Lajmet

Latifi e çon në Prokurori inspektorin që thotë se e urdhëroi jashtëligjshëm shkarkimin e drejtorit në kohë fushate

Latifi deklaroi që akuzat e inspektorit janë të pavërteta.

Published

on

Kërkesa për shkarkimin e drejtorit të Arsimit në Komunën e Rahovecit shkaktoi debat ditëve të fundit, ndërsa kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se ka kërkuar zyrtarisht nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë që të fillojë hetimet për inspektorin Gjergj Gojani që urdhëroi shkarkimin e drejtorit në kohë fushate.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes telefonit ka dhënë versionin e tij për KosovaPress lidhur me akuzat e inspektorit të Arsimit, Gjergj Gojani, i cili e ka akuzuar sot kryetarin Latifi se e ka kërcënuar.

Latifi deklaroi që akuzat e inspektorit janë të pavërteta dhe se nuk ka pasur ndonjë komunikim me të në ditët e fundit.

“Unë nuk kam biseduar me të as sot, as dje, as pardje. Në një komunikim të mëhershëm thjesht e kam informuar se vendimi i tij është i paligjshëm, unë nuk do ta zbatoj si të tillë dhe se për këtë do ta njoftojë prokurorinë”, tha Latifi për KosovaPress.

“Pikërisht për këtë, unë e kam njoftuar kryeprokurorin ku kam kërkuar fillimin e hetimeve për këtë çështje, ndërsa dje edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Arsimit në kuadër të Ministrisë së Arsimit përmes një ankese, lidhur me këtë rast. Si duket kjo i ka penguar inspektorit Gojani dhe ai po shpif ndaj meje. Tanimë rastin e kanë në dorë organet kompetente dhe pres që të merren me këtë vendim të jashtëligjshëm që duket se është bërë për të më dëmtuar mua në kohë fushate”, potencoi Latifi.

Kërkesa për shkarkimin e Avni Morinës ishte kërkuar pasi dyshohej se kishte bërë shkelje të detyrës zyrtare, sipas vendimit të mëposhtëm.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara