Shëndeti

Lajthi në mjaltë – Kombinimi special kundër sëmundjeve

Vetitë e këtyre dy produkteve arrijnë të fuqizojnë maksimalisht njëra tjetrën në të mirë të organizmit njerëzor.

Published

on

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale sigurisht vjen në kombinimin e mjaltit me lajthitë. Këto të fundit bashkohen mrekullisht me vlerat e ëmbla të mjaltit.

Mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të lajthive.

Vetitë e këtyre dy produkteve të rëndësishme arrijnë të fuqizojnë maksimalisht njëra tjetrën në të mirë të organizmit njerëzor.

Nëse konsumoni një lugë me lajthi të bashkuara me mjaltë, AgroWeb.org ju siguron se i keni dhuruar vetes një formulë mirëbërëse për të rritur fuqinë, energjinë dhe luftuar kolesterolin e keq.

Studiuesit sugjerojnë që kombinimi i lajthive dhe mjaltit ka vlera shumë të veçanta. Ky kombinim i ofron njeriut mbrojtje të veçantë kundër sëmundjeve të zemrës dhe rënies së imunitetit.

AgroWeb.org raporton se studiuesit janë në një mendje kur provojnë me fakte mjekësore që mjalti ka po aq antioksidantë sa spinaqi, hithra, molla dhe portokalli.

Antioksidantët janë substancat që luftojnë radikalet e lira dhe janë të nevojshëm për një shëndet të mirë.

Mjalti dhe lajthitë së bashku konsiderohen si një kombinim fantastik, falë pasurisë së madhe të ushqyesve.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ky bashkim fuqish plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium, magnez e të tjerë.

Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin. Ai përmban shumë antioksidantë, por niveli më i lartë i tyre gjendet tek mjalti me ngjyrë të errët, si për shembull mjalti i gështenjës.

Mënyra e përgatitjes së mjaltit me lajthi

Vendosni një tigan në vatrat e sobës në ngrohje të ulët dhe shtoni lajthitë.

Lërini të piqen në temperaturë mesatare për 5-10 minuta duke u siguruar që të mos digjen. Ky proces do të heqë disa nga lëkurat e jashtme të lajthive.

Hiqeni nga vatra e zjarrit tiganin dhe lërini lajthitë të ftohen.

AgroWeb. org ju këshillon që kur të ftohen mund t’i hidhni në një peshqir dhe t’i fërkoni për t’i hequr plotësisht cipat me ngjyrë kafe. Por edhe nëse ato mbeten nuk përbën asnjë problem.

Hidhini lajthitë në një kavanoz të pastër dhe të sterilizuar.

Vendosini lajthitë dhe mjaltin në shtresa të veçanta në kavanoz. Rreth 2 shtresa lajthi, më pas një shtresë mjaltë derisa të mbushet plotësisht ena juaj duke u siguruar që lajthitë të jenë të ngjeshura mirë në mjaltë.

Siguroni mirë mbylljen e kapakut, dhe ruajeni kavanozin në një vend të ftohtë të errët deri në 12 muaj.

Një lugë gjelle në mëngjes ose dy duke shtuar edhe darkën para gjumit, janë çka ju duhet për një organizëm në formë.

Këtë kombinim mund edhe ta përfshini edhe tek kosi apo drithërat tuaja dhe funksionon më së miri./AgroWeb.org

Shëndeti

Katër ushqime që ju bëjnë të humbni peshë

Published

on

Sheqerna të thjeshta, të tilla si sheqeri që konsumojmë në dietën tonë, nëse hahen në sasi të mëdha krijojnë të ashtuquajturat rreth vicioz.

Në fakt, sheqernat e thjeshta vijnë shpejt në gjakun tonë dhe arrijnë një koncentrim të lartë.

Pas rritjes së shpejtë, ka një rënie të shpejtë, andaj trupi dërgon sinjale se dëshiron një dozë të re sheqeri.

Për të thyer këtë rreth vicioz, rekomandohet të merren ushqimet e mëposhtme, të cilat, pavarësisht faktit se përmbajnë sheqerna, kanë lëndë ushqyese të nevojshme për organizmin.

Këto janë 4 ushqimet që ndihmojnë të dobësoheni:

Mollë;
Misër;
Patate;
Domate. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Kundër shëndoshjes së fytyrës! Çfarë duhet të bëni?

Published

on

Humbja në peshë mund të jetë sfiduese, sidomos nëse bëhet fjalë për zona specifike të trupit. Humbja e dhjamit në zonën e fytyrës në veçanti bëhet shumë frustruese.

Ushtrime për fytyrën

Përmirësojnë paraqitjen e fytyrës, luftojnë shenjat e plakjes, përmirësojnë muskujt e fytyrës. Ekspertët rekomandojnë fryrjen e brendshme të faqeve dhe kalimin e ajrit nga njëra anë në tjetrën. Mbledhja e buzëve në formën e një puthjeje dhe lëvizja në anë është efikase.

Ata rekomandojnë buzëqeshjen e hapur me dhëmbët shtrënguar për disa sekonda. Ushtrime të tilla duhen bërë dy herë në ditë për 8 javë.

Ushtrimet Kardio

Dhjami i tepërt në fytyrë është rezultat i shëndoshjes së tepërt në pjesët tjera të trupit. Aerobia dhe ushtrimet kardio rrisin ritmin e zemrës dhe përshpejtojnë rënien nga pesha.Ekspertët rekomandojnë 20-40 minuta ushtrime të tillë në ditë.

Uji

Thelbësor për rënien nga pesha. Konsumi i ujit përshpejton metabolizmin me 24 përqind. Hidratimi shmang akumulimin e lëngjeve në organizëm dhe parandalon fryrjen e trupit.

Kufizimi i alkoolit

Nëse e teproni me alkolin do të ndiheni dhe dukeni më të fryrë, sepse ofron shumë kalori e rrit gjasat e shtimit në peshë. Sasia e lejuar e pijeve alkolike është një deri në dy gota në ditë për meshkujt dhe një gotë në ditë për femrat.

Karbohidratet e rafinuara

Biskotat e ëmbla apo të kripura qofshin si dhe makaronat janë ndër fajtorët më të mëdhenj të shtimit në peshë, janë të përpunuara e nuk kanë ushqyes të shëndetshëm apo fibër. Praktikisht këto karbohidrate janë sheqer që nxit rrezikun e teprimit me ushqimin.

Gjumi

Thelbësor për rënien nga pesha, mungesa e tij rrit nivelin e kortizolit, hormoni i stresit që shkakton efekte anësore të shumta ndër të cilat edhe shtimi në peshë. Nivelet e larta të kortizolit rrisin oreksin dhe tjetërsojnë metabolizmin duke shtuar depozitat e dhjamit.

Kujdes me kripën

Konsumi i tepërt nxit fryrjen jo vetëm në fytyrë por trup. Kripa nxit akumulimin e ujit në trup. Ushqimet e përpunuara ofrojnë 77 përqind të kripës që konsumon njeriu në ditë.

Continue Reading

Shëndeti

Pse mpihen duart, kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Duart përmbajnë disa nga nervat më të ndjeshëm në trup. Sikur edhe njëri nga këto nerva ose një pjesë e tyre është e ndrydhur ose disi e dëmtuar, fillojnë problemet.

Truri juaj nuk mund të marrë të gjitha informacionet ndjesore që duart tuaja po e dërgojnë, rezultati është mpirja.

Studimet thonë se një nga shkaqet më të zakonshme të mpirjes së dorës është sindroma e tunelit të kyçit të dorës. Nervi i mesëm, që shkon poshtë parakrahut deri në pëllëmbën tuaj, qëllon të ndrydhet.

Kjo gjendje është e zakonshme për njerëzit që shpenzojnë kohë duke punuar në kompjuter a edhe në telefonat celularë. Simptomat e tunelit të kyçit të dorës përfshijnë ndjesi që një ose më shumë gishtërinj, fryhen dhe japin pickime.

Çfarë tjetër mund të jetë shkak për mpirjen e duarve tuaja? Edhe disa faktorë të tjerë me rëndësi.

Çrregullime të tiroides

Edhe çrregullim i tiroideve çon në mpirjen e dorës. Një gjendër tiroide nën-aktive ose hipotirodizmi rezulton në dëmtimin e nervave që transportojnë informacion midis trurit, palcës kurrizore dhe gjymtyrëve.

Teprimet me alkoolin

Pirja e rëndë çon në neuropati alkoolike ose dëme nervore. Gjysma e gjithë përdoruesve të alkoolit zhvillojnë një formë të kësaj gjendje, thonë studimet. Shenjat përfshijnë mpirje në krahë ose këmbë, ndjesi të çuditshme dhe pickime në gjymtyrët tuaja, dhe dobësi të muskujve.

Kistet dhjamore

janë grumbullime dhjamore jo-kancerogjene që formohen kudo, kanë tendencë të shfaqen edhe rreth kyçeve. Sipas studimeve mjekësore, kistet dhjamore janë të zakonshme. Nëse formohet në dore, mpirja është një simptomë e zakonshme. Këto kiste nganjëherë zhduken vetë.

Skleroza e shumëfishtë

Një sëmundje në të cilën sistemi imunitar sulmon një substancë yndyrore që mbron fibrat nervore të trurit dhe palcës kurrizore. Kjo rezulton në mpirjen e dorës. Sëmundja godet në çdo moshë, ka gjasa të shfaqet gjatë moshave 20 dhe 30 vjeçare. Femrat kanë dy herë më shumë të ngjarë se meshkujt të vuajnë nga skleroza e shumëfishtë.

Goditja në tru

Mpirja e duarve ose ndjesia e shpimeve mund të jetë shenjë se jeni duke marrë një goditje në tru. Rreth 10% e të gjitha viktimave të goditjes janë më të rinj se 45 vjeç. Edhe duke qenë të aftë dhe fizikisht aktivë, nuk do të thotë që nuk jeni në rrezik.

Diabeti

Urinimi i shpeshtë, etja e tepruar e nivelet e larta të sheqerit në gjak janë shenjat e paradiabetit. Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit të plotë 2 se kuptojnë. Nëse nuk trajtohet, mpirja e duarve zhvillohet si pasojë e dëmtimit nervor të lidhur me diabetin. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Si të ruani funksionet mendore gjatë moshës së shtyrë?

Published

on

Studimet kanë treguar se truri ka nevojë për stimulim të vazhdueshëm për të mbajtur funksionet e tij të shëndetshme.

Aktivitetet si leximi, lojërat që kërkojnë mendim dhe ushtrimet e trurit janë të dobishme për ruajtjen e kujtesës dhe funksioneve mendore.

Një mundësi e shkëlqyer për të mbajtur trurin aktiv është angazhimi në aktivitete sociale dhe intelektuale, siç janë bisedat me miqtë, lojërat e mendjes dhe zgjidhja e problemit.

Këto stimulojnë aktivitetin mendor dhe të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet neuroneve.

Përveç stimulimit intelektual, ushtrimet fizike janë të rëndësishme për shëndetin e trurit.

Aktivitetet fizike si ecja, vrapimi dhe joga ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru dhe përmirësojnë funksionet kognitive, duke ndihmuar në ruajtjen e kujtesës dhe shpejtësisë mendore.

Një regjim i shëndetshëm i jetesës që përfshin dietë të balancuar, aktivitet fizik të rregullt dhe stimulim mendor, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të trurit gjatë moshës së shtyrë dhe parandalimin e humbjes së funksioneve mendore.

Continue Reading

Të kërkuara