Aktualitet

Larg qytetërimit dhe njerëzve, burri që ka 40 vite që jeton si shpellar

Ken Smith është një burrë anglez që prej 40 vitesh jeton në pyll, larg qytetërimit.

Published

on

74-vjeçari jeton i vetëm në një kasolle, që kur një grup djemsh e rrahu gati për vdekje. Smith kaloi 23 ditë në koma dhe mjekët nuk i dhanë shpresë se do të kthehej si më parë.

“Thonin se nuk do të shërohesha kurrë, thonin se nuk do të flisja më, se nuk do të ecja më, por i bëra të gjitha. Pikërisht atëherë vendosa që do të jetoja vetëm siç doja vetë”, tregon Smith për BBC.

“Mendova se si do të ishte thjesht të lëvizja, të udhëtoja nga një vend në tjetrin. Thjesht lëvizja pa ndonjë qëllim se ku do të shkoja. Ecja në çdo kodër dhe në çdo cep të vendit, për të gjetur vende ku nuk kishte banesa të ndërtuara. Derisa erdha në pyllin tim, ku ndërtova kasollen time dhe jetoj i lumtur”, shtoi Smith.

Anglezi ushqehet vetëm me perimet e frutat që rrit vetë dhe peshkun që kap nga liqeni aty pranë.

“Nëse mësoni të peshkoni, nuk keni më nevojë për asgjë tjetër. Atëherë do të jeni me të vërtetë të pavarur”, thekson Smith.

Continue Reading

Vendi

Gjermania ndan 3 milionë euro donacion për FSK-në

Published

on

By

Gjermania ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e saj të palëkundur për transformimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes një donacioni të ri prej 3 milionë eurosh.

Ministri i Mbrojtjës Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ky donacion vjen në kuadër të programit gjerman “Enable and Enhance”, i cili do të fokusohet në pesë projekte jetike, me synim kryesor fuqizimin e flotës së transportit ushtarak dhe ngritjen e kapaciteteve për mbështetje mjekësore brenda forcës.

Gjatë ceremonisë së zyrtarizimit të kësaj mbështetjeje, Ministri Maqedonci, priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin diskutoi mbi ecurinë e reformave në mbrojtje dhe nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Ministri Maqedonci e vlerësoi lart kontributin e qeverisë gjermane, duke theksuar se ky investim ndikon drejtpërdrejt në gatishmërinë operacionale të FSK-së.

“Republika Federale e Gjermanisë po vazhdon të mbështesë zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës,” u shpreh ministri Maqedonci, duke shtuar se ky donacion është i dedikuar për projekte konkrete që përmbushin standardet më të larta ushtarake.

Sipas krerëve të mbrojtjes, bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të thellohet edhe më tej në të ardhmen, duke u fokusuar në trajnime të përbashkëta dhe asistencë teknike për të siguruar një forcë moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët ndërkombëtarë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentet e masterit në Psikologji në UBT, Shqipe Shala dhe Drenusha Krasniqi mbajnë ligjëratë mbi autizmin

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ndërgjegjësuese, studentet e programit master në psikologji, Shqipe Shala dhe Drenusha Krasniqi, mbajtën një ligjëratë tematike mbi çrregullimin e spektrit të autizmit.

Ligjërata u fokusua në prezantimin e koncepteve bazë mbi autizmin, duke përfshirë karakteristikat kryesore, shenjat e hershme të identifikimit dhe sfidat që shoqërojnë këtë çrregullim në aspektin e zhvillimit dhe ndërveprimit social. Një rëndësi e veçantë iu kushtua ndërhyrjes së hershme dhe rolit të saj në përmirësimin e cilësisë së jetës për personat në spektrin e autizmit.

Gjatë prezantimit u trajtuan gjithashtu aspektet praktike të mbështetjes, duke përfshirë qasjet bashkëkohore në punën me fëmijët me autizëm, si dhe roli i familjes, institucioneve arsimore dhe profesionistëve në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës.

Ky aktivitet synoi të kontribuojë në rritjen e vetëdijes dhe njohurive profesionale mbi autizmin, si dhe të nxisë një qasje më të ndjeshme dhe mbështetëse ndaj personave me këtë çrregullim në shoqëri.

Ligjërata u vlerësua pozitivisht nga pjesëmarrësit, duke reflektuar interesin dhe rëndësinë e trajtimit të temave të tilla në kuadër të formimit akademik dhe profesional.

Continue Reading

Rajoni

UBT ofron bursë për maturantët nga Shqipëria në Inxhinieri të Energjisë dhe programe të tjera inovative

Published

on

By

UBT po vazhdon të forcojë rolin e tij si institucioni kryesor i arsimit të lartë në rajon, duke hapur mundësi të reja për maturantët nga Shqipëria që dëshirojnë të studiojnë në Kosovë dhe të ndërtojnë një karrierë profesionale në fusha strategjike dhe moderne.

Në kuadër të ofertës së re akademike, UBT ka hapur regjistrimet e hershme në programin Inxhinieri e Energjisë, një drejtim që fokusohet në zhvillimin e njohurive dhe aftësive praktike në fushën e energjisë së ripërtëritshme, sistemeve energjetike efikase dhe teknologjive të avancuara që po formësojnë të ardhmen globale të industrisë së energjisë.

Për të mbështetur të rinjtë nga Shqipëria, UBT ka vendosur bursë 20 për qind për të gjithë maturantët që aplikojnë në këtë program, duke lehtësuar qasjen në studime cilësore dhe duke krijuar mundësi më të gjera për zhvillim profesional dhe akademik.

Programi i Inxhinierisë së Energjisë në UBT karakterizohet nga një qasje bashkëkohore e mësimdhënies, ku teoria ndërthuret me praktikën në laboratorë modernë, projekte kërkimore dhe bashkëpunim me industrinë. Studentët përgatiten për tregun e punës jo vetëm në nivel vendor, por edhe në atë ndërkombëtar, në një sektor që po përjeton rritje të shpejtë dhe kërkesë të vazhdueshme për ekspertë të kualifikuar.

Oferta akademike e UBT-së nuk kufizohet vetëm në një drejtim. Institucioni ofron një gamë të gjerë programesh inovative që përfshijnë Inxhinieri të Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Agrikulturë dhe Shkenca të Ushqimit (Nutricion), Turizëm, Mekatronikë dhe Robotikë, Media dhe Komunikim, Shkenca Politike dhe Juridik, Studime të Sigurisë si dhe Sisteme të Informacionit.

Këto programe synojnë të përgatisin profesionistë të aftë për tregun e punës të së ardhmes, duke integruar teknologjinë, inovacionin dhe aftësitë praktike në çdo fushë studimi.

UBT është shndërruar në një qendër akademike që bashkon studentë nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë, duke krijuar një ambient ndërkombëtar studimi dhe bashkëpunimi. Institucioni është vlerësuar për rolin e tij në zhvillimin e arsimit cilësor, inovacionit, teknologjisë dhe kërkimit shkencor, duke u pozicionuar si lider rajonal në fusha si inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital.

UBT fton të gjithë maturantët nga Shqipëria që të bëhen pjesë e një institucioni ku arsimi, inovacioni dhe e ardhmja takohen në një pikë të vetme zhvillimi.

Linku për aplikim online!

Continue Reading

Aktualitet

Kurti thirrje deputetëve: Të tejkalohen inatet, marrëveshjet janë në dobi të qytetarëve

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kuvend të enjten, ka kërkuar që pas rikthimit të funksionimit të plotë parlamentar, deputetët të lënë anash pengesat politike dhe të fokusohen te miratimi i marrëveshjeve në dobi të popullit. Duke komentuar aktvendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ai vlerësoi se tashmë janë qartësuar përgjegjësitë dhe kufijtë e secilit institucion.

“Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete të presidentit dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet”, potencoi Kurti, duke shtuar se pas këtij qartësimi nuk ka më boshllëk institucional, por vetëm detyra për të avancuar agjendën legjislative.

Kryeministri u bëri thirrje të gjitha palëve që të mos bllokojnë funksionet e njëra-tjetrës, por të respektojnë ndarjen e pushteteve brenda kornizave kushtetuese.

“Rruga para nesh nuk duhet të jenë pengesat apo inatet… ajo çka kërkohet prej nesh janë miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe agjenda që përmirëson jetën e qytetarëve – këto nuk mund të mbahen peng të një krize të prodhuar politikisht”, deklaroi ai.

Në fund të fjalës së tij, Kurti u ndal te nismat konkrete si Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ligji për çmimet tavan, si përgjigje ndaj abuzimeve në treg.

Ai kërkoi bashkëpunimin e opozitës për këto pika, duke vlerësuar se “problemet e përbashkëta kërkojnë zgjidhje të përbashkët… shumë shpejt do ta risjellim këtu për ta votuar dhe presim që edhe opozita ta mbështesë”.

 

Continue Reading

Të kërkuara