Shëndet

Lëvizja 5-minutëshe që ul sheqerin në gjak pas ushqimit

Published

on

Sekreti i thjeshtë i shkencës për të mbajtur sheqerin nën kontroll. Rritjet e menjëhershme të sheqerit pas ngrënies përbëjnë ngarkesë për trupin. Në afat të gjatë, rrisin rrezikun e rezistencës ndaj insulinës, diabetit tip 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

Edhe pse ushqyerja luan rol kyç, hulumtimet konfirmojnë se edhe aktivitet i lehtë fizik pas ushqimit zbut luhatjet. Me lëvizjen e muskujve rritet aftësia për të thithur glukozën nga gjaku dhe për ta përdorur si burim energjie.

Biokimistja franceze Jessie Inchauspé propozon një ushtrim të thjeshtë, për të cilin nuk nevojitet as palestër e as pajisje të veçanta.

Metoda ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak, rrit energjinë e stimulon metabolizmin e shëndetshëm – dhe mund ta praktikoni kudo.

Një lëvizje që vepron si “sfungjer i sheqerit”

Inchauspé rekomandon një ushtrim të lehtë: ngritjen mbi gishta pas ushqimit. Mjafton ta bëni për 5 deri në 10 minuta, lëvizja aktivizon muskujt soleus, të njohur për aftësinë e veçantë për të shpenzuar glukozë edhe në intensitet të ulët aktiviteti.

Ky muskul quhet edhe “sfungjer i glukozës”, se thith sheqerin nga gjaku për të prodhuar energji. Në këtë mënyrë parandalon rritjet e menjëhershme të sheqerit, që shkaktojnë lodhje e prishin ekuilibrin metabolik, transmeton Telegrafi.

Si kryhet ushtrimi?

1. Qëndroni në këmbë ose ulur, me shputat në tokë.
2. Ngrihni ngadalë thembrat, duke u mbajtur mbi gishta.
3. Ulni sërish thembrat në tokë.
4. Përsëriteni me ritëm të njëtrajtshëm për 5-10 minuta.

Ushtrimin mund ta bëni duke qëndruar në kuzhinë, gjatë larjes së dhëmbëve a teksa rrini ulur në tavolinën e punës. Për shkak se është i lehtë dhe nuk lodh, përshtatet në jetën e përditshme.

Përfitimet nga ushtrimi i rregullt

• Ul nivelin e sheqerit në gjak pas ushqimit.
• Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës.
• Zvogëlon rrezikun e diabetit e sëmundjeve të zemrës.
• Përmirëson tretjen dhe qarkullimin.
• Ndihmon në ruajtjen e energjisë gjatë ditës.

Falë këtyre efekteve, trupi e përpunon më lehtë karbohidratet dhe ruan ekuilibrin pa rënie të papritura të energjisë.

Këshilla për rezultate më të mira

Rekomandohet të filloni me 5 minuta ushtrime pas çdo vakti, gradualisht të zgjasni 10 minuta. Këtë zakon kombinoni me vakte të balancuara që përfshijnë proteina, fibra e yndyrna të shëndetshme. Nëse ngritja mbi gishta nuk ju përshtatet, një shëtitje e lehtë është alternativë shumë e mirë me efekt të ngjashëm.

Studimet shkencore vërtetojnë se aktivizimi i muskujve pas ushqimit ul ndjeshëm rritjen e glukozës në gjak. Këshilla e Jessie Inchauspé nuk është vetëm praktike, por edhe shkencërisht e bazuar, një zakon i thjeshtë, por i fuqishëm për shëndet më të mirë.

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara