Lajmet

Lekaj i reagon Durmishit

Publikuar

Ish-ministri i Infrastrukturës, tani deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi se tenderi për “mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës ishte nënshkruar në kohën kur ai drejtonte këtë dikasteri.

Lekaj thotë se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë siç është parashkruar nga Durmishi.

“Nga unë, gjatë kohës kur kam qenë Ministër i Infrastrukturës, e them me bindje të plotë, dhe kjo do të dëshmohet shumë shpejtë, nuk kam nënshkruar asnjë kontratë të tillë siç̧ është përshkruar në deklarimet e z. Durmishit”, ka shkruar Lekaj.

Ai ka thënë se deklaratat e Durmishit janë tendencioze.

Lekaj tutje në “Facebook” ka shkruar se vetëm gjatë dy muajve ministria që po udhëhiqet nga Liburn Aliu me zëvendës Durmishin kanë nënshkruar afër 10 milionë euro kontrata pa zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit.

“Ndërkohë që vetëm gjatë dy muajve të fundit Durmishi në Ministrinë që udhëheqë Liburn Aliu kanë nënshkruar afër 10 milionë euro kontrata pa zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit dhe të njëjtat nuk janë publikuar fare, duke kontrabanduar në zyrën e Durmishit vlera fiktive dhe të rrejshme. Derisa në Ministrinë e Liburn Aliut është instaluar një anarki totale financiare dhe keqpërdorim i thellë i buxhetit, me të cilat keqpërdorime duhet te merren seriozisht organet, zëvendësi i tij Hysen Durmishi, një ditë pasi i dha tender 1 milion Euro ish-shefit të tij, del dhe përmend emrin tim në media pa asnjë argument, vetëm e vetëm për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet dhe aferat e tij korruptive. Nuk është hera e parë që jam bërë pjesë e të tilla fushatave dhe persekutimeve të ashpra publike pa asnjë bazë argumentuese, por këto të pavërteta nuk më ndalin”, ka shkruar ai.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi sot ka deponuar një dosje në Prokurorinë Speciale, ku pretendohet se kanë evidentuar një korrupsion të hapur dhe brutal. Durmishi ka thënë se bëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës.

Lajmet

​Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim të vazhdueshëm seksual

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.D.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri me datën 08 maj 2024, në Gjakovë, e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi një të mitur.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje sipas njoftimit me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Televizioni belg ndërpret transmetimin e Eurovisionit

Publikuar

nga

Televizioni i Belgjikës, VRT ndërpreu transmetimin e kompeticionit të këngës, Eurovision, të enjten mbrëma, për të dhënë një mesazh përmes së cilit dënon luftën e Izraelit në Gaza dhe shtypjen e lirisë së shtypit.

“Ne dënojmë shkeljet e të drejtave të njeriut nga shteti izraelit. Përveç kësaj, Izraeli po shkatërron lirinë e shtypit”, thuhet në mesazhin e transmetuar. “Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm nga transmetimi ynë. Tani, armëpushim”.

Thirrjet ndaj Eurovisionit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen Izraelit, i cili tashmë ka rezervuar biletën për finalen e madhe të konkursit, janë rritur në mes të luftës në Gaza.

Eurovision i rezistoi thirrjeve për të larguar Izraelin, por i kërkoi vendit të modifikojë tekstin e këngës së tij origjinale, “October Rain”, e cila dukej se i referohej sulmit të 7 tetorit të Hamasit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Izraeli rezervon vendin në finale të Eurovisionit

Publikuar

nga

Izraeli është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit të kësaj fundjave, duke sfiduar mijëra protestues që marshonin në vendin nikoqir të Eurovisionit, Suedi, për luftën në Gaza.

Këngëtarja Eden Golan performoi këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes para 9 mijë shikuesve në Malmo Arena dhe rezervoi vendin e saj në finale falë votave të shikuesve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjermania dënon protestat e dhunshme ndaj UNRWA-s

Publikuar

nga

Ministria e Jashtme gjermane ka dënuar protestat e dhunshme ndaj agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Jerusalemin Lindor.

“Izraeli duhet të ofrojë mbrojtje ndaj objekteve të OKB-së dhe personelit. OKB-ja duhet t’i shërbejë mandatit të rëndësishëm në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor”, shkroi Ministria në platformën “X”.

UNRWA mbylli të enjten selinë e saj në Jerusalemin Lindor pasi izraelitët i vunë zjarrin zonave në skaj të kompleksit të saj.

Philippe Lazzarini, kreu i UNRWA, tha se ky ishte incidenti i dytë i dhunshëm në më pak se një javë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara