Lajmet

Lansohet projekti “Energji për Barazi” – Rizvanolli: Përfaqësimin e grave në sektorin e energjisë do ta rrisim në 25%

Published

on

MCC/MCA Kosovë ka lansuar projektin “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë. “Energji për Barazi” synon rritjen e përfaqësimit të gruas në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm përmes promovimit të praktikave të barabarta gjinore brenda kompanive, mbështetjes së rrjetëzimit, mentorimit, dhe mundësive të trajnimit për gratë, fuqizimit të mundësive arsimore, dhe ofrimit të ndihmës teknike dhe granteve të vogla për punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se përmes politikave aktive të tregut të punës, përkrahjes së biznese të grave e shumë masave te tjera kanë vënë qeverisjen për gratë në qendër të politikave dhe synimeve të Qeverisë.

Ajo më tej shtoi se nga 9 për qind sa është përfaqësimi i grave në sektorin e energjisë, në strategjinë e energjisë për vitin 2022-2031 për ta objektiv kyçe është ta rrisin këtë në së paku 25 për qind.

“Sa i përket përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse, Kosova është me fat që ka shumë gra e vajza që janë shembull. Përmes politikave aktive të tregut të punës, përkrahjes së biznese të grave, përmes shumë masave të tjera kemi vënë qeverisjen për gratë në qendër të politikave dhe synimeve tona. Me fakte dhe me vepra jo vetëm më fjalë”.

Ajo më tej shtoi se nga 9 për qind sa është përfaqësimi i grave në sektorin e energjisë, në strategjinë e energjisë për vitin 2022-2031 për ta objektiv kyçe është ta rrisin këtë në së paku 25 për qind.

“Sektori i energjisë që ka qenë i dominuar nga burrat ka përjetuar ndryshme të mëdha në dekada të fundit, gratë vazhdojnë që të jenë të nën-përfaqësuara në pozita udhëheqëse. Kjo jo vetëm që është një padrejtësi por është një kufizim për vete sektorin dhe ekonomi. Sa i përket pjesëmarrjes së grave në sektor të energjisë, vlerësimet kanë qenë që vetëm 9 për qind e fuqisë punëtore ne sektorin e energjisë në Kosovës kanë qenë gra”.

Florina Duli, kryeshefe ekzekutive në MCA-Kosovë, tha se shpresojnë që përmes projekti “JETA” do t’i thyejnë barrierat për gratë dhe se do të bëjnë ndryshime në kompani duke krijuar shtigje që gratë të përparojnë në sektorin e energjisë përmes grandeve dhe asistencës teknike.

“Projekti jonë pritet që të ketë ndikim më të madh, progresi në energji nuk ka të bëjë vetëm me teknologji por ka të bëjë edhe me mundësin dhe ata se kush ulet rreth tavolinës dhe kujt i jepet rasti për të udhëhequr. Në Kosovë kemi bërë hapa përparimi, presidenten e kemi grua, zv.kryeministren e kemi grua dhe 5 nga 15 ministra janë gra. Ende shumë çka mbete për të bërë për të adresuar këtë mosbalancim gjinor në këtë sektor, që përbëjnë vetëm 15 për qind të fuqisë punëtore. Kjo është më e theksuar në kompanitë publike, në ndërmarrjet publike ku përfaqësimi i grave është më i ulët se në sektorin privat”.

Kevin Mitchell, drejtor menaxhues i Sektorit të Operacioneve në MCC, tha se po punojnë për tranzicion drejtë një të ardhme të energjisë që është më përfshirëse, më e përballueshme, më e gjelbër dhe njëkohësisht inkurajoj pjesëmarrjen e grave në sektorin e energjisë përmes projekti “JETA”.

“Programi kompakti për energji në Kosovë është shumë me rënësi për MCC. Ky program investon në përpjeke të Qeverisë së Kosovës për tranzicion drejtë një të ardhme të energjisë që është më përfshirëse më e përballueshme më e gjelbër dhe njëkohësisht inkurajoj pjesëmarrjen e grave në sektorin e energjisë përmes projekti JETA. Projekti JETA është një nga investimet kryesore sa i përket përfshirjes gjinore dhe shoqërore”.

Hamit Qeriqi, drejtor i Projektit “JETA”, duke prezantuar projektin “Energjisë për Barazi”, tha se ky projekt fokusohet në tri komponentë kryesore, raporton EO

“Aktiviteti Energji për Barazi fokusohet në tri komponentë kryesore. Komponenti i grandeve për sektorin e energjisë, kryesisht fokusohet për kompanitë të cilën e kanë aktivitet primar biznesin e prodhimit apo distribuimin e energjisë por edhe aktivitete të tjera që ndërlidhen në sektorin e energjisë qofshin kompani publike apo private”, ka thënë ai.

 

 

LEXONI EDHE:

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara