Lajmet

Lansohet projekti “Kosova Digjitale”, mundësi për rritjen e punësimit

Published

on

Sot (e enjte) është lansuar Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve “Kosova Digjitale”, i organizuar në partneritet me Bankën Botërore. Ky projekt shënon fillimin e një iniciative transformuese, të financuar nga Banka Botërore, që ka për synim modernizimin e qeverisjes dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike përmes inovacionit digjital. Me këtë rast u tha se projekti rrit mundësinë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti projektin “Kosova Digjitale” e ka konsideruar si një nismë ambicioze që mëshiron ambicien e qeverisë për modernizimin e shërbimeve publike.

Kurti u shpreh se përmes këtij projekti synohet një administratë transparente dhe llogaridhënëse me në qendër qytetarin.

“Kjo nismë me buxhet 18.5 milionë eurosh synon jo vetëm t’i jap shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por gjithashtu edhe të ridefinoj qasjen e administratës publike ndaj ofrimit të shërbimeve. Ndërlidhet drejpëtdrejtë me strategjinë tonë të E-qeverisjes 2023-2027. Në thelbin e projektit ‘Kosova Dijgitale’ qëndron një parim i thjesht fundamental administrata publike ekziston për tu shërbyer qytetarëve. Strategjia jonë synon që përmes digjitalizimit të ndërtojmë një administratë publike e cila është transparente dhe llogardhiënsëe në punës e saj dhe efikase dhe gjithpërfshirëse në ofrimin e shërbimeve si dhe katalizator për rritje të qëndrueshme ekonomike”, thotë Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se projekti “Kosova Digjitale” është pikë kthese për rrugëtimin e Kosovës drejtë transformimit digjital.

Sveçla thotë se projekti nuk është thjesht përdorim i teknologjive të reja, por krijon një qeveri që është efikase dhe transparente.

“Shënon një pikë kthese në rrugëtimit tonë drejtë transformimit digjital duke hapur rrugë për një të ardhme ku teknologjia fuqizon qytetarët, thjeshton proceset qeveritare dhe krijon baza për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të begatë. Nuk është thjesht përdorim i teknologjive të reja , por është përdorimi i teknologjisë për të krijuar një qeveri që është e thjesht, efikase dhe transparente. Kjo nënkupton vënien e qytetarit në qendër të procesit transformues duke siguruar që mjetet dhe shërbimet digjitale të jenë të dizajnuar për plotësuar nevojat e tij dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Rruga jonë drejt transformimit digjital gjithsesi k a qenë me plotë sfida”, u shpreh ministri Sveçla.

Massimiliano Paolucci, menaxher për Kosovë dhe Maqedoni Veriore nga Banka Botërore tha se projekti reflekton ambicien për reduktimin e pengesave gajtë marrjes së shërbimeve publike dhe rrit besimin mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Ky projekt reflekton ambicien e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Bankës Botërore për të forcuar qeverisjen, për të reduktuar pengesat gjatë marrjes së shërbimeve dhe për të rritur besimin mes qytetarëve dhe institucioneve. Projekti është i harmonizuar në tërësi me strategjinë e Bankës Botërore për Kosovën që e quajmë ‘Korniza e partneritetit’ vitin që shkoi dhe jemi duke e implementuar së bashku. Ky projekt mbështet eficiencë dhe cilësi më të madhe të shërbimeve publike dhe do të jetë motor i transformimit të qeverisjes, duke shfrytëzuar zgjidhjet digjitale etj. Projekti ofron më shumë se kaq, parasheh krijimin e vendeve të punës formale dhe krijimin e mundësive për zhvillim. Hedh themelet për rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës atje”, ka thënë ai.

Projekti “Kosova Digjitale” financohet nga Banka Botërore dhe është mbështetur nga ambasada e Japonisë në Kosovë.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara