Published
4 years agoon
By
Betim GashiDy mjekë kroatë i trajtojnë pacientët që vuajnë nga obeziteti me një terapi që përfshin shumë disiplina. Për të pasur sukses ka më rëndësi ekuilibri shpirtëror dhe durimi se sa sporti dhe agjërimi në mënyrë radikale.
Kush lufton për të ulur peshën, e di mirë sa e mundimshme është që të heqësh kilogramët e tepëra: Sporti është rraskapitës dhe dietat shpesh kanë sukses afatshkurtër. Sapo i ke ulur disa kilogram duke mos ngrënë, ato kthehen sërish pas pak kohe. Mbipesha e madhe, pra obeziteti, ndikon mbi cilësinë e jetës dhe shkurton jetëgjatësinë e të prekurve.
Mjekët nga Osijeku, Mario Curkoviq dhe Drazhen Gorjanski janë duke folur për suksesin që kanë pasur në ndihmën që i kanë dhënë 130 personave me mbipeshë, që të ulin dukshëm peshën që kanë.
Këta dy mjekë nuk përdorin ndonjë terapi ose ndonjë dietë, por i trajtojnë pacientët me mënyra të ndryshme, sepse Curkoviq dhe Gorjanski mendojnë se dhjamosja është një sëmundje komplekse, por e shërueshme. Metodën që përdorin mjekët e quajnë “POST”, programin osijekas për uljen e peshës, (Program Osjeckog Smanjivanja Tezine). Ata nuk e kanë pritur as vetë suksesin që ka pasur terapija e mënyrës së sjelljes.
Rrugë komplekse komunikimi të trupit
Psikologjia e njeriut është e vështirë të kuptohet, thekson Goranjski. Dhe meqenëse ajo është komplekse, edhe tek dhjamosja luajnë rol shumë faktorë. Prandaj obeziteti duhet trajtuar si një sëmundje që përfshin shumë disiplina.
“Si shumë sëmundje të tjera edhe dhjamosja ka shumë shkaqe, trajtime, dhe shërime”, thotë mjeku. “Në trupin tonë ekziston një sistem i ruajtjes së peshës konstante, sistemi homeostatik. Ai mbështetet tek komunikimi midis sistemit të tretjes dhe qendrave të trurit që janë përgjegjëse për urinë, ngopjen dhe shijimin.”
Pjesa më e madhe e njerëzve hanë normalisht, kur u vjen uri. Dhe hanë atë gjë që u pëlqen, duke mos shtuar në peshë. “Sidoqoftë, me mënyrën e sotme të jetesës, ofrohet një ofertë e madhe ushqimesh të pashëndetshme dhe hahet më shpesh duke shkaktuar dëmtim të komunikimit midis sistemit të tretjes dhe trurit,” thotë Gorjanski.
Vendosja sërish në ekuilibër të këtij komunikimi është synim i terapisë POST. “Nëpërmjet trajnimit të autogjeneve, meditimit, shërimit të sistemit të tretjes dhe agjërimit me raste, ne ripërtërijmë faktikisht si sistemin e tretjes ashtu edhe sistemin homeostatik si dhe komunikimin midis tyre,” thotë mjeku. “Ideja kryesore është që në trupin tonë të rivendosen sërish funktionet normale.”

Largimi i miteve të dhjamosjes
Gjatë zhvillimit të terapisë të dy mjekëve u është dashur të merren me shumë mite mbi dhjamosjen, për shembull që pesha mund të ulet me dietë të kombinuar me lëvizje, sipas motos “eat less – move more”. Sporti dhe lëvizjet janë të shëndetshme dhe të bëjnë mirë, megjithatë asnjë nga pacientët nuk shpenzon shumë për terapinë. Mjekët nuk i bëjnë pacientët të numërojnë kaloritë apo të mbajnë dieta të forta.
Tek terapia e tyre synimi është më shumë që me kalimin e kohës të çmësohet zakoni i urisë. Terapia e kthen mbrapsht ngacmimin që shkaktohet nga uria, deri sa truri nxitet prej tij vetëm kur trupi ka vërtet nevojë për ushqim, pra kur e merr uria.
“Njeriu mund ta organizojë vetë trajnimin e trupit,” thotë Curkoviq, “synimi ynë është shërimi i trurit dhe jo humbja e kilogramëve”. Nëse rregullimi funksionon, atëherë ndodh ulja e kg., pra arrihet suksesi: “Nëse reduktohet marrja e kalorive, atëherë arrihen rezultatet në uljen e peshës.”
Të mësosh të dëgjosh trupin
Programi përmban kurse që zhvillohen një here në javë për gjashtë muaj rresht. Pacientët humbasin gjatë kësaj periudhe 15 deri 20 kilogram. Ndonjë ka arritur madje të ulë 40 kilogram.
Mjekët theksojnë se sasia e kilogramëve të ulura nga dikush nuk është tregues për efektivitetin e metodës së tyre. E rëndësishme është vetëm vendosja e ekuilibrit në komunikimin midis stomakut dhe trurit.
130 pacientët që kanë përdorur terapinë POST, pajtohen me sigurinë që kanë mjekët për vlerat shkencore të metodës së tyre. Të dy mjekët janë duke punuar aktualisht për një studim shkencor.

Krahasime me programe të tjera mbi terapinë e sjelljejes
Në SHBA është krijuar gjatë pandemisë së Coronës një program i ngjashëm terapie, që quhet Trevose Behavior Modification Program (TBMP). Ky program ka pasur rezultate edhe më të mira se sa POST, thonë mjekët kroatë. Megjithatë ky program ka përjashtuar pacientët që nuk kanë pasur humbje të dukshme peshe në gjashtë javët e para të fazës së provës. “Kjo është sikur një kirug të operonte vetëm rastet ku e di që do të ketë sukses,” thotë Curkoviq. “Ne “operojmë” këdo që ka nevojë për ndihmë.”
Gorjanski thotë se TBMP vlerësohet si programi më i suksesshëm në botë për uljen e peshës, por pjesëmarrësit nuk pasqyrojnë mesataren reale të popullsisë. Kurse pjesëmarrësit e POST, janë një grup “krejtësisht demokratik”. Kush e ka arritur moshën madhore dhe do të ulë peshën, është mirëpritur “pavarësisht nga mosha, gjinia ose gjendja fizike.”
Grupi i synuar jo vetëm obezët
Në fakt pjesëmrrësit e POST janë një grup heterogjen. Aty ka njerëz me obezitet ekstrem, me mbipeshë jo të madhe ose me diabet, që duhet të kujdesen për ushqimin. Prandaj të dy mjekët kanë zhvilluar një seri të gjerë mjetesh që mund të përdoren nga pacientët. Pjesëmarrësit marrin pjesë në ato gjëra që u duhen personalisht. “Disave nuk u pëlqen trajnimi autogjen, disave u pëlqen. Ata nuk kanë nevojë të përdorin çdo gjë, sepse mund të zgjedhin çfarë është e përshtatshme për ta,” thotë Curkoviq. “E rëndësishme është që nuk ka kufizime në lidhje me ushqimin.”
Ata mund të hanë Kulen, një lloj sallami, që është specialitet nga rajoni i Sllavonisë, ose proshutë të thatë, thotë mjeku. Por: “Ne nuk mund t’u themi njerëzve nga Sllavonia që të mos hanë Kulen!”, thotë Curkoviq.
Ushqimi si ves
Urinë e madhe të dy mjekët e krahasojnë me varësinë që krijohet nga droga: “Ushqimi mund të bëhet ves”, thotë Gorjanski. “Por është e komplikuar: Pacientët tanë mësojnë çfarë është vesi dhe si të çlirohen prej tij. Deri tani nuk është parë të krijohet varësi nga lakra, por varësia nga sheqeri është një problem serioz. Një person që është krejt i shëndetshëm dhe fillon të konsumojë sasi të mëdha sheqeri, mund të krijojë një ves si personi që fillon të konsumojë alkool.”
Krah studimit shkencor Curkoviq dhe Gorjanski janë duke punuar edhe për një libër. “Ne kemi dëshmuar, që funksionon. Nuk do ishte mirë të mos i ndajmë me të tjerët këto dije, për të ndimhuar njerëz të tjerë,” thotë Curkoviq.
Por pse nuk janë ende të zakonshme terapitë e sjelljes për të luftuar dhjamosjen? “Askush nuk fiton para me këtë mënyrë të uljes së peshës. Sepse nuk përmban medikamente, që duhen marrë vazhdimisht ose preparate speciale. Askush nuk fiton para me njerëzit që kanë hequr dhjamin,” thotë mjeku.
You may like
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
3 weeks agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
4 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
4 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
4 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Super derbi në basketboll
Top dhjetë rangimet në sporte të ndryshme
Ndërroi jetë Ali Sadriu, ministri i parë i financave i Kosovës së pasluftës
The Guardian shkruan për përmbytjet në Kosovë
Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve, evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë
Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të
Gjendja aktuale në pikat kufitare
Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije
Përfundon numërimi i të gjitha votave
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
