Lajmet

Letonia rrit sigurinë në kufirin me Bjellorusinë

Javën e kaluar, autoritetet letoneze njoftuan se këtë vit janë parandaluar rreth 5 mijë e 800 tentativa për të hyrë ilegalisht në vend.

Publikuar

Letonia ka rritur sigurinë në kufirin me Bjellorusinë mes “kërcënimit të luftës hibride në rritje të shpejtë”, raportojnë mediat lokale.

Duke akuzuar autoritetet bjelloruse se janë përfshirë në organizimin e fluksit të migrantëve të parregullt, roja kufitare letoneze tha se numri i njerëzve që tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin është rritur ndjeshëm ditët e fundit, sipas transmetuesit publik LSM, shkruan AA.

Raportohet se oficerët e Gardës Kufitare gjatë festave janë tërhequr për të ndihmuar me patrullimet.

Ministrja e Mbrojtjes, Inara Murniece, urdhëroi forcat e armatosura të vendit të dërgojnë trupa shtesë në kufi për të ndihmuar rojet kufitare.

Javën e kaluar, autoritetet letoneze njoftuan se këtë vit janë parandaluar rreth 5 mijë e 800 tentativa për të hyrë ilegalisht në vend, ndërsa për arsye humanitare, 292 persona kanë marrë azil.

Lajmet

Heqja e masave, kërkesë e Komisionit për Punë të Jashtme për ambasadorin gjerman

Publikuar

nga

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka kërkuar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, largimin e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Kjo kërkesë ka ardhur pasi të mërkurën ky komision ka zhvilluar takim me ambasadorin gjerman.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i largojë masat, sidomos pas zbatimit në plotni të marrëveshjes së Bratislavës.

“Ky takim sot ka ardh si nismë e disa takime tjera e që ne si komision do të kemi pikërisht  me ambasadorë të shteteve të QUINT-it, që janë në Kosovë për të bashkuar për tërheqjen e këtyre masave të cilat mendojmë që i janë vendosur padrejtësisht Kosovës edhe sot po vazhdon të mbahen nën masa, në veçanti pas zbatimit në plotni të marrëveshjes së Bratislavës që ka qenë si kriteri fundit që është dashur ta plotësoj Kosova në mënyrë që të tërhiqen masat ndaj Kosovës”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.

“E dimë që kur i janë vendosur masat para një viti nuk ka pasur nevojë të mirret me votë të gjitha shtetet anëtarë të BE-së që tani kur po flasim për heqjen e tyre kemi shtete të cila  janë për heqje të plotë të menjëhershme kemi shtete të cilat thonë që këto masa duhet të hiqen  në mënyrë graduale  sigurisht ka edhe shtete   Të cilat  nuk pranojnë qe të hiqen fare prandaj, po besoj që është e padrejtë edhe fakti që një vendim i tillë para një viti nuk ka pasur të votohet fare. Tani kur po kërkojmë që këto masa të hiqen, na thuhet që pa nevojë të ketë votë të plotë të anëtarëve të BE-së për të marrë një vendim të tillë na po presim”, u shpreh tutje Kryeziu-Hyseni.

E ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, tha se Gjermania vazhdon të jetë partnerë i ngushtë me Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lajçaku në Strasburg, informon shtetet anëtare të BE-së mbi gjendjen aktuale në dialog

Publikuar

nga

I dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i ka informuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbi gjendjen aktuale në dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak, mes tjerash thekson se uniteti i Bashkimit Evropian është kyç për të forcuar pozicionin e tyre politik në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë që u riktheva në Këshillin e Evropës në Strasburg pas gati 2 vitesh. E çmoj mundësinë për të informuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbi situatën aktuale dhe sfidat përpara në dialogun e lehtësuar nga BE. Uniteti i Bashkimit Evropian është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak në rrjetin social X.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj SH.S., nën dyshimin se në bashkëkryerje me personin NN ka kryer veprën penale vrasja në tentativë, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për paraburgim, andaj nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të jetë i paarritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes duke pasur parasysh se i njëjti prej ditës kritike më datë 04.03.2024 kur kishte ndodhur rasti për të cilin akuzohet, kishte qenë në arrati deri në momentin e arrestimit-ndalimit të tij më datë 03.06.2024.

Gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore i njëjti kishte ikur dhe nuk iu ishte përgjigjur ftesave të organeve të drejtësisë.

Po ashtu, gjykata vlerësoi se nëse pandehuri do të jetë në liri, ai mund të asgjësojë, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprave penale ose do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarët e kësaj çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti – bashkatdhetarëve: Vota juaj në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian, të jetë përgjigja jonë

Publikuar

nga

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi u është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë nëpër shtete anëtare të Bashkimit Evropian e që kanë të drejtë vote.

Këtë të diel, më 9 qershor, në 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të mbahen zgjedhjet evropiane, e sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të njëjtat mbase janë më të rëndësishmet që prej zgjedhjeve të para evropiane të vitit 1979.

Kreu i ekzekutivit u është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë nëpër shtete anëtare të Bashkimit Evropian e që kanë të drejtë vote.

Në mesazhin e Kurtit theksohet vlera pse kësaj radhe zgjedhjet janë aq të rëndësishme dhe përcaktuese për të ardhmen e Evropës.

“Së pari ato ndodhin në rrethana ku një luftë e drejtpërdrejt po ngjanë mu në Evropë, në Ukrainë pas agresionit rus. Kjo luftë u nis prej një ideologjie fashiste nga Kremlini i Putinit… Së dyti i keni parasysh ndasitë që ekzistojnë brenda BE-së dhe përbrenda vendeve anëtare, përmes këtyre ndasive, Rusia duke u mbështetur gjithashtu në disa rryma politike ekstremiste ose liderë në pushtet të këtyre vendeve, ka ushtruar me vite një ndikim dëmtues. Qëllimi i Rusisë dhe aleatëve të saj evropianë jashtë dhe brenda Be-së është i qartë: dobësimi i BE-së, dobësimi i projektit të zgjerimit të BE-së dhe të NATO-s, ndërsa ndaj neve, veçanërisht në Kosovë synohet pengesa e çdo perspektive integruese. Kështu që së treti, Kosova si vend aplikoi për anëtarësim në BE dhe si vend që ka për qëllim strategjik kryesor integrimin në BE dhe në NATO, nuk mund të mos marrë pjesë e të mos kontribuojë në çfarëdo forme në ruajtjen e këtyre organizatave dhe vlerave demokratike që ndajmë me to”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, vota e bashkatdhetarëve në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian duhet të jetë kontributi kundër rreziqeve që e kërcënojnë kohezionin dhe unitetin e BE-së.

“Prandaj vota juaj në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian të 9 qershorit duhet të jetë përgjigja jonë, kontributi ynë kundër rreziqeve që e kërcënojnë kohezionin dhe unitetin e BE-së”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara