Lajmet

Liderja e ekstremit të djathtë drejt fitores në zgjedhjet italiane

Meloni pritet të formojë Qeverinë më djathtiste të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Published

on

Liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet në Itali dhe pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e këtij shteti.

Meloni pritet të formojë Qeverinë më djathtiste të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe kjo pritet të ngrehë alarmin në pjesën më të madhe të Evropës, pasi Italia është ekonomia e tretë më e madhe në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, pas votimeve, Meloni tha se partia e saj, Vëllezërit e Italisë, do të “qeverisë për të gjithë” dhe nuk do të tradhtojë besimin e popullit.

“Italianët kanë dërguar mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë”, tha ajo për gazetarët në Romë, duke mbajtur një pano ku shkruante: “Faleminderit Itali”.

Sipas rezultateve preliminare, Meloni pritet të fitojë deri në 26 për qind të votave, duke lënë pas rivalin më të afërt Enrico Letta, nga qendra e majtë.

Aleanca e ekstremit të djathtë e Melonit – që përfshin edhe partinë djathtiste Liga e Matteo Salvini dhe partinë e qendrës së djathtë Forca Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi – duket se do të ketë kontrollin edhe të Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve, me rreth 44 për qind të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Megjithatë, rezultati i partisë së saj tregon se aleatët e saj kanë performuar dobët në zgjedhje, me partinë e Salvinit që ka fituar 9 për qind, ndërkaq partia e Berlusconit ka rënë nën këtë shifër.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ri i Italisë është në duart e presidentit italian, Sergio Mattarella, dhe ky proces do të marrë kohë.

Edhe pse Giorgia Meloni ka punuar që të zbusë imazhin e saj, duke theksuar mbështetjen për Ukrainën dhe duke ulur retorikën kundër BE-së, ajo drejton një parti që buron nga një lëvizje e pasluftës që u ngrit nga fashistët e diktatorit Benito Musolini.

Në fillim të këtij viti, gjatë një fjalimi ajo shpalosi prioritetet e partisë së saj.

“Po për familje natyrale, jo për lobin e LGBT-së, po për identitetin seksual, jo për ideologjinë gjinore…. jo dhunës islamike, po për sigurimin e kufijve, jo për migrimin masive… jo për financat e mëdha ndërkombëtare…. jo për burokratët e Brukselit”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, aleanca e qendrës së majtë, sipas rezultateve preliminare ka fituar 26 për qind të votave dhe Debora Serracchiani nga Partia Demokratike, pas zgjedhjeve tha se kjo ishte “një mbrëmje e trishtë” për Italinë. E djathta “ka shumicën në Parlament, por jo në shtet”, tha ajo.

E majta dështoi të formonte një front të qëndrueshëm me partitë e tjera, pasi Qeveria e unitetit kombëtar, u rrëzua në korrik pas 18 muajsh qeverisje. Lëvizja Pesë Yjet nën drejtimin e Guiseppe Conte doli në vendin e tretë në zgjedhje dhe ai nuk ka bashkëpunim me Enrico Letta, pavarësisht se partitë e tyre kanë politika të përbashkëta sa i përket imigracionit dhe rritjes së pagës minimale.

Dalja në zgjedhjet e 25 shtatorit ishte 63.91 për qind apo nëntë pikë më e ulët sesa më 2018. Dalja ishte veçmas e ulët në rajonet jugore italiane, përfshirë në Sicili.

Italia është një ndër shtetet themeluese të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe retorika e Melonit bën që ajo të ketë mendime të ngjashme sa i përket bllokut evropian me liderin nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban.

Aleatët e saj po ashtu kanë raporte të ngushta me Rusinë. Berlusconi javën e kaluar pretendoi se presidenti rus, Vladimir Putin, “u shty” që ta pushtonte Ukrainën, ndërkaq Salvini ka hedhur dyshime mbi sanksionet që Perëndimi ka vendosur ndaj Moskës.

Meloni po ashtu dëshiron që të rishikojë reformat italiane që shteti është pajtuar t’i bëjë, në këmbim që të marrë nga BE-ja pothuajse 200 miliardë euro grante dhe kredi për rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit. Ajo ka pretenduar se kriza energjetike ka ndryshuar situatën.

Sipas sondazheve të televizioneve italiane, aleanca e Melonit pritet të fitojë 227-257 ulëse në Dhomën e Deputetëve nga 400 sa ka ky institucion. Ndërkaq, në Senat parashihet që të fitojë deri në 131 nga 200 ulëse./REL

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara