Lajmet

Lapçiqi afër Budvës nuk ka ujë të mjaftueshëm, zgjidhja kushton 18 milionë euro

Published

on

Në fshatin Lapçiqi, afër Budvës, banorët përballen me një mungesë të theksuar uji, pasi ata mbështeten në një burim të kufizuar lokal që nuk mund të plotësojë nevojat e tyre, sidomos gjatë verës. Ky burim, i cili është i paqëndrueshëm, detyron vendasit të kufizojnë përdorimin e ujit, duke përjetuar vështirësi të mëdha për të siguruar ujë të pijshëm në periudhat e nxehta.

Ndërkohë, pavarësisht se shumica e qyteteve malazeze kanë akses në ujë të pijshëm, fshatrat vazhdojnë të përballen me sfida serioze në këtë drejtim. Për të zgjidhur këtë problem, autoritetet kanë vlerësuar se do të duhen 18 milionë euro për të siguruar një sistem të qëndrueshëm të furnizimit me ujë për Lapçiqin dhe zonën përreth.

Përveç sfidave të natyrshme, Sistemi Rajonal i Ujësjellësit përballet me vështirësi të tjera, të cilat përkeqësohen gjatë sezonit turistik, kur rritja e konsumit të ujit krijon shtesa të mëdha presionesh mbi sistem. Ky fakt bën që nevoja për investime në infrastrukturën e ujësjellësit të bëhet më urgjente, në mënyrë që të ofrohet një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë banorët dhe vizitorët.

Continue Reading

Lajmet

Kurti në diplomimin e kadetëve: Ushtria jonë po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit

Published

on

By

Gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës 2025 të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vlerësoi progresin e bërë në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për rritjen e buxhetit dhe investimeve në këtë sektor jetik për sigurinë e vendit.

E kemi ngritur buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në 208 milionë euro. Kemi mbi 300 milionë euro investime në këto katër vite të fundit”, tha Kurti.

Ai nënvizoi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri moderne dhe profesionale.

Ushtria jonë po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit, me kapacitete të plota si ushtri profesionale”, tha ai.

Kryeministri në detyrë iu drejtua me një mesazh të veçantë kadetëve të sapodiplomuar, duke theksuar rëndësinë e misionit të tyre.

Kadetë, nga sot ju fillon detyra fisnike. Ju jeni shtylla mbi të cilën do të vazhdojë ndërtimi strukturor dhe profesional i FSK-së dhe që do ta shoqërojë etapën e ushtrisë sonë drejt shërbimit në aleancën veriatlantike të shteteve demokratike, me aleancën e madhe të NATO-s”, tha ai.

Kurti gjithashtu theksoi rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Kosova në aspektin gjeografik, historik dhe politik është Evropë, andaj, pa shmangshëm, jo vetëm i nevojshëm, është anëtarësimi në familjen evropiane demokratike të cilës i takojmë”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Diplomoi gjenerata 2025 e kadetëve të FSK-së

Published

on

By

Në një ceremoni solemne të organizuar të premtem, diplomoi gjenerata 2025 me 18 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Presidentja Vjosa Osmani vlerësoi lart përkushtimin dhe gatishmërinë e kadetëve për t’i shërbyer vendit me nder dhe përkushtim.

Nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbehet atdheut me zemër, betim dhe uniformë. Kjo ceremoni nuk shënon vetëm fundin e një etape, por fillimin e një përgjegjësie të shenjtë për ju”, tha presidentja Osmani.

Ajo theksoi historinë e sakrificës dhe qëndresës së popullit të Kosovës, duke e lidhur rolin e FSK-së me trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Toka jonë e ka njohur dhimbjen dhe sakrificën për shekuj me radhë, por mbi të gjitha ka lindur mbi shpresën. Forca juaj është trashëgimi e UÇK-së. Ju jeni besimi ynë që Republika e Kosovës do të jetë në duar të sigurta”, tha Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku uron 4 Korrikun: Kontributi i SHBA-së për lirinë dhe shtetformimin e Kosovës, i jashtëzakonshëm

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar se ShBA-ja është shembulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt.

Në mesazhin e tij, Abdixhiku theksoi rëndësinë historike të 4 Korrikut të vitit 1776, ditës kur u shpall pavarësia e SHBA-së, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë botërore.

4 Korriku i vitit 1776 shënon një prej datave më të rëndësishme në historinë botërore – shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ngjarje nuk është vetëm lindja e një shteti në kuptimin formal, por lindja e një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë. Në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë,” u shpreh Abdixhiku.

Më tej, Abdixhiku përmendi edhe trashëgiminë politike të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, duke theksuar miqësinë me SHBA-të si një vizion të pandryshueshëm.

SHBA-të pra janë shëmbulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Për shumë shtete, përfshirë edhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës SHBA-të janë model frymëzimi dhe mbështetjeje. Kontributi amerikan për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës është i jashtëzakonshëm, i pazëvendësueshëm. Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Continue Reading

Lajmet

Edi Rama: Pika doganore Morinë – Vërmicë, nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se dogana Morinë–Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar se kjo doganë ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.

Në Morinë shkuan për një vizitë të përbashkët ministrat e Financave të të dyja vendeve, Hekuran Murati dhe Petrit Malaj.

Rama tha se vizita e tyre konfirmoi angazhimin e përbashkët për rritjen e cilësisë në këtë pikë kufitare.

Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eliminuar çdo vonesë”.

Rama tha se gjatë periudhës Janar-Maj 2025 kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete.

Continue Reading

Të kërkuara