Magazinë

Liam Neeson shet apartamentin luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

Published

on

Nuk është vetëm suksesi në kinema që po i sjell fitime Liam Neeson këto ditë.

Aktori hollivudian, i cili sapo ka dalë në ekran me“The Naked Gun”, ka shitur së fundmi apartamentin e tij në New York City për plot 10.3 milionë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga dokumentet zyrtare të qytetit dhe u raportua fillimisht nga New York Post, ndërsa PEOPLE konfirmoi gjithashtu transaksionin.

Bëhet fjalë për një super-apartament me 5 dhoma gjumi, 5 banjo, me sipërfaqe prej 4,524 metrash katrorë, kombinim i tre njësive banimi të bashkuara.

Prona u listua në treg në mars për 10.75 milionë dollarë, por përfundimisht u shit pak më lirë. Neeson dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, aktorja Natasha Richardson, e kishin blerë apartamentin më 1999 për 3.9 milionë dollarë, duke realizuar kështu një fitim të konsiderueshëm pas më shumë se dy dekadash.

Shtëpia ndodhet në një nga zonat më prestigjioze të Manhatanit, vetëm një bllok larg Central Park. Dhomat ofrojnë pamje panoramike të parkut dhe lumit Hudson, kuzhinë të madhe me dritare të plota, dhomë familjare dhe një suitë master me spa private, dhomë për fëmijë dhe palestër personale.

Ndërtesa, siç pritej, është e pajisur me portier 24 orë, supermarket brenda kompleksit, pishinë dhe palestër moderne të markës Equinox, si dhe fushë basketbolli për rezidentët.

Magazinë

Udhëheqës botërorë që vdiqën në detyrë

Published

on

  1. John F. Kennedy – U vra
  2. Abraham Lincoln – U vra
  3. Jawaharlal Nehru – shkaqe natyrore
  4. Lech Kaczyński – rrëzimi i avionit
  5. Mao Zedong – shkaqe natyrore
  6. Umaru Musa Yar’Adua – sëmundje
  7. Ebrahim Raisi – rrëzimi i helikopterit
  8. Franklin D. Roosevelt – shkaqe natyrore
  9. Lal Bahadur Shastri – shkaqe natyrore
  10. Kim Il-sung – shkaqe natyrore
  11. Kim Jong-il – shkaqe natyrore
  12. Ho Chi Minh – shkaqe natyrore
  13. Hugo Chávez – sëmundje
  14. John Atta Mills – sëmundje
  15. Georges Pompidou – sëmundje
  16. Bingu wa Mutharika – shkaqe natyrore
  17. John Magufuli – sëmundje
  18. Samora Machel – rrëzimi i avionit

Continue Reading

Magazinë

30 monumentet më të mëdha në botë

Published

on

  1. Kulla Eiffel – Francë
  2. Muri i Madh Kinez – Kinë
  3. Taxh Mahall – Indi
  4. Koloseu – Itali
  5. Machu Picchu – Peru
  6. Krishti Shëlbues – Brazil
  7. Petra – Jordani
  8. Chichen Itza – Meksikë
  9. Angkor Wat – Kamboxhia
  10. Piramidat e Gizës – Egjipt
  11. Statuja e Lirisë – Shtetet e Bashkuara
  12. Shtëpia e Operas në Sidnei – Australi
  13. Sagrada Familia – Spanjë
  14. Akropoli (Parthenoni) – Greqi
  15. Qyteti i Ndaluar – Kinë
  16. Muzeu i Luvrit – Francë
  17. Times Square – Shtetet e Bashkuara
  18. Bazilika e Shën Pjetrit – Qyteti i Vatikanit
  19. Pallati i Versajës – Francë
  20. Porta e Brandenburgut – Gjermani
  21. Ura e Portës së Artë – Shtetet e Bashkuara
  22. Kulla e Pjerrët e Pizës – Itali
  23. Mali Rushmore – Shtetet e Bashkuara
  24. Stonehenge – Mbretëria e Bashkuar
  25. Alhambra – Spanjë
  26. Kremlini- Rusi
  27. Moai i Ishullit të Pashkëve – Kili
  28. Ujëvarat e Niagarës – Shtetet e Bashkuara/Kanada
  29. Kështjella Neuschwanstein – Gjermani
  30. Kanioni i Madh – Shtetet e Bashkuara

Continue Reading

Magazinë

Top 20 gangsterët më të rrezikshëm në histori

Published

on

Gangsterët janë njerëz në “anën tjetër” të ligjit. Por, me veprimet e tyre, ata gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Për ta janë krijuar mite e rrëfime, janë shkruar libra e janë xhiruar filma.

Le të shohim cilët janë 20 më të përmendurit në histori:

  1. All Kapone (1920-1931)
  2. Pablo Eskobar (1970-1993)
  3. Joaquin “El Chapo” Guzman (1980-2016)
  4. Çarli “Lucky”’ Luciano (1920–1962)
  5. Xhon Goti (1970-1992)
  6. Majer Lanski (1920-1970)
  7. Salvatore Rina (1970-1993)
  8. Griselda Blanko (1970-2004)
  9. Bagzi Sigel (1920-1947)
  10. Davud Ibrahim (1970-ende)
  11. Frank Lukas (1960-1970)
  12. Semion Mogileviç (1980-ende)
  13. Bulgeri Bardhë (1970-1995)
  14. Bernardo Provenzano (1960-2006)
  15. Xhon Dilinxher (1930-1934)
  16. Miguel Trevinjo Morales (2000-2013)
  17. Vito Gjenovese (1930-1969)
  18. Albert Anastasia (1930-1957)
  19. Carlo Gambino (1930-1976)
  20. Frank Kostello (1930-1957)

Continue Reading

Magazinë

Cili shtet ka më së shumti të burgosur?

Published

on

By

“Burgjet janë për burra”, kanë thënë te ne një kohë. Por, ishte kohë pushtimi dhe kushdo që e luftonte atë pushtim, ose vritej ose burgosej.

Tash, burgjet janë për ata që kanë shkelur ligjin. E të tillë në botë ka shumë. E qartë që për nga numri i të burgosurve prijnë shtetet që kanë ligje më të forta apo numër më të madh të banorëve:

1. SHBA – 1,808,100

2. Kina – 1,690,000

3. Brazili – 850,377

4. India – 573,220

5. Rusia – 433,006

6. Turqia – 362,422

7. Tailanda – 274,277

8. Indonezia- 273,541

9. Meksiko – 233,687

10. Irani – 189,000

11. Afrika e Jugut – 157,056

12. Egjipti – 120,000

13. Argjentina – 117,810

14. El Salvadori – 109,519

15. Pakistani – 87,712

16. Bangladeshi – 84,851

17. Nigeria – 84,767

18. Franca – 78,509

19. Polonia – 70,927

20. Arabia Saudite – 68,056

21. Venezuela – 67,200

22. Italia – 61,758

23. Gjermania – 57,955

24. Spanja – 56,698

25. Koreja e Jugut – 52,940

26. Japonia – 45,714

27. Ukraina – 44,024

28. Australia – 41,929

29. Japonia – 40,881

30. Kanadaja – 35,485

31. Izraeli – 19,756

32. Afganistani – 19,000

33. Portugalia – 12,339

34. Belgjika – 12,316

35. Holanda – 11,537

36. Greqia – 10,242

37. Suedia – 10,175

38. Emiratet e Bashkuara Arabe – 9,826

39. Singapori – 9,536

40. Austria – 9,275

41. Zvicra – 6,881

42. Danimarka – 4,083

43. Norvegjia – 3,052

44. Finlanda – 2,912

45. Luksemburgu – 600

46. Sejshelet – 474

47. Monako – 31

48. Lihtenshtajni – 14

49. Vatikani — 0

Continue Reading

Të kërkuara