Lajmet

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për 21 persona të akuzuar për dëbim të popullsisë civile

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj 21 personave të akuzuar për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Prokurori i rastit, Atdhe Dema, tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, por personat e akuzuar mbeten të paarritshëm për autoritetet. Ai shtoi se fillimisht do të publikohen inicialet e tyre, ndërsa emrat e plotë do të bëhen publik shumë shpejt.

Sot ne kemi bërë për urdhër-arrest me kohë, pra i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, deri në ketë momentin të njëjtit janë të paarritshëm për Prokurorinë. Fillimisht ne shkojmë me iniciale, emrat do të publikohen shumë shpejt, për momentin në evidencat tona nuk kanë figuruar dikur tjetër”, tha Dema.

Lajmet

Kurti kërkon takim me Abdixhikun dhe Hamzën për nënkryetarët e Kuvendit

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se ka kontaktuar kryetarët e LDK-së dhe PDK-së për t’u takuar dhe arritur dakordim për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Kurti tha se për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit duhet të zgjidhen edhe nënkryetarët.

“Që të përmbyllet me sukses të plotë, duhet të zgjidhen edhe nënkryetarët, e për këtë nevojitet dakordim. Unë tashmë jam në kontakt, përveçse me kryetarin e LDK-së, gjithashtu i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim. Le të jemi pozitivë e konstruktivë”, tha Kurti.

Ai komentoi edhe deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili gjatë propozimit të Sllavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit tha se këtë e bënte “në emër të popullit serb”.

Sipas Kurtit, një formulim i tillë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me betimin e deputetit.

“Siç e tha edhe kryetarja e Kuvendit, deklarata e përfaqësuesit të Listës Serbe ishte në shpërputhje me kushtetutshmërinë e Kosovës, me betimin që ai vetë e ka bërë dhe për mua ishte e çuditshme pse ai nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar me shkrim propozimin për Sllavko Simiqin. Dikush nga grupi parlamentar tha që kjo mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mladiqit, i komandantit që masakroi boshnjakët. Nuk mund të votohet në Kuvend ai lloj propozimi që u deklarua, vetëm ai me shkrim”, tha Kurti./Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim Vullnet Gashi për aksidentin fatal në Prishtinë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim Vullnet Gashin për aksidentin me fatalitet të ndodhur në vitin 2023 në të cilin humbi jetën këmbësori Ferhat Bejtullahu.

Ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues për marrjen e patentë-shoferit, si dhe iu ndalua pajisja me patentë-shofer për katër vjet.

Sipas aktakuzës, Gashi, duke drejtuar automjetin pa patentëshofer dhe në shiritin e dedikuar për autobusë e taksi, kishte goditur me veturë këmbësorin Ferhat Bejtullahun, i cili si pasojë e lëndimeve të marra kishte vdekur./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hoti për VV-në: Po synojnë zgjedhje në një datë që u konvenon

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e zvarrit konstituimin e Kuvendit për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në një datë që i konvenon kësaj partie.

Pas seancës që u mbajt të mërkurën, Hoti ka thënë se partia në pushtet nuk është e interesuar për konsolidim të shtetit e të rendit kushtetues.

Ai ka shtuar se veprimet e sotme kanë qenë të pritshme.

“Besoj se loja e tyre që ka qenë e pritur nuk ka shpjegim tjetër, kështu siç e kanë vonuar edhe vitin e kaluar, edhe sivjet u bë një muaj e sa, nuk pritet gjë tjetër prej tyre. Është propozim i yni, na takon me Kushtetutë si propozim. Për zvarritje – besoj se për të çuar zgjedhjet në datën që atyre u konvenon dhe mbi të gjitha kanë qenë gjithmonë kundër çdo konsolidimi të shtetit të Kosovës, të rendit kushtetues dhe të problemeve që i kanë krijuar”, ka thënë ai./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hamza: Lista Serbe dhe LVV-ja po i bëjnë dëm vendit, PDK nuk përjashton veprimet ligjore

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kritikuar partitë politike pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se po thellohet vakuumi institucional në vend.

Hamza tha se PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj dhe ka kërkuar respektimin e Kushtetutës, Rregullores së Punës së Kuvendit dhe vendimit të Gjykatës Supreme.

“E kemi thënë qartë se nuk është respektu dhe s’po respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nuk po respektohet Rregullorja e Punës së Kuvendit, nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Supreme”, tha Hamza.

Ai kritikoi veçmas Listën Serbe dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke i akuzuar se përmes veprimeve të tyre po e dëmtojnë vendin dhe qytetarët.

“Qoftë Lista Srpska, qoftë ndonjë parti tjetër politike, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, janë tu i bë dëm vendit. Janë tu i dëmtu qytetarët e Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Hamza tha se, sipas tij, janë plotësuar kushtet ligjore që çështja të referohet edhe në organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

“Të gjitha kushtet legale, ligjore janë të plotësuara që rasti të referohet edhe në organet e drejtësisë, kjo përfshin edhe Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Kreu i PDK-së shtoi se partia e tij nuk i përjashton veprimet ligjore, kushtetuese dhe politike, duke theksuar se ato do të ndërmerren brenda rregullave ligjore dhe demokratike./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara