Lajmet

Lamtumirë kompjuterë dhe tableta: po libra dhe printera. Çfarë po ndodh në shkollën suedeze?

Vetëm vitin e kaluar, Agjencia Kombëtare e Arsimit prezantoi një plan mësimor, që do të zbatohej deri në vitin 2027.

Published

on

Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Suedi, me nxënësit që gjetën libra të printuar në tavolina, në vend të tabletave që kishin përdorur deri para disa muajsh. Një ndryshim drejtimi i dëshiruar fort nga ministrja suedeze e Arsimit, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë: “Studentët kanë nevojë për më shumë tekste shkollore”, tha ministrja. “Librat fizikë janë të rëndësishëm për të mësuar”.

Plani i ministres për shkollat

Vetëm vitin e kaluar, Agjencia Kombëtare e Arsimit prezantoi një plan mësimor, që do të zbatohej deri në vitin 2027, ku përfshihej edhe futja e përdorimit të tabletave në të gjitha klasat duke filluar nga çerdhet. Duke lënë mënjanë planin, ministrja planifikon të shkojë më tej me eliminimin e mësimit dixhital për fëmijët nën 6 vjeç.

Edhe pse studentët në vendin skandinav shënojnë mbi mesataren evropiane në aftësinë e leximit, të dhënat e 2021 Pirls (Progress in International Reading Literacy Study) theksuan një rënie në aftësinë e leximit të nxënësve suedezë të klasës së katërt, të cilët kaluan nga 555 pikë në vitin 2016, në 544 pikë.

Disa deficite në të mësuarit mund të jenë rezultat i pandemisë ose reflektojnë numrin në rritje të studentëve emigrantë që nuk flasin suedisht si gjuhë të parë, por përdorimi i tepërt i tabletave në mësimet e shkollës mund të bëjë që të rinjtë të mbeten prapa në lëndët kryesore, thonë ekspertët e arsimit.

Instituti Karolinska për tekstet e shtypura shkollore

Sipas Institutit Suedez Karolinska, një nga universitetet më të rëndësishme mjekësore në botë, “ekzistojnë prova të qarta shkencore që mjetet dixhitale dëmtojnë të mësuarit e nxënësve, në vend që ta përmirësojnë atë”.

Duke komentuar strategjinë kombëtare të dixhitalizimit në arsim, Universiteti thotë: “Ne besojmë se fokusi duhet të kthehet në marrjen e njohurive përmes teksteve të shtypura dhe aftësive të mësuesve, në vend që ta bëjmë këtë nga burime dixhitale të disponueshme lirisht e që nuk janë verifikuar për saktësinë”.

Investimi i qeverisë suedeze në libra të shtypur

Për të kundërshtuar rënien e performancës së leximit të fëmijëve të klasës së katërt, qeveria suedeze njoftoi këtë vit një investim me vlerë 685 milionë korona (60 milionë euro) për blerjen e librave për shkollat. 500 milionë korona të tjera do të shpenzohen çdo vit në 2024 dhe 2025 për të kthyer librat e shtypur në shkolla.

Rikthimi te bazat, jo të gjithë janë dakord

Jo të gjithë ekspertët janë të bindur se rikthimi në origjinë është një gjë e mirë dhe e duhur për studentët. Kritika e efekteve të teknologjisë është “një lëvizje popullore mes politikanëve konservatorë”, tha Neil Selwyn, një profesor edukimi në Universitetin Monash në Melburn, Australi.

“Qeveria suedeze ka të drejtë kur thotë se nuk ka prova që teknologjia përmirëson të mësuarit, por mendoj se kjo është për shkak se nuk ka prova të qarta se çfarë funksionon me teknologjinë”, shtoi Selwyn. “Teknologjia është vetëm një pjesë e një rrjeti vërtet kompleks faktorësh arsimorë”./bota.al

Vendi

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara