Lajmet

LDK kërkesë Qeverisë: Kosova të trajtohet e barabartë në samitin në Slloveni

Në partinë opozitare e kritikojnë ekzekutivin për vazhdimin e status-quo me Serbinë.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës po i kërkon Qeverisë Kurti që Kosova të ketë trajtim të barabartë dhe të dinjitetshëm në samitin që do të nisë sonte në Slloveni, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në partinë opozitare e kritikojnë ekzekutivin për vazhdimin e status-quo me Serbinë dhe thonë se dialogu po mbetet peng i bashkëpunimit rajonal. Derisa e quajnë një hap përpara dhe dy prapa marrëveshjen me shtetin fqinj verior për targat e automjeteve.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti në një intervistë për KosovaPress thotë se Kosova në samitin e gjashtë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian duhet të trajtohet e barabartë, sikur vendet e tjera të rajonit.

“Unë besoj dhe shpresoj që qeveria të punojë për të siguruar përfaqësimin e barabartë dhe të dinjitetshëm. Edhe ashtu, këto samite janë, ku BE-ja punon me vendet e Ballkanit për të siguruar perspektiv të integrimit të këtyre vendeve në BE dhe për t’i ndihmuar në rrugën e tyre drejtë BE-së, por edhe rimëkëmbjes. Ky samit do të diskutojë edhe për planin për ndihmë të madhe në shtatë vitet e ardhshme, ku përmendet shifra prej 30 miliardë eurosh. Ky investim nuk bëhet kot dhe nuk do të bëhet, por ky do të jetë i suksesshëm kur Kosova do të jetë sikur të gjitha vendet e tjera, e barabartë për të punuar me partnerët dhe BE-në”, thotë Hamiti.

Duke komentuar mundësinë e arritjes së marrëveshjeve rajonale për ID-karta dhe njohjen e diplomave, Hamiti thotë se bashkëpunimi rajonal po mbetet peng i dialogut Kosovë-Serbi.

“(Bashkëpunimi rajonal) po mbetet peng (i dialogut) dhe jo krejt për fajin e të tjerëve. Nuk dua të them, pasi Kosova nuk e ka në dorë gjithë punën, e se ka pas asnjëherë. Po të ishte në dorën e Kosovës këto do të ishin zgjidh më herët. Normalisht kërkohet vullnet prej palëve, këtë rast edhe i Serbisë, por edhe zell dhe përkushtim më i madh ndërkombëtar”, shton ai.

Ish-diplomati thotë se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e regjimit të Serbisë, pasi ata janë të interesuar për vazhdimin e status qou-së dhe kthimin e dialogut teknik.

“Unë po shoh status-quo dhe ka rënë edhe Qeveria e Kosovës në këtë kurth të regjimit të Serbisë, pasi ata janë të interesuar për status-quo. Kjo qeveri ndoshta pavetëdijshëm po e kthen dialogun Kosovë-Serbi në çështje (teknike)”, thotë anëtari i Kryesisë së LDK-së.

Të tillë, Hamiti e sheh edhe marrëveshjen për targat e automjeteve, ku thotë për KosovaPress se ekzekutiv bëri një hap përpara dhe dy prapa, pasi e bëri Serbinë palë të në çështjet e brendshme të Kosovës dhe barazojë Njësitë Speciale të Kosovës me grupet paralele serbe në veri.

Kjo Qeveri po e sheh si një lloj triumfi, është një lloj spini i kot, pasi bëhet fjalë për marrëveshjen e vitit 2016 që po realizohet tash për lëvizje të lirë. Vitin e kaluar, ministri i atëhershëm i brendshëm ka nënshkruar dokumentin me të cilin praktikisht ndalej puna e dhënies së targave KS. Tash kemi një hap përpara dhe dy hapa prapa, këtë e ka bërë kjo qeveri. Pasi marrëveshjen e vitit 2016 që po e realizon sot atëherë e quante nënshtrim dhe tradhti, sot po e quan triumf. Unë po e them se një hap përpara është ky lloj reciprociteti i përkohshëm, marrëveshje krejt e përkohshme që vlen për 6 muaj, pra nuk është as zgjidhje e as reciprocitet afatgjatë. Dy hapat prapa janë se Serbia është bërë palë e punëve të brendshme të Kosovës me vendimin e Qeverisë së Kosovës. Kjo qeveri që bënte retorik të lartë patriotike në kohën kur ishte në opozitë, tash hyri në dialog bëri këtë marrëveshje të keqe, pasi lejon që Serbia të bëhet palë dhe madje Njësitë Speciale të Policisë e bëri si kundërpeshë për tërheqjen e barrikadave”, shton ai.

Hamiti për KosovaPress flet edhe për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku shprehet optimist për rezultate pozitive për LDK-në.

“Nëse ka qenë apo jo aksidental (zgjedhjet e 14 shkurtit) do të dëshmojë rezultati i 17 tetorit që ne presim që të jetë shumë më i mirë që ne t’i ruajmë komunat ku kemi qeverisur mirë dhe t’i kthejmë komunat ku kemi humbur dhe ku të tjerët kanë qeverisur keq”, deklaron Hamiti.

Lajmet

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Lajmet

Super fundjavë futbolli në Evropë

Published

on

By

Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.

Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.

Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.

Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.

Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.

Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.

Continue Reading

Lajmet

Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.

Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.

Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.

Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

 

Continue Reading

Të kërkuara