Lajmet

Latifi: Dalja publike e UÇK-së në Pashtrik ndryshoi historinë

Latifi tha se nga gjaku i të rënëve për liri është fituar liria që e gëzon vendi sot.

Published

on

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të daljes publike të UÇK-së në zonën Operative të Pashtrikut, Komuna e Rahovecit ka organizuar manifestim në fshatin Drenoc, me ç’rast u tha se ngjarje si kjo ndryshoi historinë dhe hartën e botës.

I pari i kësaj komune, Smajl Latifi, derisa foli për luftën çlirimtare të UÇK-së, tha se nga gjaku i të rënëve për liri është fituar liria që e gëzon vendi sot.

“Lufta jonë çlirimtare mori përmasa kombëtare dhe s’kishte si të ishte ndryshe, sepse shqiptarët ndjejnë të njëjtën dashuri për atdheun, pavarësisht se ku jetojnë. Bijat dhe bijtë e këtij vendi u rreshtuan në radhët e UÇK-së dhe në forma të ndryshme kontribuuan për të mirën e përgjithshme. Dhe natyrisht, lufta ka edhe pasojat që lënë gjurmë në jetët e njerëzve, por edhe gjurmë në histori. Dalja e UÇK-së me 26 prill e më pas beteja parë dhe ajo me 14 maj, si dhe ato të tjerat, i dhanë kësaj lufte tjetër dimension. Toka u stolis me varre, por nga ai gjak është liria që po shijojmë sot. Ngjarjet si kjo na bëjnë te ndjehemi krenar që i takuam asaj epoke të lavdishme, epokës që ndryshoi historinë dhe jo vetëm atë shqiptare, por edhe hartën e botës”, tha Latifi.

Latifi mes tjerash përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, për çka tha se akuzat ndja tyre janë të pa baza e vijnë nga Beogradi.

“Ne sot po e festojmë 25-vjetorin pa Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin, Pjetër Shalën, Salih Mustafën, pa shokë të cilët po përballen padrejtësisht në akuza të shpifura nga ata që kanë rënë me ose pa vetëdije në kurthin e armiqve tanë e në ato dosje që janë gatuar diku, janë pjekur diku në kuzhinat e Beogradit zyrtar. Pra, ndërtimi i vendit dhe përmirësimi i kushteve të punës e jetës është pjesë e detyrimeve tona ndaj dëshmoreve. Na mbetet që të punojmë me përkushtimin më të madh për rregullimin e kushteve të punës e jetës për njerëzit tanë. Duke punuar ndershëm, ne nderojmë të kaluarën, gjakun e derdhur për liri, nderojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë, vetëm në këtë mënyrë, familjarët e dëshmorëve, martirëve mund të ndjehen të nderuar e të respektuar, ndërsa ne shpirtërisht me të qetë”, tha mes tjerash Latifi.

Publicisti dhe mbledhësi i fakteve të dëshmive historike, Qemajl Krasniqi derisa kujtoi gjithë të rënët për liri tha se falë tyre Drenoci nuk ra por u bë çerdhe prej nga hynin e dilnin luftëtarët e lirisë nga të gjitha trojet shqiptare.

“Pikërisht këtu zuri fill Zona Operative e Pashtrikut, zonë që u mbijetoi sfidave dhe ballafaqimeve te mëdha e të rrezikshme me forcat armike deri në çlirimin e vendit në qershor te vitit 1999. Aty u organizuan bujq e blegtorë, mjeshtër e profesionistë të ndryshëm, studentë, mësues e intelektualë me grada të larta shkencore… Por, Drenoci nuk ra por u bë çerdhe prej nga hynin e dilnin luftëtarët e lirisë nga të gjitha trojet shqiptare. Mblodhi ata njerëz që në zemër e në mendje e kishin dashurinë dhe respektin për luftën dhe dëshmorë dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kazerma e Drenocit kishte një udhëheqje operative dhe kooperative ushtarake që drejtonte operacionet anembanë Anadrinit dhe sot me shumë merita i takon epiteti ‘Fshati-kazermë’, fshat ku zuri fill Brigada 124 ‘Gani Paçarizi’ e fshat ku zuri fill Zona Operative e Pashtrikut”, tha Krasniqi.

E përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Xhavit Jashari, duke folur për luftën e UÇK-së, apeloi krerët shtetërorë që për ta të kërkojnë drejtësi nga instancat ndërkombëtare të drejtësisë.

“Duke e kujtuar e shkruar historinë, qëndrojmë mirë sot dhe ecim bindshëm në realizimin e amanetit të dëshmorëve, pra amanet i cili duhet të jetë jetik për çdo shqiptar përveç lirisë, së kësaj pjese të atdheut, pra të realizojmë rrugën e madhe që ma hapur rruga e lavdishme e UÇK-së… Lirinë nuk na ka falë askush, se për të ardhur deri te liria është dashur si domosdoshmëri lufta e lavdishme dhe e pastër e UÇK-së. Duhet të themi me shumë zë, të gjithë atyre qe i bënë këto padrejtësi qofshin vendorë dhe ndërkombëtarë, se nuk ka forcë që mund ta barazojë luftën e pastër dhe të drejtë të UÇK-së. Duhet të besojmë se pafajësia do të vërtetohet dhe do të dështojnë të gjithë ata. Institucionet tona, sidomos kryeministri dhe kryetarja e shtetit duhet të deklarohen rreth kësaj dhe të kërkojnë nga instancat ndërkombëtare të drejtësisë se ku mbeten këto shpifje dhe si sillen ata që e sajojnë atë”, tha Jashari.

Ai tha se dëshmorët e lirisë janë figura të ndritshme të vendit.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara