Lajmet
LDK e kritikon qeverinë për ‘keqpërdorimin’ e parasë publike
Published
2 years agoon
By
Betim GashiBuxhetit të Republikës së Kosovës i mungojnë rreth 1 miliard euro, mjete të cilat nuk shihen në asnjë sektor. Gjatë vitit 2023, buxheti i Republikës së Kosovës ka rënë për 11 për qind krahasuar me 20 për qind që ka qenë nga qeveritë paraprake. Kështu u deklarua në tryezën për informim publik nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me temën “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria e Kosovës”.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se qytetarët dhe bizneset gjatë vitit 2023, kanë paguar 33 për qind më shumë tatim në pronë sesa në vitin paraprak.
“Qytetarët dhe bizneset gjatë vitit 2023, kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë sesa në vitin paraprak pa asnjë nevojë.. Gjatë vitit të kaluar gjatë këtij mandati blerjet për rezerva shtetërore kanë qenë 21 milionë dhe këta janë krenuar për këto rezerva shtetërore….. Në buxhetin e vitit 2023 janë paguar 31 milionë euro avancë për siguri, për të cilat nuk ka asnjë informatë se çka kemi paguar dhe nga janë ardhur këto mallra… Tek subvencionet dhe transferet në vitin 2023 janë paguar 185 milionë euro, gjatë mandatit të kësaj qeverie si kurrë asnjëherë më përpara 2021-23 janë paguar 520 milionë euro subvencione të ndryshme”, ka thënë Hoti.
Ndërsa për investimet kapitale, Hoti tha se kanë qenë në nivelin historikisht më të ulët ndonjëherë.
“Investimet kapitale kanë qenë në nivelin historikisht më të ulët ndonjëherë, gati janë të përgjysmuara, kanë ra në 11 për qind të buxhetit, krahasim rreth 20 për qind që ka qenë nga qeveritë paraprake..9:14 Ekonomisë së Kosovës i mungojmë rreth 1 miliardë euro, por diferenca mes asaj që është planifikuar ndaj asaj që është realizuar…9:40 Në vitin 2023 janë dhënë 60 milionë avance për investime kapitale, në qeveritë paraprake baza vjetore ka qenë 3-4 milionë…13:27 Shenjë nuk shihet as tek investimet kapitale, arsimi, shëndetësia, siguria, në asnjë sektorë se ku kanë shkuar të gjithë këto mjete”, ka shtuar ai.
Edhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami është shprehur se për tre vite janë nënshkruar 781 kontrata një burimore prej nivelit qendror në shumë prej 209 milionë euro dhe kjo sipas saj ka vazhduar edhe në vitin 2024. Sipas saj, në tremujorin e parë janë dhënë edhe 100 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro.
“Një pjesë e madhe e buxhetit gjatë këtyre tre viteve ka shkuar në subvencione dhe transfere, dhe këto si LDK i kemi quajtur skema të korrupsionit publik. Për tri vite kur është aprovuar buxheti është votuar nuk ka pasur qindra miliona euro të cilat kanë qenë të destinuara për subvencione dhe transfere, por të gjitha këto kanë qenë të fshehura. 16:46 Për tre vite janë nënshkruar 781 kontrata një burimore prej nivelit qendror në shumë prej 209 milionë euro dhe kjo ka vazhduar edhe në vitin 2024 edhe në tre mujorin e parë janë dhënë edhe 100 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro ky është korrupsion, keqpërdorim i detyrës zyrtare sepse ftohen kompanitë të cilat njihen dhe gjithashtu është dëmtim i buxhetit të Kosovës”, është shprehur ajo.
Rreth Ministrisë së Shëndetësisë, deputeti Armend Zemaj ka theksuar se pas hartimit të listës së barnave esenciale favoret janë bërë për kompani të veçanta.
“Për sektorin e shëndetësisë ajo çka është e faktuar edhe nga kërkesa në qasjen e dokumenteve publike, ne kemi marrë informata se pas hartimit të listës esenciale për barna vlera e kontratave për barna të cilat janë krijuar me insistimin e kësaj Qeverie në vlerë më shumë se 330 për qind më shtrenjtë sesa ato të vitit paraprak. Favoret janë bërë për kompani të veçanta, ku vetëm njëra kompani përfituese ka arritur që të sigurojë më shumë se 27 milionë tenderë nga buxheti 60 milionësh që jepet për listën esenciale të barnave. Çka është skandal në vete se hartuesit për shpërndarjen e barnave për listën esenciale tashmë janë udhëheqës të këtyre kompanive. E keqja e kësaj është se këto barna janë për sëmundje të rralla, sidomos për ata persona që janë me kancer dhe kjo është tregues i fytyrës së vërtetë”, ka theksuar ai.
Lajmet
Gjykata Supreme rregullon çështjen e kualifikimit arsimor për skemat pensionale
Published
12 minutes agoon
March 25, 2026By
UBTNews
Gjykata Supreme e Kosovës ka nxjerrë një vendim me rëndësi të veçantë për pensionistët kontributpagues, përmes të cilit shpallet i paligjshëm kufizimi kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore.
Ky vendim vjen pas shqyrtimit të një konflikti administrativ kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ku Gjykata ka shfuqizuar nenin që kërkonte që dëshmitë për shkollim të lartë të ishin fituar para datës 1 janar 1991.
Sipas arsyetimit zyrtar, ky kufizim i vendosur përmes një udhëzimi administrativ nuk ka pasur bazë në ligjin për skemat pensionale dhe ka tejkaluar kompetencat ligjore të ministrisë.
Gjykata vlerëson se e drejta në pension duhet të lidhet me pagesën e kontributeve dhe përmbushjen e kushteve ligjore, e jo me kohën kur dikush ka përfunduar shkollimin.
Ky rregull deri më tani ka krijuar dallime të pajustifikuara dhe ka përjashtuar një kategori të tërë pensionistësh nga e drejta për një pension më të lartë bazuar në kualifikimin e tyre profesional.
Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme konfirmon se kushti i vendosur ishte arbitrar dhe diskriminues, duke cenuar parimin e barazisë para ligjit.
Ky vendim u mundëson pensionistëve kontributpagues që të gëzojnë gradën e tyre arsimore pa u kushtëzuar nga data e diplomimit, duke siguruar që lartësia e pensionit të jetë në përputhje me përgatitjen e tyre profesionale dhe kontributet e dhëna gjatë viteve të punës.
Lajmet
Studimet në Media dhe Komunikim: Karrierë profesionale dhe mbështetje financiare në UBT
Published
47 minutes agoon
March 25, 2026By
UBTNews
Zhvillimi i shpejtë i industrisë së medias dhe kërkesat e vazhdueshme të tregut në Kosovë kanë rritur nevojën për profesionalizëm në fushën e komunikimit dhe multimedias.
Programi Media dhe Komunikim në UBT është ndërtuar si një mundësi e mirë që bashkon mësimet teorike me punën praktike, duke u ofruar studentëve aftësitë e duhura për të punuar në fusha të ndryshme pas diplomimit.
Ky program trevjeçar është i fokusuar në këto pika kryesore: zhvillimin e aftësive për intervistim dhe shkrim mediatik, njohuritë mbi funksionimin e gazetarisë moderne, si dhe zbatimin e etikës profesionale në gazetari.
Programi është i krahasueshëm me planet mësimore të universiteteve të njohura në Prishtinë, Tiranë, Zagreb dhe Paris, duke garantuar kështu një nivel cilësor të edukimit.
Një lehtësim i rëndësishëm për studentët e rinj është se kushdo që regjistrohet në këtë drejtim përfiton bursë prej 20% për të tri vitet e studimit, gjë që ndihmon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e studimeve të tyre.
Përmes detyrave individuale dhe projekteve në grup, studentët mësojnë si të punojnë në mjedise të ndryshme, si të krijojnë strategji për marketingun digjital dhe si të nisin bizneset e tyre mbi baza të shëndosha profesionale.
Ky drejtim synon të plotësojë mungesën e gazetarëve dhe ekspertëve të komunikimit në vend, duke u dhënë mundësi studentëve që gjithçka që mësojnë në ligjërata ta ushtrojnë përmes praktikës në institucione shtetërore, publike dhe private
Lajmet
REL: Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave
Published
1 hour agoon
March 25, 2026By
UBTNews
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në fund të muajit të ardhshëm do të përballet me pyetjet e deputetëve evropianë lidhur me pretendimet për bashkëpunimin e saj me strukturat e sigurisë të ish-Jugosllavisë.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në të cilën do të marrë pjesë komisionarja Kos është caktuar për 20 prill.
Partia Popullore Evropiane (EPP), si grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme dëgjimore. Megjithatë, siç i është thënë Radios Evropa e Lirë (REL), në vend të një seance të jashtëzakonshme do të mbahet një mbledhje e rregullt e Komisionit për Punë të Jashtme, e cila do ta zëvendësojë takimin e planifikuar më herët për 16 mars.
Ai takim, edhe pse ishte planifikuar javë më parë, u anulua nga Kos duke u thirrur në një agjendë të ngarkuar. Anulimi ndodhi menjëherë pasi dolën informacione të reja lidhur me biografinë e saj.
Komisionarja evropiane për Zgjerim nga Sllovenia është përballur me akuza se ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave, e njohur si UDB-a, pasi më 10 mars në ambientet e Parlamentit Evropian u promovua libri me titull “Komisionarja” i autorit slloven, Igor Omerza. Në këtë libër paraqiten dokumente për të cilat autori pretendon se dëshmojnë se Marta Kos ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave.
Komisioni Evropian mohon që Kos të ketë bashkëpunuar me strukturat e sigurisë së ish-Jugosllavisë. Zyrtarët e KE-së i referohen një procesi të gjerë dhe të detajuar verifikimi gjatë nominimit të saj nga Sllovenia për postin e komisionares.
“Parlamenti Evropian e miratoi emërimin e saj në të njëjtin proces si për të gjithë 27 komisionarët. Komisioni për Çështje Juridike i PE-së shqyrtoi deklaratën e saj të interesave dhe nuk konstatoi konflikt interesi. Komisioni Evropian nuk ka komente të mëtejshme”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, më 13 mars.
Drejtoria e Sigurimit të Shtetit (UDB) u formua në Jugosllavi menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, ndërsa në vitin 1966 u riemërtua në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit.
UDB-a ishte e njohur për rolin e saj në përndjekjen e kundërshtarëve politikë në Jugosllavi në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve të saj në dekadat që pasuan ishte e përqendruar në ndjekjen dhe veprimin kundër pjesëtarëve të diasporës që konsideroheshin kundërshtarë të interesave të Jugosllavisë.
Akuzat se Kos ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave u shfaqën për herë të parë në vitin 2024, gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e emërimit të saj si kandidate e Sllovenisë për komisionare evropiane.
Kos i mohon vazhdimisht këto akuza, ndërsa mbledhja e re e 20 prillit do të jetë mundësia e parë që ajo të shprehet pas fakteve të reja të publikuara në libër, të cilat kanë nxitur një valë të re akuzash. /REL/
Lajmet
Dardanët gati për “Finalen” e Bratisllavës: Sot seanca e fundit para nisjes drejt Sllovakisë
Published
2 hours agoon
March 25, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur sot përgatitjet në tokën amtare para njërës prej ndeshjeve më përcaktuese në historinë e saj të deritashme. Nën dritat e kampit stërvitor, “Dardanët” kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Bratisllavës, ku nesër mbrëma do të kërkojnë biletën për finalen e madhe të “play-off”-it për Botërorin 2026.
Përzgjedhësi Franco Foda ka shfrytëzuar këtë seancë për të analizuar detajet e fundit taktike. Burime brenda kampit bëjnë me dije se vëmendja kryesore i është kushtuar disiplinës në mbrojtje dhe tranzicionit të shpejtë, duke analizuar me kujdes pikat e forta të Sllovakisë. Foda është parë mjaft kërkues ndaj lojtarëve, duke insistuar në përqendrim maksimal për çdo fazë të lojës.
Përtej aspektit teknik, ajo që bie në sy është harmonia e plotë brenda grupit. Atmosfera në kampin e Dardanëve përshkruhet si jashtëzakonisht pozitive. Lojtarët reflektojnë një unitet të fortë dhe një motiv të lartë, duke e parë këtë sfidë jo vetëm si një ndeshje futbolli, por si mundësinë e artë për të realizuar ëndrrën e madhe të një populli: kualifikimin në Kupën e Botës.

Përballja e nesërme në gjysmëfinalen e “play-off”-it vlerësohet si vendimtare. Një rezultat pozitiv në Bratisllavë do t’i hapte rrugën Kosovës drejt finales që do të përcaktonte fatin e tyre për verën e vitit 2026.

Gjykata Supreme rregullon çështjen e kualifikimit arsimor për skemat pensionale
Ministrja Bogujevci priti arkivat rajonale për 75-vjetorin e Arkivit të Kosovës
Studimet në Media dhe Komunikim: Karrierë profesionale dhe mbështetje financiare në UBT
Hannah Montana feston 20 vjet
REL: Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave
Koncerti i rikthimit të BTS në Netflix tërheq 18.4 milionë shikues globalë
Dardanët gati për “Finalen” e Bratisllavës: Sot seanca e fundit para nisjes drejt Sllovakisë
Nis Festivali “Aktori dhe Poeti” në Prishtinë
Çfarë raportohet se përmban plani i paqes prej 15 pikash i Trump-it?
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
