Lajmet

Latifi: Kosovës i duhet vendimmarrje e guximshme historike

Published

on

Blerim Latifi: Problemi Kosovë-Serbi s’zgjidhet me ‘grupe ekspertësh’ apo ‘ekipe teknike’.

Njohësi i çështjeve politike, profesori Blerim Latifi, thotë se problemi historik midis Kosovës e Serbisë nuk mund të zgjidhet me “grupe ekspertësh” apo “ekipe teknike”.

“Ai mund të zgjidhet veç me liderë që e lexojnë saktë momentin historik në të cilin ndodhemi dhe kanë guximin me marrë vendime të vështira historike”.

“Nëse të mungon ky guxim, krejt dijetarët e botës me t’i ofru, nuk kanë me të kry punë. Makiaveli e thotë mirë: në politikë fati u buzëqesh veç guximtarëve! Kosova tash ka nevojë për vendimmarrje të guximshme historike, e jo për vajtje – ardhje të kota në relacionin Bruksel Prishtinë, siç i kemi parë tash 12 vjet”.

“Përfshirja në një dialog që nuk përfundon kurrë, është favor strategjik për Serbinë dhe, rrjedhimisht, një vazhdim i venitjes së heshtur të shtetit të Kosovës”, thotë ai./UBTNEWS

Continue Reading

Lajmet

​Forcat turke trajnojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Published

on

By

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar nga pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke, për përdorimin sa më efikas të armës Granatahedhës Automatik MK-19.

Kështu ka njoftuar FSK, duke bërë me dije se ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme.

Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

OKB, dy rezoluta për luftën Rusi-Ukrainë

Published

on

By

Një rezolutë e hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër e hartuar nga Ukraina dhe e mbështetur nga Bashkimi Evropian, që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, do të votohen të hënën në Kombet e Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë për rezolutën e Ukrainës, e ndjekur nga rezoluta e SHBA-së. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë më vonë gjatë së hënës për rezolutën e SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për “përfundimin e shpejtë të konfliktit dhe më tej kërkojnë një paqe të qëndrueshme midis Ukrainës dhe Federatës Ruse”.

Rezoluta e hartuar nga SHBA nuk përmend agresonin e Rusisë ndaj Ukrainës, i cili filloi tre vjet më parë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha të premten se rezoluta “tregonte se ky konflikt është i tmerrshëm, se OKB-ja mund të ndihmojë në përfundimin e tij dhe se paqja është e mundur”.

Kjo është mundësia jonë për të ndërtuar një rrugë të vërtetë drejt paqes,” tha sekretari Rubio në një deklaratë.

Rezoluta ukrainase thotë se agresioni rus “ka vazhduar për tre vjet dhe vazhdon të ketë pasoja shkatërruese dhe afatgjata jo vetëm për Ukrainën, por edhe për rajone të tjera dhe stabilitetin global”.

Kievi bën thirrje për “ndërprerje të armiqësive dhe një zgjidhje paqësore të luftës kundër Ukrainës” dhe thekson nevojën që lufta të përfundojë këtë vit.

Projekt-rezoluta e Ukrainës thotë se rezolutat e mëparshme të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme duhet të zbatohen plotësisht, duke përfshirë ato që bëjnë thirrje që Rusia të tërhiqet plotësisht nga kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese, por ato tregojnë mbështetjen morale të komunitetit ndërkombëtar.

Në Këshillin e Sigurimit, një rezolutë që të miratohet ka nevojë për mbështetjen e të paktën nëntë nga 15 anëtarët dhe asnjë nga anëtarët e përhershëm, Britania, Kina, Franca, Rusia ose Shtetet e Bashkuara, të mos përdorin të drejtën e vetos. Rezoluta e SHBA-së pritet të ketë mbështetje të mjaftueshme të hënën.

Këto votime në OKB do mbahen ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron viziton Shtetet e Bashkuara për bisedime me Presidentin Donald Trump që pritet të përfshijnë luftën në Ukrainë.

Zoti Macron tha javën e kaluar se ai do t’i thoshte presidentit Trump se udhëheqësi i SHBA “nuk mund të jetë i dobët” përballë presidentit rus Vladimir Putin.

Kryeministri britanik, Keir Starmer do të vizitojë Uashingtonin më vonë këtë javë për bisedime të ngjashme dhe ashtu si zoti Macron ai ka theksuar nevojën që sovraniteti i Ukrainës të jetë në qendër të çdo përpjekjeje për paqe.

Një grup udhëheqësish duke përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez vizituan Kievin të hënën në shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Ne jemi sot në Kiev, sepse Ukraina është Evropa”, tha von der Leyen në rrjetin social X.

Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik. Është fati i Evropës”, thekson ajo.

Luftimet vijuan edhe këtë të hënën me Rusinë që tha se rrëzoi 23 dronë ukrainas gjatë natës, duke përfshirë 16 mbi rajonin e Oryol-it.

Guvernatori i rajonit Ryazan, Pavel Malkov tha se rënia e mbeturinave nga një dron i rrëzuar ukrainas shkaktoi një zjarr në një ndërmarrje industriale.

Ushtria e Ukrainës tha të hënën se rrëzoi 113 nga 185 dronët që Rusia përdori në sulmet gjatë natës.

Continue Reading

Lajmet

​Nga 1 marsi patentë-shoferët e Kosovës do të jenë të barabartë me ata austriakë

Published

on

By

Ambasada Austriake në Prishtinë ka njoftuar se që nga 1 marsi 2025, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e ambasadës austriake në Kosovë.

Patentë-shoferët kosovarë u njohën në Austri më 1 shtator 2023, me miratimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Transportit në nenin 23 të Ligjit për Patentë Shoferët (FSG). Bazuar në këtë, mbajtësit e patentë-shoferëve kosovarë kanë të drejtën të drejtojnë automjetet përkohësisht në Austri. Nëse qëndrojnë mbi 6 muaj në Austri ose vendosin vendbanimin në Austri, duhet të konvertojnë patentë-shoferin kosovar. Megjithatë, patentë-shoferët kosovarë nuk ishin të barabartë me ata austriakë, ndaj konvertimi kërkonte një provim praktik të vozitjes”, thuhet në njoftim.

Me ndryshimin e rregullores përkatëse, ambasada njofton se që nga 1 marsi 2025, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë.

Kjo do të thotë se patentë-shoferët kosovarë, që nga ky moment, mund të konvertohen në Austri pa pasur nevojë për një provim praktik të vozitjes, nëse qëndrohet mbi 6 muaj në Austri ose vendoset qëndrimi i përhershëm në Austri. Me këtë ndryshim të rregullores, Austria plotëson një kërkesë të rëndësishme dhe konkrete të ekonomisë dhe të gjithë atyre që posedojnë një patentë-shofer kosovar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci kujton kontributin e Kosovës për ukrainasit

Published

on

By

Në trevjetorin e agresionit rus në Ukrainë, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kujtuar kontributin që Kosova ka dhënë dhe po jep për të mbështetur luftën e popullit ukrainas përballë ushtrisë ruse.

Sot 3 vite më parë, Rusia nisi agresionin e saj me qëllim të pushtimit të Ukrainës, duke risjellur luftën e këtyre përmasave në kontinent e ndryshuar pozicionet e shteteve mbi paqen dhe nevojën për rritje kapacitetesh ushtarake. Në këto tri vite, populli trim ukrainas ka luftuar kundër një agresori të pabarabartë por me motiv dhe atdhe dashuri ia ka arritur të thyej parashikimet e agresorëve për këtë invazion”, ka shkruar Maqedonci.

Në këto tri vite, Maqedonci tha se ata janë mbështetur nga bota perëndimore me ndihma dhe armatim.

Në kapacitetet tona, Kosova ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur këtë luftë të drejtë të popullit ukrainas. Mes tjerash, në aspektin ushtarak, ne kemi trajnuar për EOD 5 grupe në Kosovë, që nga viti 2023 jemi pjesë e operacionit Interflex ku jemi duke trajnuar në Mbretërinë e Bashkuar rekrutët ukrainas ndërsa vitin e kaluar kemi dërguar dy pako mbështetëse ushtarake”, ka shkruar tutje ai.

Maqedonci shtoi se Kosova është ndër vendet e para që ka strehuar disa gazetar ukrainas të cilët vazhdojnë të ushtrojnë profesionin nga këtu.

Populli Ukrainas na ka rikonfirmuar edhe njëherë që atdhe dashuria dhe sakrifica janë elemente më të rëndësishme sesa fuqia ushtarake e armikut përballë”, shtoi Maqedonci.

Ukraina është në luftë prej 24 shkurtit të vitit 2022 – kur Rusia filloi agresionin.

Gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar shumë zona të Ukrainës si dhe kanë vdekur dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë.

Continue Reading

Të kërkuara