Lajmet

Liderët evropianë mblidhen në Paris për Ukrainën

Published

on

Në një moment kritik të konfliktit në Ukrainë, udhëheqësit evropianë po mblidhen në Paris për një samit të rëndësishëm, i cili është bashkëorganizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer. Ky takim ka për qëllim diskutimin e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe mënyren se si mund të forcohet mbështetja ndërkombëtare për këtë shtet të rrezikuar nga agresioni rus.

Në fokus të bisedimeve është krijimi i një “koalicioni të vullnetit” që përfshin vendet evropiane dhe partnerë të tjerë, me qëllim ruajtjen e mundësisë për një armëpushim të mundshëm në të ardhmen. Ky armëpushim do të mund të arrihej  nëse do të bien dakord për të, dhe bisedimet janë të përqendruara në krijimin e kushteve që mund të mundësojnë një marrëveshje të tillë. Ky koalicion synon të mbajë të qëndrueshëm angazhimin e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të tjera të botës për Ukrainën, duke ofruar një mbështetje të fortë në periudha të pasigurta dhe në përpjekjet për një zgjidhje të qëndrueshme.

Në këtë samit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është gjithashtu i pranishëm për të bindur aleatët perëndimorë për seriozitetin e kërcënimit të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe për nevojën e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën. Zelensky ka theksuar rëndësinë e një mbështetjeje të përhershme dhe të patundshme, duke kërkuar angazhim më të madh nga vendet perëndimore, përfshirë këtu dhe një qëndrim të fortë të Shteteve të Bashkuara përballë kërkesave të Rusisë.

Në një intervistë të fundit, Zelensky ka shprehur shqetësimin për presionin që mund të ushtrohet nga Moska në lidhje me heqjen e sanksioneve perëndimore si kusht për një armëpushim në Detin e Zi. Ai ka theksuar se Ukraina shpreson që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë të forta në mbështetje të sanksioneve dhe të mos bëjnë asnjë kompromis me kërkesat ruse. Në të njëjtën kohë, Moska ka bërë të ditur se armëpushimi detar i shpallur nga ajo të martën, i cili do të mundësojë kalimin e sigurt të anijeve tregtare, do të fillonte vetëm pasi të hiqeshin kufizimet perëndimore mbi tregtinë e ushqimeve dhe plehrave të Rusisë.

 

Continue Reading

Lajmet

Prizren: Humb jetën një punëtor pasi u zu nga vinçi i rrëzuar në vendin e punës

Published

on

By

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e së hënës në Prizren, pasi është zënë nga një vinç që u rrëzua në një punishte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbana, ku sipas informacioneve fillestare, vinçi është rrëzuar gjatë punës, duke lënë të bllokuar një punëtor.

Pas incidentit, kolegët e viktimës kanë tentuar ta nxjerrin atë nga vendi ku ishte zënë, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen momentet pas rrëzimit të vinçit dhe përpjekjet e punëtorëve për të shpëtuar kolegun e tyre.

Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet të sqarojnë rrethanat e plota të aksidentit./Indeks online/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel për qytetarët në Pejë: Kujdes i shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Published

on

Policia e Kosovës u bën apel qytetarëve në rajonin e Pejës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia thekson se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale kudo që shfaqen.

Qytetarët kërkohet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo person të dyshuar për zjarrvënie apo veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë zjarr.

Po ashtu, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli u drejtohet të gjithë qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, si shkrepëset, cigaret, grillat dhe zjarret në natyrë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara