Lajmet

Leksione të rëndësishme për t’u mësuar nga Anna Delvey

Lista e frikërave është e pafundme, por koha juaj jo.

Published

on

Nga Filiz Behaettin (A2S)

Me serialin më të fundi të “Netflix”, nuk ka asnjë njeri që të mos e ketë dëgjuar emrin e Anna Delvey. 

Unë dëgjova për herë të parë për të disa vite më parë. Trashëgimtarja e rreme e aristokracisë gjermane, arriti të përvetësojë përmes mashtrimit mijëra dollarë nga elita e Amerikës.

Ndërsa nuk i mbështes metodat e saj për të fituar para, nuk mund të mos pyesja veten se si ia doli të arrinte synimet e saj për aq kohë sa zgjati ky mashtrim. Por, më shumë se kaq, më bëri shumë përshtypje besimi që ajo kishte tek vetja.

Sukses apo dështim?

Siç e shihni, sistemi ynë i besimit është faktori kryesor nëse kemi sukses apo dështojmë në përpjekjet tona dhe në jetë në përgjithësi. Pasi kalova vitet e fundit duke trajnuar klientët se si të kapërcenin besimin e tyre të dobët tek vetja, dhe të shfrytëzonin fuqinë e mendjes së tyre, nuk ishte çudi që kur u futa më thellë në historinë e Anna Delvey, kuptova se ajo kishte një qasje të ngjashme për të arritur atje ku donte.

Unë nuk kam ndërmend të krijoj një grup kriminal për të arritur qëllimet e tij në jetë, duke u angazhuar në aktivitete të paligjshme. Por merita i takon Anna Delvey, pasi ajo kishte besimin dhe sistemin e besimit, që shumica e njerëzve vetëm mund ta ëndërrojnë.

Besoni tek vetja!

Nëse doni të arrini qëllimet tuaja, duhet që të besoni tek vetja tuaj. Një individ që i vendos një qëllim vetes, dhe më pas heq dorë që pas disfatës së parë, është ai që nuk e ka ende sistemin e tij të besimit. Besimi tek vetja është hapi i parë për të pasur sukses dhe për të pasur jetën që ëndërroni.

Shumë vite më parë, kur isha i sapodiplomuar, doja të gjeja një punë në fushën që kisha studiuar. Dhe si shumë studentë të tjerë, u detyrova të nisja punë në një call–center përshërbimin ndaj klientit për të paguar shpenzimet e mia, derisa të mund të angazhohesha në profesionin tim.

Dita ime përfshinte dëgjimin në telefon të njerëzve të bezdisshëm që ankoheshin për gjithçka. Madje mbaj mend një ditë një zonjë që mori në telefon, duke dashur të ankohej për zhurmën e disa fëmijëve që luanin në oborrin e shtëpisë së tyre. E kush e bën këtë?

Mos e humbni besimin tek synimet tuaja!

Ndërsa roli në të cilin punoja mund të më kishte vënë në dyshim ekzistencën time, unë u fokusova tek synimet e mia më të mëdha. Unë kisha besim në aftësinë time për të arritur atje ku duhej të isha, dhe e dija se do të arrija destinacionin tim. E njëjta gjë vlen edhe për ju.

Mos lejoni që një disfatë e përkohshme të shkatërrojë besimin tuaj apo të vërë në dyshim aftësitë tuaja.

Për sa kohë që përqendroheni tek rezultati përfundimtar dhe besoni tek aftësitë tuaja, do të arrini atje ku duhet të jeni. T.Harv.Eker ka thënë: ”Njerëzit e suksesshëm kanë frikë, njerëzit e suksesshëm kanë dyshime, dhe njerëzit e suksesshëm kanë shqetësime. Dallimi është se ata nuk i lejojnë këto ndjenja që t’i pengojnë në arritjen e qëllimeve të tyre”.

Lëreni mënjanë frikën tuaj

Një tjetër pengesë për të pasur një sistem të fortë besimi dhe për të pasur sukses është frika. Frika është origjina e të gjitha dështimeve, dhe ajo që e pengon një individ të arrijë synimet e tij. Frika se mos bëni një gabim, se mos ndoshta nuk dini diçka. Lista e frikërave është e pafundme, por koha juaj jo.

Riçard Branson thotë: Nëse dikush ju ofron një mundësi të mahnitshme dhe nuk jeni të sigurt se mund ta bëni, thoni po, dhe mësoni më vonë se si ta realizoni. Dhe në fakt ka të drejtë. Mos lejoni që frika të kufizojë mundësinë tuaj për t’u rritur. Nëse zgjidhni të hiqni dorë nga frika që ju pengon, dhe të hidhni një hap përpara plot besim, atëherë në dispozicion do të keni mundësi të pafundme.

Mos lejoni që t’ju kontrollojnë mendimet e të tjerëve

Të gjithë kanë një mendim për dikë a diçka. Ju mund të keni edhe një mendim për mua nga artikujt që unë shkruaj. Sido që të jetë, është thelbësore të vendosni kufij të shëndetshëm me ata që ndodhen përreth jush, përfshirë personazhet pa fytyrë në mediat sociale në rast se jeni i ekspozuar në sytë e publikut.

Mësoni se opinionet që të tjerët kanë për ju, janë të ndërtuara mbi imazhin që ata kanë krijuar për ju në mendjet e tyre. Pra ju nuk mund të kontrolloni se çfarë mund të mendojë një individ për ju, por mund të kontrolloni opinionet që keni për veten tuaj!

Pra, ashtu si nuk do të pinit helm dhe ta lejonit atë në trupin tuaj, mos lejoni që mendimet negative të të tjerëve të depërtojnë në mendjen tuaj. Ju duhet të përqendroheni tek mendimi që keni mbi veten dhe atë gjë mund ta arrini.

Ju mund të arrini gjëra të mëdha vetëm nëse keni një sistem të fortë besimi. Një gjë është e sigurt, e doni apo urreni “Anna Delvey”, leksioni i vetëm që mund të nxirrni nga ky serial, është se si mund t’i realizoni qëllimet tuaja duke pasur një besim të fortë tek vetja dhe bindjet tuaja. / Filiz Behaettin (A2S) – Bota.al 

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit që ndodhi të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje gjendet ende në arrati, teksa njësitë hetimore po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “Warsaw Security Forum 2026”, që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Poloni, ku do të diskutohet për të ardhmen e NATO-s, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane dhe luftën në Ukrainë.

Gjatë këtij forumi ndërkombëtar të sigurisë, i cili bashkon liderë ushtarakë, diplomatë e përfaqësues shtetërorë, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me homologë e partnerë ndërkombëtarë për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet të enjten: Në rend dite zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe Bordit të RTK-së

Published

on

By

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:

  • Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
  • Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

 

Continue Reading

Të kërkuara