Kulturë

Letërsia franceze në shtëpitë e lexuesve shqiptarë!

Published

on

Në kuadër të “Tetorit të Librit”, një muaj dedikuar leximit dhe vlerës së librit, Ambasada e Francës në Tiranë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpallën me entuziazëm fituesit e thirrjes për botimin në shqip të librave francezë.

Ky projekt ambicioz synon të afrojë letërsinë franceze me lexuesit shqiptarë, duke mundësuar përkthimin e pesë veprave të njohura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj. Autorët francezë që do të gjejnë zë në gjuhën shqipe përfshijnë emra të njohur si Christelle Dabos, Jean Giono, Dominique Barberis, Neige Sinno dhe Christiane Rochefort.

Përkthyeset e talentuara që do të sjellin këto vepra për shqiptarët janë Lorena Dedja, Liliana Papa, Klarita Lagji dhe Blerta Hyska. Ato janë përzgjedhur me kujdes mes një morie aplikimesh dhe do të kontribuojnë në pasurimin e fondit letrar për fëmijë dhe të rinj në vend.

“Tetori i Librit” ka një kuptim të veçantë, pasi përkon me ditëlindjen e tre poetëve të shquar të letërsisë sonë, Migjenit, Dritëro Agollit dhe Gjergj Fishtës, duke e transformuar këtë muaj në një festë të leximit dhe krijimtarisë. Ky muaj shërben si një nxitje për të gjithë ne, për të reflektuar mbi rëndësinë e librit dhe ndikimin e tij në shoqëri.

Nëpërmjet këtij projekti, Ambasada e Francës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, synojnë të mbështesin zhvillimin e lexueshmërisë dhe të sjellin veprat më të mira të letërsisë franceze pranë një audience të re, duke kontribuar kështu në forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve./UBTNews/

Lajmet

Ka vdekur Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Prizrenit dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës

Published

on

Ka ndërruar jetë Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Komunës së Prizrenit, ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit, i cili ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kryeziut.

Ai e ka vlerësuar Kryeziun si një prej figurave të rëndësishme të jetës politike dhe publike të Prizrenit dhe të LDK-së.

“Për vite me radhë, ai dha kontributin e tij në shërbim të qytetit, qytetarëve dhe vendit”, ka shkruar ai, duke theksuar se Kryeziu, përmes angazhimit të tij politik dhe institucional, ka lënë gjurmë në historinë e Prizrenit dhe të LDK-së.

Eqrem Kryeziu ka mbajtur disa poste politike dhe institucionale, ndërsa ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa mandate.

Për vdekjen e tij janë shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe strukturat e LDK-së./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i shtohet botimi i ri “La Scanderbeide”

Published

on

Koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u është shtuar botimi i vitit 2025 i veprës “La Scanderbeide: Edizione integrale commentata” të Margherita Sarrocchi-t.

Botimi është përgatitur nga Olimpia Gargano dhe është publikuar nga Centro di Cultura e Storia Amalfitana, në serinë Biblioteca Amalfitana.

“La Scanderbeide” konsiderohet një vepër e rëndësishme e letërsisë italiane të shekullit XVII dhe poema e parë epike e shkruar nga një grua në letërsinë italiane të asaj periudhe. Vepra e Sarrocchi-t e vendos figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në kontekstin e letërsisë evropiane dhe dëshmon jehonën e tij përtej botës shqiptare.

Botimi i vitit 2025 ka rëndësi të veçantë pasi sjell një edicion të ri dhe më të qasshëm të veprës për lexuesit dhe studiuesit.

Sipas Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ky pasurim i koleksioneve përbën një burim me interes të veçantë për studiuesit e letërsisë, historisë, albanologjisë dhe marrëdhënieve kulturore shqiptaro-italiane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Natyra pa njeri” e Violeta Xhaferit ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po prezanton pikturën “Natyra pa njeri” (2021) të artistes Violeta Xhaferi, në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj.

Praktika artistike e Xhaferit ndërthur pikturën me proceset tekstile, skenografinë dhe dizajnin e kostumeve, duke eksploruar natyrën, atmosferën dhe transformimin.

Instalacioni, i komisionuar për ekspozitën retrospektive të artistes në Galerinë Kombëtare të Kosovës në vitin 2023, përbëhet nga kanavaca të mëdha që krijojnë një peizazh të gjerë të imagjinuar.

Në pikturë shfaqen elemente të tilla si pyjet, zogjtë, drita në ndryshim dhe horizontet e thella, të cilat krijojnë një kalim të vazhdueshëm mes muzgut dhe agimit.

Artistja përdor ngjyrën tekstile drejtpërdrejt mbi sipërfaqen e kanavacës, duke zbardhur pjesë të caktuara dhe duke ndërhyrë me bojë tekstili për të ndërtuar kompozimin dhe atmosferën e veprës.

Kjo qasje lidhet edhe me përvojën e Xhaferit si dizajnere kostumesh në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke ndërthurur përvojën e saj në skenografi dhe kostumografi me praktikën e saj në pikturë.

Drita është një element thelbësor i instalacionit, duke ndikuar drejtpërdrejt në atmosferën dhe përjetimin e hapësirës së krijuar nga artistja.

Ekspozita “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë” do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës deri më 26 gusht 2026.

Orari i vizitës:

E martë–e premte: 10:00–18:00
E shtunë–e diel: 10:00–17:00 /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara