Kulturë

Liam Payne: Ka shumë arsye pse nuk më pëlqen Zayn Malik!

Këtë deklaratë ai e bëri në podcastin e Logan Paul.

Published

on

Liam Payne hodhi disa fjalë të ashpra për ish-kolegun e tij të One Direction, Zayn Malik.

Këngëtari 28-vjeçar nuk u përmbajt kur u pyet për ish-mikun e tij, duke zbuluar në podcastin “Impaulsive” të Logan Paul të martën “shumë arsye” pse ai nuk e pëlqen Malik.

Tensionet u rritën në vitin 2015 kur Malik u largua nga grupi i njohur i djemve një vit përpara pauzës së tyre të pacaktuar.

Gjatë episodit të podcast-it që nxiti reagime, YouTuberi dhe boksieri, Paul, përshkroi një shkëmbim të nxehtë që vëllai i tij, Jake Paul, pati me Malik më 2020.

Payne e quajti me shaka ish shokun e tij të grupit “Wayne Malik”, duke iu referuar temperamentit të tij si futbollisti.

Logan kujtoi një moment kur Jake shkroi në Twitter se Malik kishte qenë “mosrespektues” ndaj tij. Menjëherë pas kësaj, ish-e dashura e Malik, Gigi Hadid, i shkroi në Twitter atij, duke e quajtur atë “të shëmtuar dhe të parëndësishëm”.

“Më pas ajo shkroi në Twitter diçka rreth ‘bëje veten një burrë të respektueshëm’ ose diçka tjetër – kjo nuk eci shumë mirë”, tha Payne.

Payne i referohej grindjes së supozuar ku Malik u akuzua për “goditje” të nënës së Hadid, Yolanda Hadid. Zayn Malik e ka mohuar me forcë pretendimin.

Payne më pas vazhdoi, “Përpara se të thellohemi më shumë në këtë, ka shumë arsye pse nuk e pëlqej Zaynin dhe ka shumë arsye pse do të jem gjithmonë në anën e tij.

“Nëse do të më duhej të kaloja atë që ai ka kaluar gjatë rritjes së tij dhe çdo gjë tjetër… prindërit e mi janë tepër mbështetës deri në pikën ku ndonjëherë është e bezdisshme, ndërsa Zayn kishte një edukim të ndryshëm në këtë kuptim”, shpjegoi Payne./UBTNews/

Lajmet

Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Published

on

By

Sot, më 18 shtator, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe humanistes së njohur, Flora Brovina, e cila u nda nga jeta më 15 shtator në moshën 76-vjeçare.

Nderimet për jetën dhe veprën e saj do të fillojnë në orën 10:00 me një mbledhje komemorative në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahen homazhe shtetërore në nderim të figurës së saj.

“Ceremonia e varrimit të ish-deputetes Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator, në ora 16:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Flora Brovina la pas një trashëgimi të pasur si mjeke, poete, veprimtare e të drejtave të njeriut dhe politikane me kontribut të çmuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Të premten mbahen ceremonitë përkujtimore dhe varrimi i Dr. Flora Brovinës

Published

on

Të premten, më 18 shtator 2026, do të zhvillohen ceremonitë përkujtimore dhe të varrimit të Dr. Flora Brovinës.

Ceremonia përkujtimore në nderim të saj do të mbahet në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30, homazhet do të zhvillohen në Hollin e Kuvendit të Kosovës.

Në orën 16:00, ceremonia do të vijojë me varrimin e Dr. Flora Brovinës në Varrezat e Qytetit, në Dragodan.

Ndërkaq, të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator, e pamja do të mbahet në Hotel “Grand”.

Njoftimi është bërë nga familjet Begu dhe Brovina, të cilat kanë shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që do të marrin pjesë në ceremonitë e përcjelljes së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

19 vjet nga vdekja e Robert Jordan, autori i “The Wheel of Time”

Published

on

Më 16 shtator 2007, bota e letërsisë fantastike humbi shkrimtarin amerikan Robert Jordan, pseudonimi i James Oliver Rigney Jr. Ai ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, duke lënë pas një prej serive më të njohura të zhanrit fantastik.

Jordan u bë i famshëm veçanërisht për serinë “The Wheel of Time”, e cila përbëhet nga 14 romane dhe një libër paraprirës. Saga ka shitur rreth 90 milionë kopje në mbarë botën dhe konsiderohet ndër veprat më të suksesshme të letërsisë fantastike.

Para se t’i përkushtohej shkrimtarisë, Jordan shërbeu në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Vietnamit. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, ai studioi fizikë dhe punoi si inxhinier bërthamor për Marinën amerikane.

Karrierën si shkrimtar e nisi në fund të viteve ’70. Ai shkroi romane historike, një western dhe shtatë romane për personazhin Conan the Barbarian, përpara se të niste punën për “The Wheel of Time” në vitin 1984.

Fillimisht, Jordan e kishte menduar serinë si një histori prej vetëm tre librash, por projekti u zgjerua ndjeshëm me kalimin e viteve. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai nuk arriti ta përfundonte sagën, por para vdekjes la shënime të hollësishme për mënyrën se si duhej të përmbyllej historia.

Pas vdekjes së tij, shkrimtari Brandon Sanderson mori përsipër përfundimin e serisë, duke u mbështetur në materialet e lëna nga Jordan. Tre librat e fundit u botuan nga viti 2009 deri në vitin 2013, me “A Memory of Light” që shërbeu si vëllimi përmbyllës.

19 vjet pas vdekjes së tij, Robert Jordan vazhdon të kujtohet për krijimin e një universi të gjerë letrar, i cili ka lënë gjurmë të rëndësishme në letërsinë fantastike dhe vazhdon të tërheqë lexues në mbarë botën./A.K/

Continue Reading

Kulturë

Matthew Rhys shkruan historinë në Emmy Awards, fiton dy çmime kryesore në një natë

Published

on

By

Aktori uellsian Matthew Rhys ka shkruar historinë në ceremoninë e Emmy Awards, duke u bërë personi i parë që fiton dy çmime për aktorin kryesor në një natë.

Sipas BBC News, Rhys u vlerësua në ceremoninë prestigjioze amerikane për rolet e tij në komedinë televizive mbinatyrore Widow’s Bay dhe thrillerin psikologjik The Beast in Me.

Rhys fillimisht fitoi çmimin për aktorin më të mirë kryesor në një serial të kufizuar për rolin në The Beast in Me, ndërsa më vonë triumfoi edhe në kategorinë e aktorit më të mirë kryesor në komedi për interpretimin e tij në Widow’s Bay.

Pas fitores së dytë, aktori ia dedikoi çmimin Uellsit.

“Popullit të madh dhe të mirë të Uellsit, që ka qenë po aq pjesë e rritjes sime sa kushdo tjetër.”

“Jemi një komb i vogël, por i fuqishëm. Kjo është e pabesueshme”, tha Rhys, duke e mbyllur fjalimin me shprehjen në uellsisht: “Diolch yn fawr iawn”, që do të thotë “faleminderit shumë”.

Edhe pse disa aktorë, mes tyre Alan Alda, Sally Field, John Goodman, Elisabeth Moss dhe Ted Danson, ishin nominuar më parë për dy çmime të aktorit kryesor në të njëjtin vit, Rhys është i pari që arrin t’i fitojë të dyja.

Në prapaskenë, aktori tha se ishte krenar që vinte nga një vend i vogël dhe se momente të tilla i japin mundësinë Uellsit “të vendosë flamurin në hartë”.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara