Aktualitet

“Lava rrobat e urgjencës, m’u duk një peshqir si i djalit tim”, dëshmia rrëqethëse e nënës së 20-vjeçarit që u vra në Velipojë

Published

on

Një dëshmi tragjike, e dhimbshme, që nuk mund të lërë indiferente asnjë zemër. Kjo është dëshmia e nënës së Musaen Zenelit, 20-vjeçarit që mbeti i vrarë në Velipojë.

“Jam zgjuar dhe në mëngjes kam shkuar në punë, mediat nuk i kam hapur. Në punë kam dëgjuar shkëputje zemre. Më ka marrë vëllai në telefon dhe më tha se Musaeni s’po përgjigjej. Në 7 të darkës ka qenë telefonata e fundit të shtunën në darkë dhe kam tentuar të kontaktoj prapë, por nuk kam mundur. Bisedën e fundit e kemi bërë për një qen që mbante në shtëpi.

Më tha nënë nxirre qenin në shëtitje dhe me tregoi itinerarin se ku duhej ta shëtisja dhe më tha jepi ujë për të pirë qenit, dakord i thashë. Kam shkuar e këputur në punë. Vëllai më mori në telefon, se vëllain e kishin lajmëruar. Atij i kishin dhënë fillimisht gjysmë shprese. Mua me dridhi ajo fjala që tha vëllai im dhe më tha diçka e keqe na ka gjetur. Vëlla i thashë nuk kemi çfarë të bëjmë. Desha të marr në celular ate djalin qe na ka gjetur punën, por nuk e kisha numrin e tij.

Mora tezen time ne Itali dhe me tha beju e forte. Kur me tha behu e forte aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam uleritur. Se te shkosh ne spital te lash rrobat e urgjencës, mua per momentin mu duke peshqiri si i djalit tim, nje i vogel me lule dhe une e lava. Me tha une jam i semure dhe sa te marr veten se ka ndodhur nje ngjarje shume e rende djalit jot e ka marre plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjences dhe aty kishte nje saksi me gure dhe thash po e marr dhe ia hedhi vetes, por u largova. Ishte dita e pare e punes e tij ne Velipoje. Djali im ka qene shume punetor dhe ka punuar kudo. Kur kam marr vesh lajmin kam pare nje hije te zeze. Erdhen koleget dhe me thane mbaje veten dhe me i thash s’kam si ta mbaj se me kane vrare djalin. Djali im nuk ka qene autik dhe nuk e di kush e ka nxjerre kete se ai eshte autik. Kjo me ka lenduar shume dhe eshte e papranueshme sepse ai nuk ka qene i semure. Nuk e di se femija im nuk ka patur leke ne xhep se edhe nese nuk kam patur une t’ia jap ia ka dhene Remzia qe e ka patur si xhaxha.

Gjendja ekonomike nuk eshte shume e mire, por kam punen dhe mundohem. Kjo ngjarje me ka shkaterruar. Me shkaterrojne edhe fjalet qe fliten ne media se ai nuk ka qene autik. Kur kane ardhur mesueset dhe nxenesit dhe me kane mbushur arkivolin me trendafila dhe karafila me eshte dukur sikur u ngjall djali, por kjo paska qene genjeshter. Pse te me çahet zemra edhe me teper. Per te gjithe ata qe jane sensibilizuar per te na ndihmuar i falenderoj shume.

Me Pjeter Gocaj babain e dy djemve te vrare nuk kam kontaktuar, por pres kedo qe te jete, te pakten ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Une nuk e di si eshte qelluar Musaeni sepse ka vetem gojedhena dhe dua te shoh kamerat e sigurise per ta vertetuar. I kane ndryshuar edhe emrin dhe kjo me ka ngaterruar se une kur kam dale per te shkuar ne mengjes ne pune do te me kishte lajmeruar dikush por kjo eshte arsyeja qe e morem vesh me vonese. Dua drejtesi ne kete ngjarje dhe dua te di shkakun se nuk ka qene e keqja e kerkujt”.

Lajmet

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn vazhdojnë edhe sot në Prishtinë

Published

on

Protestat kundër femicidit dhe për drejtësi për Arlinda Zekajn do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është paralajmëruar një protestë kombëtare me kërkesa për llogaridhënie institucionale dhe mbrojtje më të madhe për gratë.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta do të mbahet nga ora 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen thirrjes kundër dhunës ndaj grave.

Protesta e sotme vjen pas pesë ditësh radhazi të mobilizimit qytetar, gjatë të cilave protestuesit kanë kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e saj.

Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht pas raportimeve se ajo kishte kërkuar më herët mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve.

Vrasja e saj ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë e grave, trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe përgjegjësinë institucionale në parandalimin e femicidit.

Përmes protestës së sotme, organizatorët synojnë të vazhdojnë mobilizimin kundër dhunës ndaj grave dhe të kërkojnë drejtësi për viktimat.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet një person i zhdukur në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj është raportuar zhdukja e një personi, i cili është larguar nga strehimorja ku po qëndronte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor rreth orës 08:00.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë rastet të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë është raportuar se një viktimë grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar burrë, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje, një viktimë grua është sulmuar nga një i dyshuar mashkull, i cili me vendim të prokurorit është liruar pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu në Prishtinë është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një viktime grua, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave. I dyshuari, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Ndërsa në Klinë, njësitë policore kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar burrë për veprat penale kanosje dhe dhunë në familje ndaj një viktime burrë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara