Sport

Leeds i bashkohet garës për Agueron

Published

on

“Të bardhët” shpresojnë ta transferojnë argjentinasin në “Elland Road”.

Skuadra angleze, Leeds United i është bashkuar garës që të nënshkruajë me sulmuesin Sergio Aguero si transferim me parametra zero, raporton “90min”.

Muajin e kaluar është konfirmuar që Aguero do të largohet nga Manchester City, pasi t’i mbarojë kontrata e tij aktuale në fund të këtij sezoni, pas një dekade me plot trofe në stadiumin “Etihad”.

Deri tani shumë klube janë të lidhura me 32-vjeçarin, përfshirë këtu Chelsea e Barcelona, por Leeds shpresojnë që prezenca e trajnerit të tyre Marcelo Bielsa, që po ashtu është nga Argjentina, do të jetë e mjaftueshme për ta bindur sulmuesin që të kaloj në “Elland Road”.

Që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi tek Manchester City në vitin 2011, Aguero ka bërë 385 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolas, ku ka shënuar plot 257-të gola dhe 73 asistime.

Sport

Federata Gjermane ka gati propozimin e ri për trajnerin Nagelsmann

Published

on

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka shprehur kënaqësinë e saj me rezultatet e kombëtares nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann dhe ka bërë të ditur se po përgatit një propozim të ri për të rinovuar kontratën me të. Nagelsmann, i cili ka drejtuar kombëtaren gjermane që nga fillimi i vitit 2023, kishte nënshkruar më parë një kontratë deri në përfundimin e Kampionatit Evropian të vitit 2024. Megjithatë, pas rezultateve të mira dhe përmirësimeve të dukshme në rendimentin e ekipit, DFB ka vendosur të propozojë një vazhdim të kontratës për një periudhë më të gjatë.

Në një komunikatë zyrtare, DFB njoftoi se trajneri 36-vjeçar do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren gjermane edhe pas Evropianit të vitit 2024, që do të zhvillohet në Gjermani. Sipas komunikatës, vendimi për rinovimin e kontratës u miratua njëzëri nga asambleja e përgjithshme e Federatës dhe do të jetë në fuqi deri në përfundimin e Kupës së Botës FIFA 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Ky rinovim është një njohje për punën e shkëlqyer që Nagelsmann ka bërë deri tani me ekipin kombëtar.

Nagelsmann ka udhëhequr ekipin gjerman gjatë një periudhe të trazuar, ku kombëtarja kaloi disa momente sfiduese, si humbja kontroverse në çerekfinalen e Evropianit 2024 ndaj Spanjës. Megjithatë, ai ka arritur të rregullojë dhe motivojë skuadrën, duke siguruar përmirësime të dukshme, sidomos në Ligën e Kombeve, ku Gjermania e dominroi grupin që përfshinte Holandën, Hungarinë dhe Bosnjën.

Sipas raportimeve të gazetës “Bild”, Federata Gjermane është e gatshme t’i ofrojë Nagelsmann një tjetër zgjatje të kontratës, duke e angazhuar atë deri në vitin 2028. Nagelsmann, i cili ka arritur të krijojë një identitet të ri për ekipin, duket i prirur të pranojë këtë ofertë dhe të vazhdojë punën me kombëtaren gjermane edhe për disa vjet të tjerë.

Ky zhvillim është një reflektim i besimit të plotë të DFB-së tek Nagelsmann, i cili ka arritur të rikthejë besimin dhe stabilitetin në ekipin gjerman, duke ndihmuar në rivendosjen e nivelit të lartë të lojës./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Shpresat për rikthim: Ronaldo, sërish në radarin e José Mourinho

Published

on

By

Trajneri i Fenerbahçes, José Mourinho, nuk dështon kurrë të tërheqë top lojtarët në skuadrat ku ai bashkohet. Raportet në Turqi thonë se Mourinho ka kontaktuar me bashkatdhetarin Cristiano Ronaldo për një rikthim të mundshëm në futbollin evropian.

Sipas “Fotomac”, Mourinho ka telefonuar Ronaldon për të parë nëse ai do të ishte i interesuar të ribashkohej me të. Ndërsa marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan gjatë fazave të fundit të periudhës së Mourinhos në Real Madrid.

A je i lumtur atje? Po flitet se doni të largoheni. Nëse po, a do të dëshironit të vini në Fenerbahçe?‘ mësohet t’i ketë thënë Mourinho Ronaldos. Ai do të dëshironte ta sillte atë në këtë janar, por me Ronaldon që fiton mbi 220 milionë euro në vit, kjo duket e pamundur të ndodh

Continue Reading

Sport

​Përballja me Zvicrën shfaqi dobësitë e Kosovës

Published

on

By

Kosova ka pësuar nga Zvicra me rezultat 75:43 (14:12, 22:6, 20:20, 19:5) në takimin e zhvilluar në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 në basketboll.

Në fillim zviceranët e nisën ndeshjen më mirë, por Dardanët u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundon 14:12. Megjithatë, në periudhën e dytë vendasit u shkëputën, duke shkuar në pushim me rezultat 36:18. Në këtë pjesë u lëndua Dominic Artis, i cili nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen.

Në periudhën e tretë, Dardanët ngushtuan shifrat në 47:37, por më pas Zvicra u shkëput dhe ngriti epërsinë, për të triumfuar në fund 75:43.

Mikaile Tmusiq kishte nëntë pikë e katër kërcime te Kosova. Zvicra ka tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Kosova një fitore e dy humbje.

Ndeshja e ardhshme do të jetë më 24 nëntor në Dublin përballë Irlandës.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Guardiola vazhdon me Manchesterin

Published

on

Thashethemeve të shumta rreth të ardhmes së Pep Guardiolës i erdhi fundi. Tashmë edhe zyrtarisht, spanjolli do të vazhdojë me klubin nga Manchesteri edhe për dy vite të tjera.

Kontrata paraprake e Guardiolës do të përfundonte më 2025, kështu që e reja do të përfundojë në qershor të vitit 2027, me ç’rast Guardiola do të kompletonte një dekadë në krye të Manchester Cityt.

Guardiola është treguar mjaftë i suksesshëm me klubin anglez, duke arritur të fitojë tripletën e famshme, derisa në sirtarin e tij të trofeve ka gjashtë trofe të Premierligës.

Continue Reading

Të kërkuara