Lajmet

LDK: Qeveria të sqarohet në lidhje me 100 milionë eurot ku u përfshinë Kurti e Berishaj

Nga LDK-ja reaguan edhe për mungesën e materialit për dokumentacione.

Published

on

LDK kërkoi sqarime nga qeveria për mungesën e materialit për dokumentacion dhe adresim për hulumtimin e gazetës sllovene në lidhje me 100 milionë euro, në të cilën sipas tyre, dyshohet se është përfshirë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Visar Azemi nga LDK e ka quajtur paftësi të qeverisë mungesën e materialit për pasaporta. Gjatë një konference për media të martën, Azemi tha se mungesa e aftësisë ka bërë qe këto materiale të mungojnë për muaj të tërë.

“Çdo ditë ne ballafaqohemi me skadenca të reja të pasaportave, por qytetarët nuk mund të udhëtojnë as edhe për raste emergjente. Mungesa e pasaportave i ka dëmtuar edhe mërgimtarët, të cilët drejtohen me kërkesa çdo ditë për dokumenta, atyre po ju rrezikohet puna në vendet ku jetojnë në mungesë të pasaportave”, tha ai.

Përveç mungesës me dokumentacion, Azemi tha se ka edhe mungesë të realizimit të projekteve kapitale, derisa kërkoj nga qeveria të jetë më transparente ndaj qytetarëve.

Ndërkaq, Xhafer Tahiri nga LDK përmendi edhe raportimin e mediave sllovene, me ç’rast gazeta sllovene “Prava: ka botuar një artikull ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Barishajt me kompaninë sllovene GEN-i, në të cilën sipas kësaj gazete, dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, derisa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin “MB Consulting”, ku theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para cash në vitet 2019/20. Në këtë shkrim është përmendur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Tahiri tha se në këtë hulumtim dyshohet se me këto para është financuar edhe fushata e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, derisa kërkoi nga Kurti që të adresohen këto dyshime, nëse janë të vërteta.

Lajmet

Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës, gjashtë prej tyre morën trajtim mjekësor

Published

on

By

Disa nxënës të shkollës së mesme të ulët “7 Shtatori” në fshatin Vitomiricë të Pejës, dyshohet se janë helmuar gjatë ditës së hënë në një lokal në afërsi të shkollës.

Gjashtë prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se Policia e Rajonit të Pejës menjëherë ka marrë veprimet e duhura dhe ka intervistuar drejtorin e shkollës.

Gashi ka bërë të ditur se është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit lidhur me rastin, i cili ka udhëzuar hetuesit që të vazhdojnë hetimin e rastit.

Gjatë ditës së djeshme, policia është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës të Shkollës së Mesme të Ulët “7 Shtatori” në Vitomiricë, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal në afërsi të shkollës. Policia menjëherë ka marrë veprimet dhe është intervistuar drejtori i shkollës i cili deklaron se diku në orët e paradites disa nxënës dyshohet se janë helmuar, gjashtë prej tyre janë dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare për tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar për në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar hetuesit që të vazhdojnë me hetimin e rastit, ende nuk është cilësuar vepra si helmim’’, tha Gashi.

Kjo ngjarje sipas hulumtimeve të prokurorisë dhe policisë së vendit ende nuk është cilësuar si helmim./KP

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës shënon rritje të sekuestrimit gjatë muajit tetor

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka realizuar një performancë gjatë muajit tetor, duke shënuar një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve operacionale.

Në njoftim theksohet se vetëm gjatë gjysmës së parë të tetorit, janë sekuestruar mallra me vlerë mbi 250,000 euro, përfshirë substanca narkotike, municion, monedha dhe dekorata koleksionuese prej bakri, pajisje elektronike, produkte farmaceutike, suplemente, kozmetikë, instrumente mjekësore, tekstil, pije, duhan dhe municion.

Këto veprime, sipas njoftimit, dëshmojnë angazhimin e Doganës për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke parandaluar rrezikimin e ekonomisë dhe shëndetit të qytetarëve nga mallrat e paligjshme.

Po ashtu, Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë 1.5 miliardë euro deri në mesin e muajit tetor 2025, duke regjistruar një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përbën 122 milionë euro më shumë të hyra të inkasuara./EO

Continue Reading

Rajoni

Begaj i kërkon Vietnamit ta njoh pavarësinë e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Shqipërisë, Pham Thi Thu Huong.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor./EO

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi, pritet zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga-s në Portugali

Published

on

Profesor Edmond Hajrizi, në Portugali, u prit zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga, zt. Ricardo Rio. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e UBT-së për ndërkombëtarizim dhe inkurajimin e bashkëpunimeve në nivele evropiane.

Braga, si një nga qytetet më të rëndësishme dhe më të vjetra në Portugali, ofron një potencial të madh për zhvillim, ku UBT mund të angazhohet drejtpërdrejt në projekte inovative për mobilitetin e së ardhmes.

Gjatë qëndrimit në Braga, Rektori Hajrizi pritet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Rajonal Minho, me theks të veçantë në akreditimet e përbashkëta në fushën e mjeksisë. Gjithashtu, programi i vizitës do të përfshijë takime në Politeknikun Braga, InvestBraga, si dhe me drejtuesit e Asociacionit të Ndërmarrësisë Minho, duke forcuar kështu lidhjet dhe mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Continue Reading

Të kërkuara