Lajmet

​Lavrov pyetet nëse Rusia ka udhëzuar Serbinë për destabilizimin e Ballkanit

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në konferencën e sotme për shtyp në ditën te dytë të samitit të OSBE-së që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, është pyetur nëse Rusia është e përfshirë në udhëzimin e Serbisë për të destabilizuar Ballkanin, duke iu referuar sulmit të armatosur të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Kryediplomati rus mohoi se Rusia ka dorë në sulm, teksa tha se me Serbinë kishte nënshkruar një plan të konsultimit në Nju Jork, por që nuk ka të bëj me harmonizim të politikave mes Moskës e Beogradit.

“Unë mendoj se ju jeni gabim shumë. Në Nju Jork ne nënshkruam planin e konsultimit ndërministror me ministrin Salakovic. Në plan thuhej se në janar do të kishte një takim të krerëve të departamenteve përgjegjës për bashkëpunimin evropian; në mars do të kishte takime mes drejtuesve të departamenteve të Çështjeve të Mesdheut etj. Kjo ishte thjesht një politikë, ky ishte pothuajse një dokument teknik. Kjo nuk ka të bëjë me harmonizimin e politikave, ky ishte vetëm një plan konsultimi. Gazetarët ishin aty nga Serbia dhe nga Rusia, po e filmonin, po na filmonin teksa firmosëm planin, por Uashingtoni reagoi menjëherë duke thënë si guxoni ju serbët, si guxoni të nënshkruani një plan konsultimi me Rusinë, si shtet agresiv? Tani ju besoni se ky ishte një dokument përafrimi i politikave, por nuk ishte”, tha Lavrov.

Ai shtoi se Rusia mbështet çdo marrëveshje që është e përshtatshme për serbët dhe fqinjët e tyre.

“E dini, kjo varet nga vetë serbët që të vendosin, është në interes të popullit serb dhe të njerëzve të tjerë që jetojnë në Ballkan. Historia e Ballkanit ka qenë shumë e vështirë, fatkeqësisht ajo vazhdon ende me vështirësitë e saj. Ne i kemi parë diskutimet, dhe diskutimet në Republikën Serbe në Bosnje, kohët e fundit ka pasur konsiderata serioze për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Serbisë Jugore dhe Kosovës. Nëse po flasim për ndonjë marrëveshje që do të ishte e përshtatshme për serbët dhe fqinjët e tyre, atëherë mendoj se të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe ne, do të ishin të lumtur dhe do ta mbështesnin këtë. Ndoshta jo të gjitha vendet, por shumica”, tha ai.

Ndërkohë derisa komentoi largimin e Blinkenit dhe Borellit i quajti frikacak që nuk janë përballur në sesionit e Këshillit të Ministrave.

“Në mëngjes nuk ishte ministri ukrainas ose ministri nga vendet baltike. Sekretari i shtetit Blinken u largua, Borell u largua. Pse ndodhi kjo? Ndoshta ata donin ta vënë në pah qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë. Kurse unë mendoj se janë frikacakë, frikësohen nga bisedat e sinqerta dhe me fakte. Kjo sqaron përpjekjen e tyre për të mos u dhënë vizë diplomatëve tanë, si për eventet e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvillimet në Paris, në sesionet e UNESKO-s. Ato janë frikacakë. Të paktën në këto dy vitet e fundit të kësaj lufte hibride të perëndimit kundër Rusisë ne e shohim se ata nuk kanë argumente të arsyeshme kurse ne i kemi prezantuar faktet tona dje me detaje dhe askush nuk kundërshtoi”, tha Lavrov.

Vendi

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK mbetet në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një letre zyrtare, Hamza e ka njoftuar Kurtin se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se kjo parti do të qëndrojë në opozitë. Ai ka theksuar se, për shkak të dallimeve të mëdha programore dhe konceptuale, PDK-ja do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj politike brenda Kuvendit si parti opozitare.

Gjithashtu, kreu i PDK-së i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që po sot të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatet dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një automjet i braktisur me targa të falsifikuara në Gjakovë

Published

on

By

Një automjet i braktisur është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Qarkorja” në Gjakovë, pasi doli të jetë me dokumente dhe targa të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, gjatë verifikimit të mjetit u konstatua se targat dhe të dhënat e tjera nuk përputheshin me automjetin në fjalë.

Pasi u ngrit dyshimi për falsifikim, automjeti u konfiskuar nga njësitet përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara