Aktualitet

Lansohet Fondi për Garanci Kreditore

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe bankave komerciale, ku është lansuar Fondi për Garanci Kreditore.

Kryeministri Hoti ka sqaruar se Fondi për Garanci Kreditore është pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike 2020-2021. Me këtë mekanizëm, ka theksuar ai, krijohen lehtësi kreditore dhe rritet likuiditeti i kompanive, ndërsa në të njëjtën kohë ulet rreziku kreditor. Prandaj, ai ka ofruar mbështetje të pa rezervë për këtë masë që ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Hoti ka thënë se me një fond prej rreth 60 milionë euro, ofrohet mbështetje për ndërmarrjet private dhe ato publike në sektor të ndryshëm, përmes instrumenteve të reja për garanci kreditore, që nënkupton rritjen e përqindjes së garancisë në 80%. Ai ka nënvizuar se në këtë fond përpos Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë ofruar mbështetje edhe Banka Botërore, Banka Investive Evropiane si dhe KFW-ja gjermane./UBTNews

Lajmet

Krusha e Madhe: 26 vite pritje, 26 vite qëndresë mbi hirin e krimeve serbe

Published

on

By

Sot mbushen plot 26 vite nga nisja e njërës prej masakrave më tronditëse të luftës së fundit në Kosovë, ajo e Krushës së Madhe, ku makineria vrastare serbe la gjurmë të pashlyeshme dhimbjeje dhe tmerri.

Më 25 mars të vitit 1999, vetëm një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forcat policore dhe ushtarake rrethuan fshatin dhe për tri ditë me radhë ushtruan terror dhe vrasje mbi popullatën civile të pambrojtur.

Gjatë kësaj periudhe të përgjakshme, u vranë dhe u masakruan mizorisht 241 banorë, në mesin e të cilëve shtatë fëmijë dhe pesë gra, ku njëra prej tyre ishte shtatzënë.

Nga ky ferr i vërtetë arritën të mbijetojnë me lëndime të rënda vetëm 25 persona, ndërsa fati i 64 të tjerëve vazhdon të mbetet i pazbardhur edhe sot e kësaj dite, duke e mbajtur hapur plagën e ankthit për familjarët që ende presin një përgjigje.

Ndonëse ngjarjet tragjike në Krushë të Madhe ishin pjesë qendrore e aktakuzës në Tribunalin e Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit dhe krerëve të tjerë serbë, drejtësia për banorët ka mbetur në gjysmë të rrugës, pasi deri më tani asnjë proces gjyqësor nuk ka dënuar drejtpërdrejt ekzekutorët që kryen këto krime në terren.

Për këtë fshat të Rahovecit, i cili pas luftës u bë simbol botëror i qëndresës përmes forcës së grave të tij, dhimbja mbetet po aq e freskët sa në marsin e vitit 1999, ndërsa kërkesa për llogaridhënie dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve mbetet thirrja kryesore që ushton në çdo përvjetor mbi varret e martirëve.

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi vajzën e tij në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vajzën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima nuk ka pësuar lëndime.

Ndërsa më vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin njëditor.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdes një shtetas i huaj në QKUK, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur procedurat hetimore për veprën penale -Hetim mbi vdekjen për një shtetas të huaj i cili ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dje.

Sipas raportit të policisë viktima ishte i hospitalizuar nga 9 marsi 2026 në QKUK.

Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sllovakia në ankth para Kosovës

Published

on

By

Ballafaqimi i kësaj të enjteje mes Kosovës dhe Sllovakisë po merr vëmendje të madhe nga mediat në Sllovaki, të cilat po e konsiderojnë këtë përballje si tejet të vështirë dhe një “pagëzim me zjarr”.

Sipas analizave të fundit në shtypin sllovak, kjo është një ndeshje ku luhet gjithçka: ose do të shuhet shpresa për kampionatin veror të futbollit, ose ajo do të jetë gjallë edhe për pesë ditë të tjera deri në finalen e madhe kundër fituesit të çiftit Turqi – Rumani.

Të besuarit e Francesco Calzonas nuk konsiderohen favoritë para kësaj faze vendimtare të kualifikimeve, megjithëse në favor të tyre flet fusha vendase që ua caktoi shorti.

Pengesa e parë, Kosova, vlerësohet si jashtëzakonisht e vështirë pasi futbollistët nga Ballkani shënuan rezultate të jashtëzakonshme në grup, përfshirë fitoren në Suedi, ndaj nuk kanë asnjë arsye të ndihen si autsajderë në Bratislavë, shkruan gazeta sllovake Pravda.

Mediat sllovake theksojnë se Kosova do të jetë veçanërisht e fortë në sulm, duke pasur në përbërje dy emra të mëdhenj nga ligat kryesore si Vedat Muriqin e Mallorcës, golashënuesin e dytë më të mirë në La Liga, dhe Fisnik Asllanin, për të cilin po interesohen klube si Barcelona e Chelsea.

Ndërkohë që cilësia në sulm anon nga Kosova, Sllovakia shpresat i mban te mbrojtja e udhëhequr nga Milan Škriniar, nëse ky i fundit rikuperohet në kohë. Me një rekord prej vetëm gjashtë golash të shënuar në gjashtë ndeshje, formacioni i Calzonas do të kërkojë forcën te mbrojtja e organizuar dhe shfrytëzimi efikas i rasteve, duke tentuar të përsërisë sukseset historike si ai i vitit 2010.

Për Kosovën ky mbetet momenti më i rëndësishëm sportiv që nga pavarësia në vitin 2008, dhe duke qenë se skuadrat nuk janë ndeshur kurrë më parë, gjithçka mbetet e hapur deri në sekondën e fundit, ku nuk përjashtohet as mundësia e shtesave apo goditjes së penalltive.

Continue Reading

Të kërkuara