Lajmet

​Letra e Serbisë në AP të NATO-s, Haradinaj: Ndodhi prej gabimeve të Kurtit

Published

on

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën e dërguar nga Serbia në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Për këtë letër, Haradinaj tha se është veprim për “shkak të gabimeve të Kosovës”.

Sipas Haradinajt, fajtor për këtë situatë është edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka bërë gabime, duke i quajtur si “minusa” në aspektin ndërkombëtar.

“Prej gabimeve të Kurtit edhe Serbia shkon në një hap më tutje pra e na krijon edhe më shumë minusa t’i quaj kështu sepse një letër të tillë drejtuar NATO me siguri Serbia ka përgatitur një narrativë. Nuk vjen letra e para, ata me siguri gjatë gjithë kohës pra kanë dërguar raporte, informata gjoja se Kosova vepron kundër komunitetit serb apo zhvillimeve tjera. Pra është ajo që e kemi paralajmëruar me kohë dhe thellimi i humbjeve për Kosovën në planin ndërkombëtar”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se në NATO gjendet një numër i konsiderueshëm i vendeve të cilët nuk e njohin Kosovën si Republikë dhe janë në mbështetje të Serbisë.

“Jo ne nuk jemi tani për tani çështje për të diskutuar sepse nuk ka një proces ta quaj ashtu kontraktual po p.sh. ka vende skeptike jo njohëse të NATO-s, do ta shfrytëzojnë çdo herë edhe pozicionin e Serbisë, sikurse e dini për anëtarësim për NATO e po ashtu ka rëndësi marrëdhëniet ndër fqinjësore sikurse për anëtarësime dhe për të tjera”, ka thënë ai.

Ai këto deklarata i bëri para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, që ka në rend të ditës votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lajmet

Januzaj kthehet në skenë me dy gola

Published

on

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj, ishte kryefjala e Sevillës në fitoren prej 1:4 në Kupën e Mbretit ndaj Toledos.

Januzaj shkëlqeu me paraqitjen e tij, duke shënuar dy gola gjatë ndeshjes.

Golin e parë Januzaj e shënoi në minutin e 40, kurse golin tjetër në minutën e 48-të, duke kaluar pak minuta prej njëra-tjetrës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për sigurinë dhe kapacitetet aktuale të FSK-së

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Maqedonci teksa njoftoi për takimin mes tyre, thekson se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës, dhe pranin e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.

“Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në këtë takim diskutuam mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka shkruar Maqedonci./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Arrestime në Fushë Kosovë dhe Ferizaj për posedim dhe shitje të narkotikëve

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër shtetas të Turiqsë në Fushë Kosovë.

Të njëjtit dyshohen për posedim dhe shitje të narkotikëve teksa gjatë bastisjes siç bën të ditur Policia ka sekuestuar 1,482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ferizaj

Edhe në Ferizaj, dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Policia gjeti edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden eshtra në Veri, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Published

on

Disa mbetje eshtrore janë gjetur në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë kanë thënë njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Rasti ka ndodhur derisa një familje e cila po gërmonte te një varr për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije.

Njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara