Lajmet

Lavrov thotë se rrjedhja e telefonatave Putin-Macron ka shkelur rregullat diplomatike

Lavrov është në një vizitë dy-ditore në Vietnam.

Publikuar

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha të mërkurën se publikimi i një telefonate midis presidentit Emmanuel Macron dhe liderit rus, Vladimir Putin ishte një shkelje e “etiketës diplomatike”.

Etiketat diplomatike nuk parashikojnë rrjedhje të njëanshme të regjistrimeve (të tilla)”, tha Lavrov në një udhëtim në Vietnam.

Detajet e telefonatës konfidenciale disa ditë përpara operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë u zbuluan nga transmetuesi France 2 në një dokumentar mbi trajtimin e konfliktit nga presidenti francez.

Lavrov tha se Rusia nuk ka asgjë për t’u turpëruar nga përmbajtja e bisedës midis dy liderëve.

Ne në parim i udhëheqim negociatat në atë mënyrë që të mos kemi asgjë për të cilën të turpërohemi. Ne gjithmonë themi atë që mendojmë dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi për këto fjalë dhe të shpjegojmë qëndrimin tonë“, tha ai.

Lavrov është në një vizitë dy-ditore në Vietnam, në dhjetëvjetorin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës të dy vendeve.

Vietnami, historikisht i afërt me Moskën, ka refuzuar deri më tani të dënojë drejtpërdrejt ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë. /UBTNews/

Art

​Zbulohet piktura e vjedhur me vlerë 5 milionë euro në Spanjë

Publikuar

nga

Policia spanjolle njoftoi sot se gjeti një pikturë të vjedhur të piktorit irlandez-britanik Francis Bacon me vlerë 5 milionë euro.

Piktura u gjet në Madrid rreth nëntë vjet pasi u vodh për herë të parë nga një shtëpi private në kryeqytetin spanjoll.

Kjo pikturë ishte një nga pesë veprat e hequra nga banesa e bankierit spanjoll Jose Capelo, një mik i ngushtë i piktorit, në vitin 2015. Tri piktura u gjetën në vitin 2017.

Tani, kjo pikturë e katërt që do të rikthehet është një portret i Capelo-s që është pikturuar në vitin 1989.

Edhe pse hetimi ka vazhduar që nga viti 2015, policia tha në një deklaratë se ata kapën gjurmët e pikturës shkurtin e kaluar pasi arrestuan dy persona të akuzuar për marrjen e dy pikturave të mbetura të vjedhura të Francis Bacon.

Në total janë arrestuar 16 persona që dyshohet se janë përfshirë në grabitjen. Por hetimi mbetet i hapur, pasi piktura e mbetur e vjedhur mbetet në tregun e zi. Policia tha se ata po i drejtohen shtetasve spanjollë që kanë marrëdhënie me grupet e krimit të organizuar nga Evropa Lindore.

Francis Bacon njihet si një nga gjigantët e artit bashkëkohor, i njohur për imazhet e tij të papërpunuara me fokus brutalitetin. Ai vdiq në moshën 82-vjeçare nga një atak në zemër teksa po pushonte në Madrid. /AA

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sot mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit

Publikuar

nga

Sot do të mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit.

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, është shtyrë për sot me kërkesë të mbrojtësve të tyre.

Trupi gjykues ka planifikuar që nga ora 10:00 të fillojë seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të akuzuarve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Hovenier: Qeveria e Kosovës të lëvizë përpara me Asociacionin

Publikuar

nga

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se shteti i tij beson se për Kosovën është urgjente që të lëvizë përpara me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjatë një interviste për transmetuesin publik të Kosovës, Hovenier tha se Kosova ka shumë miq që duan ta shohin shtetin pjesë të organizatës të Këshillit të Evropës dhe të shfaqë përkushtimin për të drejtat e pakicave dhe të drejtave të njeriut.

“Një nga mënyrat më të dukshme për të bërë këtë e që e kemi rekomanduar të gjithë, është ndërmarrja e këtij hapi të rëndësishëm të dërgimit të këtij drafti të BE-së të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Na duket se kjo është një gjë e rëndësishme për Kosovën, pa iu referuar Këshillit të Evropës, sepse do të ndihmojë për të siguruar mbrojtje të duhur për komunitetin etnik serb në Kosovë, por gjithashtu zhbllokon dhe hap këtë rrugëtimin në të cilin duam ta shohim Kosovën”, tha Hovenier.

Kosova dështoi të futej në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës të mbajtur në mes të majit në Strasburg, pasi shtetit iu vendos kusht që të lëvizte përpara me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Një ditë para takimit në Strasburg, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një letre njoftoi Këshillin e Evropës se Kosova synon që të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit, në këmbim të pranimit të shtetit në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Por, në letrën e Gërvallës thuhej se draft-statuti do të frymëzohej nga një draft i prezantuar kohë më parë nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung, e jo draft-statuti që iu paraqit Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja tetorin e vitit të kaluar.

Hovenier tha se me sa e kupton ai, kjo ofertë e Gërvallës më nuk është e vlefshme, ndërkaq sa i përket se çfarë draft-statuti duhet Kosova të dërgojë në Kushtetuese, ambasadori amerikan tha:

“Lidhur me pyetjen se cili draft dhe si dërgohet më tej, kjo është çështje e rëndësishme dhe padyshim që është një zgjedhje sovrane e Qeverisë së Kosovës se çfarë statuti zgjedh të hartojë dhe si e çfarë do të kërkojë të miratojë apo dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Por, do të them se drafti i ofruar nga Bashkimi Evropian – ky draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe – ofron një sërë përparësish unike dhe të rëndësishme”.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim.

Po vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për normalizimin e raporteve, që parasheh edhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Megjithatë, Kosova deri më tani nuk ka ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij.

Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bajrami: Nuk ka pasur asnjë qeveri më të korruptuar se Lëvizja Vetëvendosje

Publikuar

nga

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se nuk ka pasur qeverisje më të korruptuar se sa kjo aktuale.

“Unë nuk besoj se ka pasur asnjë qeveri më të korruptuar se Lëvizja Vetëvendosje”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se nuk mund të garantojë për këdo, por siç tha garanton për punën e vet.

“Ajo se çfarë mund të them për partinë time është se partia ime nuk merr në mbrojtje askënd i cili keqpërdor detyrën zyrtare, ajoçfarë kemi parë ne në Lëvizjen Vetëvendosje është që kemi parë prej kryeminsitrit, pra prej kreut të partisë deri të më I fundit, secilin prej këtyre e marrin në mbrojtje, në momentin kur në Kuvendin e Kosovës , qoftë në seanca a po në kommisione ne i përmendim faktet e tendereve një burimore…ne nuk shohim asjë tjetër përpos shpifje dhe marrje në mbrotje të secilit prej tyre”, tha ajo./RTV21

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara