robbie Williams, Laura Pausini, Post Malone, Jennifer Hudson dhe Nicole Scherzinger.

Finalja mblodhi në tribunat VIP edhe figura të njohura si Tom Cruise, Kylie Jenner, Timothée Chalamet dhe Matt Damon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Kupës së Botës 2026

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte e pranishme mbrëmjen e së dielës në finalen e Kupës së Botës 2026, e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Artistja me origjinë nga Kosova u pa në tribunat e stadiumit duke ndjekur nga afër ndeshjen finale, ndërsa prania e saj tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe mediave ndërkombëtare.

Dua Lipa nuk ishte pjesë e programit artistik të ceremonisë së mbylljes, por iu bashkua atmosferës së finales si spektatore.

Finalja e Botërorit mblodhi në stadium figura të njohura nga sporti, muzika, kinemaja dhe politika, duke e kthyer ngjarjen në një nga eventet më të mëdha globale të vitit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara