Sport

Leonardo e konfirmon dëshirën e PSG për ta mbajtur Mbappen

Kontrata aktuale e Mbappes skadon në fund të këtij sezoni.

Published

on

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain do të vazhdojë të tentojë për ta bindur yllin Kylian Mbappe që ta vazhdojë qëndrimin në Francë, ka thënë drejtori sportiv, Leonardo.

Kontrata aktuale e Mbappes skadon në fund të këtij sezoni, dhe ylli francez ende nuk ka dhënë shenja pozitive që dëshiron ta rinovojë kontratën me PSG.

Siç raportohet, krerët e PSG-së refuzuan tri oferta për Mbappen, ku e fundit thuhet se arrin në regjionin e 200 milionë eurove, nga gjiganti i La Ligas, Real Madridi.

Në bazë të spekulimeve që po qarkullojnë, e ardhmja e Mbappes duket qartë të jetë te Real Madridi, por skuadra e tij po refuzon që të humb shpresat për ta bindur Mbappen që të qëndroj në “Parc des Princes”.

“Kylian Mbappe është i frikshëm. Ai është ndryshe nga të tjerët. Ai është fantastik. Dhe normalisht ju e dini se çfarë dëshirojmë ne, është e qartë. Por mbetet të shihet”, tha Leonardo.

Kylian Mbappe është bërë lojtari më i ri në histori të Ligës 1 të Francës që shënon 100 gola për një skuadër të vetme, ku shënoi golin e dytë të PSG në ndeshjen e fundit kundër ish-skuadrës së tij, Monaco.

Sport

Real Madridi fiton në Evropë, Barcelona humb kreun në La Liga

Published

on

By

Real Madrid ka siguruar një fitore të rëndësishme 1-0 si mysafir ndaj SL Benfica në fazën play-off të UEFA Champions League. Golin e vetëm të takimit e realizoi Vinícius Júnior, duke i dhënë avantazh skuadrës madrilene në këtë përballje të rëndësishme evropiane.

Ndeshja u shoqërua me tensione, pasi pas golit të brazilianit pati raportime për fyerje raciste. Fillimisht u dyshua se ofendimet vinin nga tribunat, por më pas lojtarët e Realit pretenduan se fyerja ishte bërë nga futbollisti i Benficas, Gianluca Prestianni.

Pas përfundimit të sfidës, Vinícius reagoi publikisht duke dënuar ashpër racizmin dhe duke kërkuar masa më të forta ndëshkuese ndaj rasteve të tilla. Edhe disa prej bashkëlojtarëve të tij shprehën indinjatën për incidentin, duke e cilësuar të papranueshëm një veprim të tillë në futboll.

Në anën tjetër, FC Barcelona ka pësuar humbjen e katërt në kampionat, duke lëshuar kreun e renditjes në La Liga. Katalanasit u mposhtën 2-1 nga Girona FC, në një ndeshje ku nuk arritën të shfaqnin lojën e tyre më të mirë.
Barcelona pati disa mundësi në pjesën e parë, por nuk i konkretizoi, madje humbi edhe një penallti në fundin e fraksionit të parë. Në pjesën e dytë, Pau Cubarsí kaloi skuadrën në avantazh, por reagimi i Gironës ishte i menjëhershëm.

Vendasit barazuan në minutën e 61-të dhe më pas realizuan golin e përmbysjes në minutat e fundit, duke siguruar tri pikë të vlefshme.
Me këtë rezultat, Barcelona zbret në vendin e dytë me 58 pikë, dy më pak se kryesuesit e rinj, Real Madridi, duke e bërë edhe më të fortë garën për titull.

Continue Reading

Sport

Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, por Mallorca rrezikon rënien nga La Liga

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, por skuadra e tij, RCD Mallorca, po përballet me një situatë të vështirë në La Liga.

Mallorca aktualisht renditet në vendin e 18-të nga 20 ekipe, pozitë që dërgon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Pas 24 ndeshjeve, skuadra ka grumbulluar 24 pikë dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në elitë.

Në anën tjetër, Muriqi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Ai ka realizuar 16 gola në 23 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar dhe më efikas të kampionatit. Ky është edicioni më i mirë i tij në karrierë, duke tejkaluar edhe statistikat e viteve të kaluara në Spanjë.

Në dy sezonet e mëparshme në La Liga ai kishte shënuar nga shtatë gola, ndërsa në edicionin 2022/2023 realizoi 15 gola. Në pjesën e dytë të sezonit 2021/2022 kishte kontribuar me pesë gola.

Megjithatë, vlera e golave në La Liga konsiderohet shumë më e madhe për shkak të nivelit të lartë të konkurrencës.
Me formën aktuale, pritet që ai ta kalojë shpejt shifrën prej 17 golave këtë sezon.

Aktualisht, Muriqi numëron 50 gola në La Liga dhe i është afruar rekordit të klubit për më së shumti gola në elitën spanjolle, rekord që mbahet nga legjenda kamerunase Samuel Eto’o me 54 gola për Mallorcën.
Pavarësisht krizës së ekipit, forma e jashtëzakonshme e Muriqit mbetet një nga pikat e rralla pozitive për klubin, i cili shpreson se golat e sulmuesit kosovar do të jenë vendimtarë në luftën për mbijetesë.

Continue Reading

Sport

Datat dhe oraret e ndeshjeve të Kosovës në Nations League

Published

on

By

Pas shortit të Ligës së Kombeve, Kosova është vendosur në Grupin B3 së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

  • Kosovë vs Irlandë – 24 shtator 2026, e enjte, ora 20:45
  • Austri vs Kosovë – 27 shtator 2026, e diel, ora 18:00
  • Izrael vs Kosovë – 1 tetor 2026, e enjte, ora 20:45
  • Kosovë vs Austri – 4 tetor 2026, e diel, ora 18:00
  • Kosovë vs Izrael – 14 nëntor 2026, e shtunë, ora 15:00
  • Irlandë vs Kosovë – 17 nëntor 2026, e martë, ora 20:45

Tifozët kosovarë tashmë mund të planifikojnë të mbështesin ekipin e tyre në këtë fazë të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Continue Reading

Sport

Kiana Kryeziu sot në pistën olimpike të Milanos

Published

on

By

Skitarja Kiana Kryeziu do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj sportive.

Skiatorja kosovare ka arritur për herë të dytë të përmbushë normën olimpike, pasi ka siguruar kualifikimin në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh. Ajo do të paraqitet në këto gara në skenën më të madhe botërore të sporteve dimërore.

Sot, me fillim nga ora 11:30, Kryeziu do të garojë në disiplinën Super-G (Super Giant Slalom), duke synuar një paraqitje sa më të mirë në mesin e elitës botërore të skijimit alpin. /Kosova Press/

Continue Reading

Të kërkuara