Lajmet

​Lansohet udhëzuesi për matjen e dënimit, konsiderohet hap i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë penale

Published

on

Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, i cili u konsiderua si hap i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë penale. Ky dokument u tha se do të ofrojë një kornizë të qartë për shqiptimin e dënimeve për shkeljet penale në Kosovë. Në lansimin e këtij udhëzuesi mori pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili deklaroi se raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se “sistemi i drejtësisë shpesh shqipton dënime të buta”.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi tha se ky udhëzues shënon moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

“Me lansimin e këtij udhëzuesi të Gjykatës Supreme shënojmë një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Ky dokument është rezultat i një pune të gjatë, reflekton edhe angazhimin tonë për të siguruar një drejtësi të konsoliduar dhe një praktikë unifikuese në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Udhëzuesi i përgjithshëm i politikës ndëshkimore i miratuar në vitin 2018 ka shërbyer si një pikë reference për gjyqtarët për trajtimin e rasteve penale. Megjithatë, zhvillimet e reja ligjore në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe problemet me zbatimin e ligjit në praktikë kanë nevojë për rishikimin dhe përmirësimin e tij me qëllim që të adresohen ndryshimet e bëra dhe harmonizimin në praktika brenda sistemit gjyqësor”, deklaroi ai.

Kreu i Supremes theksoi se udhëzuesi i ri ofron sqarime specifike për secilin kapitull të Kodit Penal. Në hartimin e tij, Fejzullahu tha se kontributi i Ambasadës Amerikane ka qenë thelbësor edhe në hartimin e udhëzuesit të përgjithshëm për matjen e dënimit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier teksa foli për rëndësinë e këtij udhëzuesi, theksoi se raportet ndërkombëtare e vendore tregojnë se në Kosovë po shqiptohen dëbime më të buta.

“Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale dhe udhëzuesi i përgjithshëm do të ofrojë një kornizë të qartë për shqiptimin e dënimeve për shkeljet penale në Kosovë. Siç e dëgjuam, para gjashtë viteve Kosova ka miratuar udhëzuesin e parë për matjen e dënimeve dhe zyrtarët e sistemit të drejtësisë së Kosovës vazhdojnë që të jenë shembull për vendet e rajonit duke integruar një udhëzues i cili është i bazuar në qasje të bazuar në udhëzues në kornizën e punës së drejtësisë së tyre penale. Raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende shumë shpesh shqipton dënime të buta dhe jo proporcionale, duke theksuar nevojën urgjente që ky udhëzues të zbatohet plotësisht. Drejtësia është e drejtë vetëm kur është e drejtë”, u shpreh Hovenier.

E kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj tha se udhëzuesi është një sistem rregullash i domosdoshëm për interpretimin unik të ligjit në Kosovë.

“Edhe raportet ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë, me theks të veçantë raporti i Komisionit Evropian për progresin në Republikën e Kosovës vë theksin tek nevoja e unifikimit të praktikës gjyqësore dhe tek roli kyç që ka Gjykata Supreme në përpjekjen dhe unifikimin e praktikës gjyqësore dhe zbatimit unik të ligjit. Është krejtësisht e domosdoshme dhe sigurisht KGjK e mbështet nevojën që drejtësia të jetë e parashikueshme, ku të gjithë zbatojnë rregullat unike të interpretimit, vlerësimit, fakteve dhe njëkohësisht aplikimit të ligjeve për të ruajtur balancin e vlerave shoqërore. Kemi arritur në standardin apo nivelin kur në fakt ky sistem rregullash duhet të shndërrohet në sistem të vlerësimit të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve por edhe njëkohësisht edhe të sistemit të performancës së gjykatave në vend“, theksoi Zogaj.

Në lansimin e udhëzuesit të përgjithshëm për matjen e dënimit, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi theksoi se

“Miratimi i udhëzuesit për matjen e dënimit është një nga hapat më të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë dhe mund të bëjë një hap shumë të madh për harmonizimin e praktikave për matjen e dënimit. Në vitin e parë kur i miratua udhëzuesi për matjen e dënimit shumë nga ne ishim skeptik për fatin e këtij udhëzuesi. Është pikërisht ai udhëzues që ka ndryshuar thelbësisht perspektiven e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial për matjen e dënimeve. Në vitin e parë, për prokurorët matja e dënimit është konsideruar detyrë dhe obligim ekskluziv i gjyqësorit, tani edhe për ne është e qartë se udhëzuesi i kësaj natyre është një burim me vlerë të jashtëzakonshme edhe për punën e prokurorëve”, përfundoi ai.

Udhëzuesi i politikës ndëshkimore ka për qëllim të mbështesë gjykatat në krijimin e vendimeve që mbështeten në parimet themelore të shtetit të së drejtës. Po ashtu, rëndësia e këtij udhëzuesi është thelbësore për rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë penale.

Vendi

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara