Lajmet

Jasharaj i shqetësuar që tekstet mund të mos shpërndahen me kohë

Ai u shpreh i lumtur që këtë vit mësimi do të fillojë e nuk do të ketë grevë si vitin e kaluar.

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha se shkollat në gjithë vendin janë përgatitur që viti i ri shkollor do të fillojë me 1 shtator, por që kjo nuk varet prej tyre.

Ai u shpreh i lumtur që këtë vit mësimi do të fillojë e nuk do të ketë grevë si vitin e kaluar. Por sipas tij, bengosëse mbete mosshpërndarja e teksteve shkollore me kohë.

Duke komentuar deklaratat e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se në fund të javës do të dihet më shumë rreth këtij procesi, Jasharaj pohoi se kjo mund të shkaktojë probleme për shkollat. Ai bëri të ditur se të gjithë mësimdhënësit do të paraqiten në shkolla që nga data 20 dhe do të jetë të gatshëm që të pranojnë librat nga Ministria.

“Unë jam i bindur se shkollat me mundësit e veta janë përgatitur për vitin e ri shkollor, por kjo nuk varte prej tyre, nuk varte as prej drejtorive arsimore dhe element kyç dhe problematik, fal Zotit nuk kemi kërkesa për greva këtë vit si në të kaluarën. Sa i takon SBAShK-ut viti shkollor le të fillojë, ministrja e ka nxjerra një udhëzim administrativ në debat publik për kalendarin, po na vjen edhe neve kërkesat në bazë së është dashur që të fillohet nga e hëna, jo të premten pastaj më një herë të kemi shkëputje, sido qoftë është çështje e ministrisë”.

“Por elementi kyç që mund të krijoj problem te viti shkollor është mosshpërndarja me kohë e teksteve shkollore sepse ministrja Nagavci ka premtuar kogja pompozitete se le t’i kemi tekste shkollore gjatë, bile në fillim të muajit gusht tekste nuk janë. Ajo edhe para medieve nuk dha ndonjë përgjigje. Ajo që jemi shumë kundër është deklarata saj dhe vendimi që i’u ka dërguar komunave se paska bërë një ndarja, tekste shkollore te rejat të botuar sivjet nëse shkojnë me kohë për klasat 1-5, ndërsa me tekste e vjetra duhet të shërbehen nxënësit tanë 6-9, kjo është shumë e keqe”.

Kreu i SBAShK-ut pati kritika për mungesën e investimeve në infrastrukturën shkollore, duke thëën se Qeveria Kurti, në vend se të furnizojnë shkollat me laptop, nuk po mund të sigurojë as ujë të pijes e shkumësa.

Madje tha se shkumësi është e vetmja armë e tyre që Qeveria po u jep në luftën për dije.

“Në vend që të kemi internet, laptop e projektor fëmijët tanë do t’i përshëndesin me tekste e vjetra që do të jetë një zhgënjim për ta, aq më shumë kur dihet se ata janë fëmije dhe fëmijët që kanë qenë para tyre në ato klasë me siguri do t’i kenë dëmtuar ato tekste. Nëse shtet nuk ka para për laptop edhe për projektor për të gjitha shkollat së paku nuk është dashur ta ndal atë vendim që ka qenë më parë që të kemi tekste shkollore të reja sepse është i vetmi mjet i punës në shkollat tona, libri, shkumësi dhe shpuza”.

“Ne po presim që deri me 20 të këtij muaji kolegët e mi të kthen në shkolla për të pranuar detyrat për vitin shkollor dhe do të kemi informata shumë të sakta rreth ambienteve brenda. Uroj që të të mos kemi shkolla pa ujë të pijshëm, uroj që të kemi shkumësa e shpuza mjaftueshëm sepse ky është mjeti i vetëm që Qeveria Kurti po na jep në luftën për dije dhe uroj që t’i kemi tekste tamam e të mos kemi raste kur nxënësit mbesin edhe pa tekste. Vendi kyç ku mësohet duhet që të jetë shkolla, për të qenë vend kyç dhe për të na ardhur fëmijët të lumtur Qeveri Kurti është dashur t’i kthej fjalët në vepër, është dashur që shkollat tona të fillojnë të punojnë me projektor e llapotp e librat t’i lëmë rezerve e jo të ndodh edhe me e keqja dikush të ketë libra të ri e dikush të kryer e të përdoruar vitin e kaluar”.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara