Lajmet

​Lajmet e rreme për luftën në Kosovë, janë përhapur në vende specifike që kanë qëndrim jo pozitiv

Published

on

Lajmet për luftën e fundit në Kosovë, e ato për komunitetin serb në Kosovë, në mediat tona e serbe janë ato të cilat po frikësojnë çdo herë.

Në samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, (KPDS), është thënë se këto lloj dezinformatash janë përhapur në disa vende specifike që kanë qëndrim jo shumë pozitiv ndaj Kosovës e mosnjohjes së saj.

Në panelin e shtatë të mbajtur sot, me temën “Demaskimi i gënjeshtrave: Trajtimi i dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” Dren Gërguri nga Universiteti i Prishtinës ka thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, është paraqitur si jo- humanitare, lajme të cila kanë shkuar deri në Afrikën e Jugut.

Në rastin tonë ne kishim narrativa të ndryshme false që synonin ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe e paraqiste atë si diçka që nuk ishte humanitare dhe për këtë, ne kemi parë narrativa të ndryshme në kanale të ndryshme në gjuhë të ndryshme gjithashtu, duke shkuar deri në Afrikën e Jugut, dhe jo vetëm në Evropë. Refugjatët shqiptarë janë paraqitur si viktima të NATO-s dhe gjëra të tilla. Dhe zakonisht ato lloj propagandash, ato lloj dezinformatash janë përhapur në disa vende specifike që kanë qëndrim jo shumë pozitiv ndaj Kosovës, mosnjohjes së Kosovës”, ka thënë Gërguri.

Ndërsa, kryeredaktorja në “Alternativna” Ana Marija Ivkoviq ka theksuar se “Alternativna” ka monitoruar mediat serbe dhe shqiptare nga dhjetori 2023 deri në maj 2024, me të cilën kanë parë se pas rastit të Banjskës, ka pasur përshkallëzim të fushatave dezinformuese brenda mediave.

Ivkoviq, ka cituar edhe një lajm të rremë që kishte parë, e cila ishte postuar pastaj edhe nga mediat serioze.

Ne kemi monitoruar për gjashtë muaj nga dhjetori 2023 deri në maj 2024, jo vetëm mediat serbe, tabloidet serbe dhe mediat pro regjimit, por kemi ndjekur edhe mediat shqiptare të Kosovës për tema të caktuara, që janë marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe tema që kanë të bëjnë ekskluzivisht me komunitetin serb të Kosovës. Ajo që kemi parë është se në njëfarë mënyre, sidomos pas sulmit në Banjska, kemi pasur përshkallëzim të fushatave dezinformuese brenda mediave. Pra, në janar kemi pasur një agjenci të njohur, e cila ka raportuar në natën e Krishtlindjeve ortodokse se, po citoj këtë “shërbimet sekrete serbe po planifikojnë sulm terrorist ndaj serbëve në Kosovë”. Jo vetëm se ky artikull u publikua, por ky artikull u ripublikua edhe nga media të tjera”, ka shtuar Ivkoviq.

Po ashtu, drejtoresha e programit në “ Zašto Ne” Tijana Cvijetiqanin ka theksuar se arsyeja e publikimit të lajmeve të rreme janë sfidat që kanë mediat. E kjo po bëhet për klikime.

Sfida më e madhe do të thosha janë problematikat që ka vetë media. Është një treg i vogël, është një treg që ka shumë pika të shitjes dhe shumë pak fuqi paguese. Pra, konkurrenca për vëmendje është e lartë. Dhe konkurrenca për shikuesit apo lexuesit, në thelb është kthyer në atë që quhet sot, konkurrencë për vëmendjen tuaj, për vëmendjen tuaj online. Një tjetër, natyrisht, është ndikimi politik, dhe në të vërtetë nuk është i njëjtë kudo, nëse flasim për Bosnjën, mund të shihni se ajo që krijon dezinformata në ‘Republica Serpska’ për shembull, është në një shkallë shumë më të madhe, ndikimi politik dhe media e kapur që tashmë mendoj se pothuajse 100 për qind ka ndodhur aty”, ka theksuar ajo.

Në panelin e fundit të këtij samiti do të flitet për sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor: tendencat aktuale dhe drejtimet e ardhshme.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara